Politikë
-
Presidenti Ilir Meta u jep të huajve nënshtetësi shqiptare pa kryer asnjë verifikim dhe duke përdorur një klauzolë në ligjin e vitit 1998, rasti i pazakontë i dhënies së nënshtetësisë për ditë, Presidenti shtyu me dekret hyrjen në fuqi të ligjit të ri të miratuar në korrik, i cili mbyll çdo hapësirë abuzimi me dhënien e nënshtetësisë.
9 Tetor 2020, 15:32 -
PD denoncon: Loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë, 20 mln euro për km! Projekti zvarritet prej 8 vitesh për të rritur vlerën e projektit
9 Tetor 2020, 14:42Partia Demokratike ka denoncuar ndërtimin e pjesës së dytë të aksit Korçë-Ersekë. Sipas Sekretarit të Burimeve Njerëzore në selinë blu, Ervin Minaroll thotë se vlera e kësaj rruge që po ndërtohet është 4 mln euro për kilometër ku gjithsej shkon në 20 mln euro.
-
Spiropali: Meta gjeneral i ushtrisë së vdekur, shpërndan dekorata përmes verdhushkave për njerëz që vijnë nga kafeneja e LSI
9 Tetor 2020, 14:42Spiropali duke e cilësuar Metën si ‘Gjeneral i ushtrisë së vdekur’, duke e akuzuar se përmes verdhushkave jep dekorata nga foltorja e Presidentit, duke zhvilluar një farsë e turpshme dhe neveritëse.
-
Nikolla për Report Tv: Meta braktisi PS në kohën kur ishte me socialistë të vërtetë! Do të bëhet zë opozitar, foli me ton përçarës
9 Tetor 2020, 14:03Thirrja e Presidentit Ilir Meta vetëm pak orë përpara Asamblesë së PS duket se nuk e ka shqetësuar deputeten Lindita Nikolla. Në një intervistë për Report Tv shprehet se ajo do të vijojë, të mbështesë Partinë Socialiste.
-
'U vranë nga më pak se 1 metër e gjysmë', Basha shpërblen mjekun që gënjeu më 21 janar, e fut në listë për deputet
9 Tetor 2020, 13:43Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit. Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili manipulua të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.
-
U skualifikua nga lista për deputetë në Pogradec, Klevis Balliu mbi 90 minuta në selinë e PD-së (VIDEO)
9 Tetor 2020, 12:42Pas përjashtimit nga lista e kandidatëve për deputetë në Pogradec, Klevis Balliu ka shkuar në selinë e PD-së ditën e sotme ku ka qëndruar mbi 90 minuta.
-
Basha shpërblen organizatorët e protestave për teatrin, Robert Budina dhe Taulanda Jupi futen në listë për deputet
9 Tetor 2020, 12:36Përpjekjet për të bllokuar ndërtimin e teatrit të ri duke shfrytëzuar artistët, është shpërblyer më së miri për organizatorët e këtyre protestave. Në listat e emrave që garojnë për të qenë kandidatë për deputetë të PD në parlamentin e ardhshëm, janë edhe dy prej organizatorëve të protestave te teatri, Robert Budina dhe Taulanda Jupi, të njohur si kryesia e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit.
-
Basha 'harron' pavarësinë e politikës nga drejtësia : Më PD-në në pushtet, SPAK do detyrohet të hetojë inceneratorët
9 Tetor 2020, 12:21Duke akuzuar qeverinë se lekët e subvencioneve të fermëve ia kalon oligarkëve, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se kur PD të vijë në pushtet do të detyrojë Prokurorinë e Posaçme SPAK, të hetojë vjedhjen e parave sipas tij, përmes inceneratorëve. Nga Lushnja, Basha prezantoi pikat e programit të PD-së për mbështetjen e sektorit të bujqësisë.
-
PD voton nesër kandidatët e Tiranës! Berisha e Basha s’futen në votim, rikthehet Biberaj! Mes tyre Budina i Teatrit, mjeku i 21-janarit, ish drejtues policie e sportistë / LISTA E PLOTE
9 Tetor 2020, 11:37Demokratët zgjedhin nesër kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës ndërsa zbardhet lista me 140 kandidatë, ndërsa mungojnë emrat e drejtuesve të partisë pasi futen në lista pa kaluar filtrat e anëtarësisë.
-
-
Video humor/ Erion Veliaj i 'stampon' në kokë mandatin e 3-të militantit
9 Tetor 2020, 11:06Fanatizmi i disa militantëve shkon deri aty ku askush nuk e mendon, ku shpesh shkaktojnë edhe humor.
-
Meta 'zbret' nga Presidenti dhe 'vishet' socialist! Fushatë kundër Ramës në prag të Asamblesë: Ta përzemë së bashku edhe nga PS! Kryeministri: Shkallimet e tua sekëlldisin të gjallët dhe ata që dekoron
9 Tetor 2020, 10:42Ilir Meta ka dalë haptazi në fushatë elektorale për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste, edhe pse më herët ka deklaruar se do të jetë President deri në fund të mandatit 2022. Meta u ka dhënë formë sulmeve të vazhdueshme ndaj qeverisë, duke i kërkuar socialistëve, në prag të Asamblesë, të largojnë Edi Ramën, duke u folur si njëri prej tyre, si ish-themelues dhe anëtar partie. Meta-Ramës: Publiko në Asamble emrin e subjektit të OFL që thua se takova...ose faktoj lidhjet e tua me botën e krimit.
-
PD konfirmon Luan Baçin në Fier, e gjithë lista prej 22 emrash kalon në fazën tjetër! Në Mallakastër konfirmohen Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj
9 Tetor 2020, 08:08PD dega Fier konfirmon të gjithë listën e kandidatëve për deputetë me 22 emra për fazën tjetër. Luan Baçi konfirmohet në Fier.
-
Rama: Numri i qytetarëve që furnizohen me ujë 24 orë, 10 herë më i lartë se 7 vite më parë! Në 2023 ujë në çdo çezëm të Shqipërisë
9 Tetor 2020, 07:45Rama shprehet se është rritur 10 herë numri i qytetarëve që furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në krahasim me 7 vite më parë.
-
Rama: Anëtarësia do të vlerësojë në 3 cikle deputetët dhe mua! Kush merr më shumë vota do jetë në listat për 25 prillin! PS do hapet, deputet edhe nga diaspora
9 Tetor 2020, 07:34Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS-së me batuta, por duke renditur edhe punët e bëra që në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisjes. Ndërsa shtoi se PS nuk është alternativa si e keqja më e vogël, por e vetmja gjë e mire që ka politika shqiptare, ku lufton çdo ditë për forcimin e vlerave.
-
Foto/ Ilir Meta shfaqet i dehur? Humb kontrollin dhe i derdhet uji
8 Tetor 2020, 22:59Kreu i shtetit Ilir Meta është shfaqur në një gjendje të rënduar duke humbur shpesh kontrollin e lëvizjeve të tij, larg pamjeve autoritare dhe serioze që shfaq gjithmonë.
-
-
Rrëfehet miku i ngushtë i Azem Hajdarit, Meçe në 'Repolitix': Azemi s'e dinte që në makinë ishte Fatmir Haklaj, pasi s'do shkonte me pistoletë! Berisha dirigjoi skemën, e dinte që ishte ai shënjestra
8 Tetor 2020, 22:26Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari në 12 shtator 1998 vijon të mbetet edhe sot e mbushur me mister. Pas 22 vjetësh flet për herë të parë miku i tij i ngushtë Arben Meçe rrëfehet për emisionin "Repolitix" në Report Tv se kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit.
-
PD sulmon Brukselin zyrtar: Komisioni Europian nuk është më i besueshëm, ka mbyllur sytë për të ndihmuar Ramën
8 Tetor 2020, 20:12Ish deputeti i PD-së, Aldo Bumçi është shprehur se nëse do të kishte Gjykatë Kushteutese shanset për hapjen e negociatave do të ishin shumë të mëdha. Për Bumçin, ne jemi në këto pozita vetëm për shkak të këmbënguljes së Edi Ramës.
-
Përjashtimi i Klevis Balliut nga listat e PD, Valteri në Report Tv: Ai do kandidojë me LSI-në! Kemi gati dosjen e Gjiknurit për në SPAK, ka çudira gjatë kohës që ka drejtuar 'Infrastrukturën'
8 Tetor 2020, 18:55Halit Valteri bëri një deklaratë të fortë kur tha se Klevis Balliu do të kandidojë me listat e LSI-së pas përjashtimit të tij nga lista e PD, ndërsa tha se për Damian Gjiknurin dhe disa ministra e ish ministra të tjerë u kanë përgatitur dosjet për t'i çuar në SPAK.