Politikë

  • Me votat e Partisë Socialiste, Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. PD-LSI kërkuan rreth një muaj më parë ndryshimin e Kushtetutës në zgjedhjen e Kryeprokurorit si dhe ndërprerjen e mandatit të prokurores së përkohshme.  VIDEO
  • VD/Basha kundërpërgjigje Ramës
    për ndihmën ekonomike, ja rasti i Hyjries

    Kreu i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet historisë me video të një qytetareje që jeton në kushte ekstreme varfërie dhe që sipas Bashës i është hequr ndihma ekonomike, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, që pak më herët kishte publikuar rastin e kundërt, ku një personi me vilë tre katëshe i ishte herqur ndihma në fjalë.

  • KQZ-NDI: NDI mbështetje e
    vazhdueshme për KQZ

    Përmes diskutimeve u trajtuan problematikat e evidentuara në zgjedhjet e fundit parlamentare përsa i përket monitorimit të fushatës zgjedhore, auditimit dhe raportimit të financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe vitit kalendarik.

  • Rakipi-Rahovica, Administrativja
    shpall moskompetencën

    Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencë lidhur me padinë e ngritur nga ish-deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica për sa i takon heqjes së mandateve të tyre nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve.

  • Balla publikon raportin belg:
    Bandat kriminale financuan PD

    Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se po i fshihet një hetimi të rëndësishëm, atij të një lobimi të paligjshëm në SHBA dhe se ka dërguar Arben Ristanin në Prokurori për të dhënë shpjegime.  VIDEO

  • Koçi: Dy arsyet se përse Berisha
    sulmon kolonelin Artur Mecollari

    Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi deklaron se koloneli Artur Mecollari sulmohet nga Berisha, pasi kundërshtoi marrëveshjen e parë me Greqinë për detin, por edhe privatizimin e bazës së Bisht Pallës.

  • Balla: Basha dhe Berisha
    do të damkosen si tradhtarë

    Lidhur me disa akuza të hedhura nga Berisha për anëtarët e grupit të negocimit,  Basha thotë se para disa vitesh, kur ishte në opozitë, ka ndjekur sjelljen me pronat e trashëguara nga Ushtria shqiptare në kohën e PD si edhe me heqjen e planit për forcat e armatosura.  VIDEO

  • Integrimi, Meta takon Juncker:Duhet
    konsensus kombëtar për negociatat

    Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker dhe Komisioneri Johannes Hahn gjatë qëndrimit në Shqipëri zhvilluan një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Presidenti në një postim në Facebook shkruan se për çeljen e negociatave duhet konsensus kombëtar.

  • Deti, ‘Mbrojtja’: Akuzat e Berishës
    për Artur Meçollarin janë trillim

    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të Artur Meçollarit, i cili është njëri nga personat që do të negociojnë kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

  • 33 furra gelqereje në Krujë do të
    mbyllen,Klosi merr pjesë në aksion

    Ministri Klosi ishte i pranishëm në shkatërrimin e të parës furrë në Borizan, zonë ku janë inspektuar edhe disa furra të tjera. Ministri Klosi theksoi se ky është vetëm aksioni i parë për të ndaluar me tej të gjithë shfrytëzimin barbar të malit. Ministri paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë. VIDEO FOTO

  • Letra/ Zbulohet pse Berisha u
    hakmor me kolonelin Meçollari

    Menjëherë pasi u bënë publike emrat e 12 negociatorëve, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta për njërin nga 12 negociatorët e propozuar.Për ish-kryeministrin Berisha Meçollari është një emër shumë i njohur, pasi koloneli më 2016 i drejtoi një letër të gjatë publike kryeprokurorit të atëhershëm, Adriatik Llalla, ku kërkonte të bënte transparente arsyet e mbylljes së hetimit për projekt-marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009

  • Basha-Hahn:Të hapen negociatat,
    PD luftë krimit e korrupsioni

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shprehu Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn mbështetjen e plotë të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Gjatë takimit në Tiranë me Hahn, kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.

  • ‘Deti’,Berisha:Negociatorët me
    lidhje të dyshimta,ja ish-spiuni

    ​Sipas ish-kryeministrit, Rama dhe Bushati kanë vënë në krye të grupit negociator ish-spiunin nga Forcat e Armatosura, Artur Meçollarin, duke shtuar se e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni. Gjithashtu, Berisha përmendi dhe negociatorin Ylber Dogjani, që është në krye të Flotës Detare, por që sipas ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me detin. VIDEO

  • Samiti i Ballkanit, Rama: Integrimi
    në BE do të tregojë ku përkasim

    “Kemi bërë një progres të madh sa i përket bashkëpunimit me njëri tjetrin. Ne besojmë shumë tek të ecurit përpara me një vizion të rregullt e të përbashkët. Kjo do të ndryshojë mjedisin në rajon dhe do të rrisë tregtinë. Nga ana tjetër kemi disa rrugë bashkëpunimi me njëri –tjetrin në fusha të ndryshme, tani po nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë për turizmin që është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për numrin e serbëve që do të vijnë në Shqipëri po për të gjithë turistët. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të qenë anëtarë po bëhet fjalë për negociata me shtete të tjera, për bashkëpunimin. “  VIDEO

  • Deti, emrat e 12 zyrtarëve që
    do të negociojnë me Greqinë

    REPORT TV zbulon emrat e 12 zyrtarëve shqiptarë që do të negociojnë me palën greke për marrëveshjen e kufirit detar. Lista me emrat që përbëhet nga ekspertë dhe zyrtarë të institucioneve i është dërguar Presidentit Ilir Meta  VIDEO

  • Veting,Xhafaj:Duro,skanim pas
    meje!Basha:S’më impresionon
    LIVE/Seanca plenare në kuvend/Vetingu në Polici

    ​Xhafaj i kërkoi Bashës të bëjë dhe pak durim, pasi shumë shpejt do të nisë procesi i verifikimit dhe rezultati do tregojë të vërtetën për secilin. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Basha tha se nuk impresionohet, pasi në dosjet e tij dhe të familjes së tij nuk ka drogë, krim apo pastrim parash, ndërsa i tha ministrit se ai ka shkelur Kushtetutën për të mbrojtur vëllanë e tij, i cili është kapo droge.  VIDEO

  • Marrëveshja e detit, Bushati:
    I plotësuam kërkesat e Metës

    Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se Ministria e Jashtme i dërgoi Presidentit sqarimet e kërkuara për të marrë autorizimin për plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë për kufirin detar. 

  • Dosja e Spillesë, PD: Drejtoresha
    e Hipotekës Kavajë po prish provat

    Partia Demokratike kërkon nga prokuroria që të fillojë ndjekjen penale për drejtoreshën e Hipotekës në Kavajë, pasi sipas selisë blu po bën përpjekje për të prishur provat e korrupsionit me pronat e grabitura të Spillesë.

  • Basha: Rama fshihet si skuth pas
    abuzuesve me ndihmen sociale

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar kundrejt publikimit të fotografive të dy familjeve në nevojë, të postuara nga Kryeministri. Përmes atyre fotografive, Rama ka shprehur arsyen pse disa familjeve u është hequr ndihma ekonomike.

  • Rama: Familjet e dala nga skema
    ekonomike verifikohen me kujdes

    Komenteve të fundit mbi përjshtimin e padrejtë të disa familjeve nga skema ekonomike, Rama u përgjigjet me anë të këtyre fotove duke shprehur se përzgjedhja e familjeve që do të marrin ndihmë ekonomike dhe e atyre që janë përjashtuar është bërë e bazuar mbi fakte.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv