Politikë
-
Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj që synon unifikimin e shërbimit veterinar duke mundësuar kalimin e kompetencave dhe funksioneve të shërbimit veterinar, të pushtetit lokal në strukturën e shërbimit veterinar në ministrinë e Bujqësisë.
10 Nëntor 2018, 23:01 -
Ekstremistët në varrimin e Kaçifas, Rama për Berishën: I biri Sheqeres derdh helmin në mexhlis, grekët do mendohen mirë…
10 Nëntor 2018, 21:41Rama gjithashtu thotë se pas vendimit për shpalljen non-grata, grekët do mendohen mirë para se të vijnë në Shqipëri.
-
Meta në Francë, takim me presidentin Macron: Për një Europë më të fortë e më të bashkuar (Foto)
10 Nëntor 2018, 21:33Presidenti Ilir Meta ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
-
Forum shkencor për kufirin detar me Greqinë, Sazan Guri: Marrëveshja, Shqipëria nën diktatin grek
10 Nëntor 2018, 20:35Nga një forum shkencor që është mbajtur në Tiranë u ngrit shqetësimi për mënyrën se si Shqipëria është duke negociuar me Greqinë. Profesori Sazan Guri u shpreh se Shqipëria me këtë marrëveshje është duke humbur pasuri pasi mungojnë studimet për rezervat e naftës në detin Jon.
-
Buxheti 2019/ Rama në Vlorë: Aeroporti, brenda mandatit. Do nisim ndërtimin e hekurudhave
10 Nëntor 2018, 18:12Rama tha se në vitin e ardhshëm fokusi i qeverisë do të jetë infrastruktura. Rama tha se qeveria ka në fokus investimet në infrastrukturë dhe konkretisht në sektorin e hekurudhave.
-
“Shqipëria, diamanti i Europës”, Presidenti Meta ka një falënderim për blogeren e njohur (Video)
10 Nëntor 2018, 17:28Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka falënderuar blogeren e njohur Alyne, e cila promovon vendet e bukura të Shqipërisë. Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Meta shkruan se ajo bën një promovim të shkëlqyer.
-
Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat për masakrën elektorale në Durrës. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin, zonjë gënjeshtare
10 Nëntor 2018, 15:53Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, pas akuzave që kjo e fundit bëri ditën e sotme nga selia blu. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama, po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat në lidhjen me dosjen ‘339’, që sipas PD dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon për krim elektoral.
-
Tërheqja për Lleshin/ Meta nisi konsultimet, Rama: Presidenti të hënën do marrë përgjigjet që kërkon
10 Nëntor 2018, 14:01Presidenca ka bërë sot me dije se Presidenti Ilir Meta ka nisur tashmë procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse dhe kryetarin e Kuvendit, përsa i takon propozimit për emërim të Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm. Përgjigjien presidencës ia kthen Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili në një reagim për mediat thotë se pas sqarimeve që do dërgohen në Presidencë ditën e hënë, Meta nuk do të ketë asnjë arsye të lëkundet për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër.
-
Nga bonusi i qirasë, te kompensimi ushqimor / Zbardhen pr/vendimet që pritet të miratohen nga bashkia e Tiranës të enjten
10 Nëntor 2018, 13:00Në rendin e ditës janë 22 projektvendime me tematika të ndryshme që pritet që të miratohen. Report Tv ka zbardhur rendin e ditës që është planifikuar.
-
Nga materniteti i ri i Sarandës, Rama nxit nënat: Bëni sa më shumë fëmijë
10 Nëntor 2018, 12:33Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë vizitës së tij të sotme në maternitetin e ri të Sarandës se do të ndërtohen edhe të tjera në qytetin e Kukësit, Korçës, Pogradecit dhe Beratit.
-
'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut
10 Nëntor 2018, 10:37Reagimi i djeshëm i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako përkundrejt akuzave të bëra nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, është pasuar nga një tjetër reagim i këtij të fundit.
-
Raporti i KLSH, Vasili: Qeveria mashtroi shqiptarët për borxhin, prokuroria të nisë hetimet
10 Nëntor 2018, 10:11Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në një status në Facebook shprehet se mashtrimi me borxhin publik është krim, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të mos heshtë, por të veprojë.
-
Dekreti i Lleshit, ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje, duhet urgjent Kushtetuesja
10 Nëntor 2018, 09:13Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme, referuar marrëveshjes me Greqinë.
-
‘Lleshi’ në Repolitix, Hajdari: Presidenti dekreton në çdo rast, koston e ka Rama/ Batuta e Ndokës: Zgjidhja është Nar Koka
9 Nëntor 2018, 21:41Juristi Kristaq Kume tha se Presidenti ka të drejtë ligjërisht që të refuzojë një kandidaturë për ministër, por në këtë rast, shton ai, duhet të shpjegojë motivet. Për deputetin opozitar Nard Ndoka, Presidenti nuk është noter, por filtër. E ndërsa nuk sheh në horizont ndryshim të qëndrimit të Metës, ai propozon një zgjidhje tjetër.
-
Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për mbylljen e lojërave të fatit
9 Nëntor 2018, 17:41Ligji për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit u votua me 75 vota në datë 25 tetor nga shumica, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend, pasi vijon bojkotin, që në nisje të këtij sesioni.
-
Aksi Shkodër-Murriqan, Rama: I rindërtuar me standarde të larta, produkt jo i grabitjeve dhe gallatave
9 Nëntor 2018, 17:26Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Autoritetit Rrugor dhe zëvendësministrin e Infrastrukturës ka inspektuar këtë të premte segmentin e rindërtuar rrugor Shkodër-Murriqan.
-
Titujt e falsifikuar të pronësisë, Rama në Sarandë: Shumë shpejt do të shpëtoni nga 'grabitqarët'
9 Nëntor 2018, 17:02Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në qytetin e Sarandës, për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste
-
Meta pret Fleckenstein: Vetëm reformat e vërteta ligjore çojnë drejt hapjes së negociatave
9 Nëntor 2018, 16:36Gjatë takimit, Meta dhe Fleckenstein e kanë vënë theksin e reformat në fushën e sundimit të ligjit, për të afruar momentin e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.
-
Gjermeni: Masakër mjedisore në Krastë të Krujës, Klosi: Subjektet që e kanë ndotur do t'u hiqet licensa
9 Nëntor 2018, 15:58Gjatë raportimit për projektbuxhetin e vitit 2019, deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë trajtuar ndotjen mjedisore që u bëhet zonave të mbrojtura dhe lumenjve të vendit. Në kuadër të kësaj çështjeje, Klosi ka deklaruar se subjekteve që ndotin Krastën e Krujës do t'iu hiqet licensa.
-
Meta takon Ministrin e Kosovës për FSK-në: Ju mbështes për Ushtrinë, do të kontribuojnë për paqen në rajon
9 Nëntor 2018, 14:47Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme Ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rustem Berisha. Gjatë takimit, Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.