NDËRKOMBËTARËT/ Protestat e militantëve, kryesuesja e OSBE ndal vëzhgimin/ Soreca: Shprehemi nesër

NDËRKOMBËTARËT/ Protestat e militantëve, kryesuesja e OSBE ndal vëzhgimin/ Soreca: Shprehemi nesër

Ndërkombëtarët janë në terren në monitorim të zgjedhjeve vendore 2019 në Shqipëri. Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
OSBE-ODHIR vëzhgojnë procesin zgjedhor në Lushnje

Disa vëzhgues të OSBE-ODHIR kanë vëzhguar procesin e votimeve në disa QV në qytetin e Lushnjes.

Ora 12:45
Protestat e PD/ Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR nuk del në terren të vëzhgojë

Kryesuesja e OSBE/ODIHR Audrey Glover nuk doli të vëzhgojë zgjedhjet vendoret 2019 në qendrën e votimit në shkollën "Vasil Shanto" ku ishte parashikuar të shkonte. Shkak për këtë u bënë protestat e opozitës jo parlamentare nga militantë të PD-së të vendosur para qendrës së votimit. Në një reagim të misionit të OSBE/ODIHR thuhet se situata nuk ishte e favorshme për vëzhgim, dhe se qëndrimi i OSBE do të jepet në konferencë për mediat nesër, pas zgjedhjeve.

"Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit  në  të  gjithë vendin. Situata në shkollën "Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër", thuhet në reagim.  

Ora 12:00
Soreca shkon në Kamëz, vëzhgon për disa minuta procesin e qetë të votimit (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë,  Luigi Soreca menjëherë pas vëzhgimit në qendrën e votimit të vendosur në shkollën Vasil Shanto, ka shkuar në qytetin e Kamzës në qendrën e votimit të vendosur në gjimnazin Ibrahim Rrugova, KZAZ nr.27. Soreca ka komunikuar me komisionerët ndërsa nuk ka dhënë prononcim për mediat.



Pasi ka vëzhguar për disa minuta procesin dhe ka marrë informacionet e nevojshme si si ka shkuar votimi deri më tani, Soreca është larguar për të vëzhguar një tjetër qendër votimi.

Ora 11:55
Ambasadori britanik vëzhgon votimet në Kamëz: Procesi i qetë, shpresojmë që kjo t'i shërbejë dialogut më pas


Ambasador Britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka qenë i pranishëm në qytetin e Kamzës për të vëzhguar procesin e votimit. Deri më tani në këtë qytet nuk janë shënuar incidente, ndërsa votimi ka qenë i qetë.

I pyetur në lidhje me procesin e votimit deri më tani dhe situatën që Shqipëria u fut në votime Norman ka thënë:  Zgjedhjet që bëhen sot është gjë e mirë megjithatë është një situatë e pazakontë. Pasi votuesit nuk kanë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve, por nuk na takon ne kjo. I takon gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar. Ne jemi në krye të detyrës për të vëzhguar këtë proces dhe situatën"

Ai shërben ky proces zgjidhjes së situatës?

"Çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta. Po patjetër që i shërben. Ne jemi për dialog, patjetër që është një mundësi dialogu. Kemi bërë thirrje për dialog. Shpresojmë që kjo t'i shërbejë dialogut. " ka thënë më pas Norman.

Ora 11:45
Ambasadori suedez në Shqipëri moritoron zgjedhjet në Kamëz (VIDEO)

Ambasadori suedez në Shqipëri, ka shkuar të monitorojë zgjedhje në qendrat e votimit në Kamëz. Ndërkohë përfaqësues të ambasadës amerikane ka pasur edhe në qendrat e votimit në Elbasan. Më pas Ambasadori suedez, Johan Ndisi ka shkuar për vëzhgim në qendrën 2171 në Kavajë

Në Kavajë mbërritën edhe përfaqësues të ambasadës italiane.

Përfaqësues të ambasadës italiane
Ora 11:40
PD proteston para Qendrës së Votimit, OSBE/ODIHR tek' Vasil Shanto'

Për shkak se para Qendrës së Votimit tek shkolla "Vasil Shanto" në Tiranë militantë të PD-së janë duke zhvilluar protestë, mësohet se kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audry Glover, nuk do të mbërrijë në këtë qendër votimi, derisa të largohen protestuesit. Por tek "Vasil Shanto" kanë mbërritur tre përfaqësues nga OSBE/ODHIR, për të parë situatën. 

Ora 11:35
Soreca i fokusuar në procesin e votimit: Më lini të bëj punën time, nesër do të japim mendimin (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë,  Luigi Soreca ka qenë i pranishëm si vëzhgues në qendrën e votim nr.32 që është e vendosur në shkollën e Liceut Artistik në Tiranë. Soreca i pyetur nga Report Tv nuk është prononcuar por vetëm ka thënë ' më lini të bëjë punën time'. Vëzhguesit e OSBE si dhe vëzhguesit e Bashkimit Europian kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe të përqëndruar në procesin e votimit.

Ndërkohë vetë Soreca ka bërë të ditur se mendimin për sa i përket procesit të zgjedhjeve do ta japi ditën e nesërme.  Ndërsa i pyetur nëse do të votonin në kushte të tilla në Itali ai nuk i është përgjigjur.

Ora 08:50
Ambasadorja amerikane vëzhguese e zgjedhjeve/ Ndjek procesin tek 'Edit Durham' (VIDEO)

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, është gjendur këtë mëngjes në shkollën Edit Durham për monitorimin e zgjedhjeve vendore 2019, ambient i cili është kthyer në qendër votimi. Ambasada Amerikane ka nxjerrë stafin e saj për vëzhgim të procesit zgjedhor.

Ndërkohë zv/ambasadori amerikan Daniel Koski ka monitoruar sot nga afër KZAZ-në nr 35, të Njësisë Nr 5, Tiranë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 30/06/2019 14:33

    Gjynah na paskan ngelur akoma ca kafshe jasht kafazit,por te mos merziten edhe ato do disiplinohen.Na felliqen ne syt e botes maskarenjt.Qenkan pa fije truri te shkretet.Po nuk po shikojn keta qe nuk mbron njeri ,filluan ti mohojn,duke then sjan tanet.Shkurt do ruajn bythen e tyre.Ah mor mjernet e shkret.Bota do te na bej njerez ne su hapim rrugen,ku ka arritur Opozita jon!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja