Politikë
-
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median greke ka folur për marrëdhëniet dy palëshe me Greqinë dhe çështjen e kufirit detar. Kryeministri njoftoi se pas disa javësh ministri i Jashtëm grek do të jetë në Shqipëri për të diskutuar çështjen e kufirit detar dhe negociatat që pritet të nisin mes dy vendeve duke shpresuar që edhe kryeministri grek tha Rama të vijë në Shqipëri.
20 Shtator 2020, 09:56 -
Kume për Report Tv: Drafti i PS ‘përçan’ palët, PD e LSI të shkojnë në Këshill me propozime, jo deklarata
19 Shtator 2020, 21:28Eksperti i Reformës Zgjedhore ka komentuar në një intervistë për Report TV draftin e propozuar nga Partia Socialiste, për të cilin thotë se krijon një hendek më të madh mes palësh. Por sipas tij opozita jashtëparlamentare duhet të ulet dhe të punojë së bashku me palën tjetër dhe të sjellë edhe propozimet e saj dhe jo të shkojë në tryezë vetëm me deklarata.
-
'Minus 1 deputet për Dibrën', PD: I lënë në harresë, mungesa e investimeve e zbrazi nga të rinjtë
19 Shtator 2020, 21:10Partia Demokratike ka deklaruar se ulja e numrit të mandateve në Dibër është prova se si Rilindja e ka trajtuar këtë qark.
-
"Shkodra si Zimbabve", Ademi i përgjigjet Ramës: Shkak vonesat e dëmshpërblimeve nga qeveria
19 Shtator 2020, 19:52Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në përgjigje të Kryeministrit Rama se e ka lënë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve e Azisë, tha se punimet kishim mbetur të bllokuara për shkak të vendimit të qeverisë për dëmshpërblimet. Gjithsesi Ademi shtoi se përtej polemikave, tashmë bypass i Shkodrës, rruga hyrëse e qytetit si dhe rruga e Velipojës janë në proces dhe do të përfundojnë së shpejti.
-
Rama për formulën e listave: Opozita ta harrojë se mund të pengojë procesin siç e ka zakon!
19 Shtator 2020, 17:35 -
Formula për listat, Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë, por ta harrojë se mund ta pengojë procesin! Ironizon Metën: Deklaratat e Presidentit varen nga rrotullimi i hënës!
19 Shtator 2020, 17:15Kryeministri Rama ka folur nga Gjermania për formulën e listave të propozuar nga PS-ja, duke thënë se opozita është e mirëpritur të sjellë propozimet e saj, por ta harrojë pengimin e procesit. Përsa i përket deklaratave të Metës, Rama tha se Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës.
-
'S'jemi terrorist'/ Topalli e indinjuar: Dikur ishim ne shqiptarët, sa shpejt harrojmë! Si nuk flet askush për krizën e refugjatëve
19 Shtator 2020, 15:01Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur se është shumë e indinjuar me heshtjen e shtetit përballë krizës së refugjatëve.
-
Janar ’97/ Berisha kërcënon dhe paralajmëroi vdekjen e Azem Hajdarit, e quan me anë të RD-së klloun mjeran dhe kumarxhi, e përjashton nga partia
19 Shtator 2020, 14:08Zbulohen ekskluzivisht përplasjet mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit në janar të vitit 1997 të pasqyruara në gazetën Rilindja Demokratike. Mesazhi në gazetën e PD-së: Padronët kanë vendosur ta përdorin Azemin si pilot vdekje, klloun mjeran i politikës shqiptare, britmat e tij ngjajnë me akstazat e një drejtuesi bastesh
-
PD: Në javën e parë të shkollës infektuan mbi 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë! Të testohen të gjithë, s'duhen më shumë se 2 mln $
19 Shtator 2020, 13:20Partia Demokratike e ka quajtur një dështim javën e parë të shkollës, sipas së cilëve janë infektuar më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë.
-
Shqipëria mbështet Malin e Zi në hapjen e librarisë me literaturë shqip
19 Shtator 2020, 12:57Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha se qeveria shqiptare ka vendosur t'i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.
-
Drafti i PS/ Meta: Hapni listat 100%! Boll e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e 'integrimit'! Dhe një asamble kooperative ka qenë më e përgjegjshme
19 Shtator 2020, 12:55I ashpër ka qenë reagimi i presidentit Ilir Meta, lidhur me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave. Për kreun e shtetit, propozimi i socialistëve nuk është një hapje e listave në masën 100%.
-
Integrimi në BE/ Rama nga Gjermania: Vendimmarrja varet nga dinamikat e brendshme të Unionit! Kemi bërë gjënë e duhur me koalicionet
19 Shtator 2020, 12:15Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW ku është ndalur të flasë për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.
-
Shtabi i Përgjithshëm i FA-së me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm
19 Shtator 2020, 11:30Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë një staf të ri drejtues, pas emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Bajram Begaj.
-
Meta thirrje qytetarëve me vargjet e Qerim Sulës: Besa – besë, nihet zani, Zot t`i dalim këtij vatani
19 Shtator 2020, 09:46Presidenti Ilir Meta i ka bërë të vazhdueshme thirrjet e tij drejtuar popullit për t'u ngritur kundër qeverisë Rama, megjithatë thirrjet e tij kanë ardhur nëpërmjet mesazheve të koduara, shpesh herë.
-
Salianji në 'Pa Protokoll': PS nuk hapi listat, rrezikohen zgjedhjet e integrimi në BE! Dënimi s'më pengon të jem kandidat për deputet
18 Shtator 2020, 23:00Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në "Pa Protokoll" tha se PS bëri një gabim të madh që nuk hapi listat e kandidatëve për deputet.
-
Gjiknuri sqaron draftin e PS: Listat 100% te hapura, nëse PD nuk e pëlqen të propozojë ndryshime! Partitë garojnë me kandidatët e tyre të grupuara në koalicion
18 Shtator 2020, 22:11Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës.
-
Rama për DW: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! S’ka rrezik për negociatat!
18 Shtator 2020, 21:57Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve. Ai gjithashtu tha nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.
-
Rama nuk 'lëshon' Bushatin, i jep postin e rëndësishëm në OSBE
18 Shtator 2020, 18:51Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE ka propozuar që Ditmir Bushatit t'i japë një post të rëndësishëm, atë të Komisionerit të Lirisë së Medias.
-
Sot bërtasin për ODIHR-in, PD dhe LSI tre muaj më parë: Nuk na gjykojnë dot ata neve…
18 Shtator 2020, 18:35Opozita jashtëparlamentare ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik me kërkesën se ky organizëm duhet ti drejtohet ODIHR-it për të dhënë opinion mbi ndryshimet kushtetuese që u miratuan në 30 Korrik në Kuvendin e Shqipërisë.
-
Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të tre organeve të KQZ-së (EMRAT)
18 Shtator 2020, 18:20Report Tv ka mësuar se cilët janë kandidatët për anëtarë të tre organeve të KQZ-së, pasi ditën e sotme ka përfunduar afati i aplikimit.