Politikë
-
Gjatë fjalës së tij në tryezën e thirrur nga OSBE për Forumin e Lirisë së Medias në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo gjë është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme tha ai retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve.
1 Nëntor 2019, 10:30 -
Anëtarja e forumit të PD 'infiltrohet' si banore e Unazës së Re në tryezën e OSBE: Borchardt ik nga Shqipëria! Ambasadori e injoron (VIDEO+FOTO)
1 Nëntor 2019, 09:20Ka nisur me një incident tryeza e thirrur nga OSBE për Forumin për Zhvillimin e Medias. Disa banore të Astirit, mes tyre edhe Enxhi Turtullin, anëtare e forumit të PD, me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt nga tryeza por dhe Shqipëria.
-
'E keni bërë si tender' Rama përplaset me Sterkajn për emërimin e drejtorëve të rinj: Do merrem vetë, ju nuk i dhatë drejtim
1 Nëntor 2019, 08:55Kryeministri Edi Rama do të marrë në dorë emërimin e drejtorëve të rinj në Shkodër. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me drejtuesit e rajonit të Veriut. Ka qenë deputeti Paulin Sterkaj i cili është shprehur se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.
-
Strategjia e dështuar/ 50 kushtet e Bashës para reformave kyçe dhe zgjedhjeve në 5 vjet
1 Nëntor 2019, 07:34Nga viti 2014 deri më sot, Basha ka shpallur të paktën 50 kushte, gjithnjë para miratimit të reformave të rëndësishme, siç janë ndarja territoriale, reforma në drejtësi dhe së fundmi para reformës zgjedhore. Pothuajse në të gjitha proceset, strategjia kushtëzuese e kryetarit të opozitës, rezulton e dështuar.
-
Dështimi me negociatat/ Zbulohet 'plani B' i Serbisë për Ballkanin deri në integrimin në BE
31 Tetor 2019, 20:31Pas dështimit të BE-së, Rusia ftoi dy vendet e Ballkanit në Bashkimin Euroazian, ndërkohë që mediat serbe kanë zbuluar një plan të Beogradit pas firmosjes së minishengenit Ballkanit.
-
Ralf Gjoni i zuri karrigen, Fino bën 'sherr' (FOTO)
31 Tetor 2019, 19:49Bashkim Fino është kapur me Ralf Gjonin, pse i kishte zënë vendin, që më pas e liroi.
-
Basha zbret në bazë: Tur kombëtar për të dëgjuar rininë! Krenarë që e çuam krizën në Bundestag dhe SHBA
31 Tetor 2019, 18:43Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në një takim me FRPD-në se do të ketë një tur në të gjithë vendin për të diskutuar me të rinjtë.
-
Rama: Në javët e ardhshme hapim tenderin për aeroportin e Vlorës, po zgjerojmë portet
31 Tetor 2019, 18:16Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Itali deklaroi se në javët e ardhshme do të hapet tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërsa ka interes edhe nga grupet italiane.
-
Report Tv në Vorë/ Kajmaku nuk paraqitet në zyrë, qytetarët indiferentë: Ta vendosë drejtësia (Nesër flet KQZ)
31 Tetor 2019, 17:31Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, nuk është paraqitur në zyrë ditën e sotme për të shmangur përballjen me mediat. Ndërkohë, qytetarët të pyetur nga REPORT TV nëse Kajmaku duhet të japë dorëheqjen pas akuzave që rëndojnë mbi të, ata kanë preferuar të tregohen indiferentë.
-
Akuzat nga opozita për pensionet/ Braçe: Super gënjeshtra! Borxhi s'ka rrezik, skema e shëndetshme
31 Tetor 2019, 17:15Në një postim të gjatë dhe shpjegues në faqen e tij në rrjetet sociale, Braçe thotë se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve.
-
Pollo në Report Tv: Të huajt të jenë në tryezë për krizën, detin me Greqinë ta ndajnë ndërkombëtarët (Fton kritikët të rikthehen)
31 Tetor 2019, 16:31Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga u shpreh se nëse do të ketë një tryezë për zgjidhjen e krizës politike duhet të jenë patjetër edhe ndërkombëtarët, pasi sipas tij garantojnë besueshmëri te negociatat.
-
SHBA të zhgënjyer për negociatat, Reeker: BE pikëpamje të shekullit të XIX për Ballkanin Perëndimor (VIDEO)
31 Tetor 2019, 14:56Zyrtari lartë amerikan Philip Reeker thotë se SHBA janë të zhgënjyer për vendimin e marrë nga BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Reeker ka theksuar se këta udhëheqës që kanë bllokuar hapjen e negociatatve kanë pikëpamje të shekulli 19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për sa i përket zgjerimit të BE.
-
Ruçi vizitë zyrtare në Japoni, Tadamori Ōshima: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë
31 Tetor 2019, 13:24Kryetari i Kuvendit Japonez, gjatw takimit me Rucin ka dekalruar se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë.
-
“JO” për negociatat, EESC: Gabim gjeo-strategjik dhe historik! Në diskutim besueshmëria e BE
31 Tetor 2019, 13:10Në një qëndrim të publikuar ditën e sotme, EESC thekson se mosvendosja, për herë të dytë, për hapjen e negociatave të pranimit me këto dy vende, që kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme është një gabim gjeo-strategjik dhe historik dhe vë në diskutim besueshmërinë e BE-së .
-
Ambasadori francez në Serbi: Çdo vend i Ballkanit që hap negociatat të ulet në tryezën e BE-së...por pa të drejtë vote
31 Tetor 2019, 12:35Jean Louis Falconi tha se për Francën, ideja është që, kur një vend të përfundojë me negociatat në një fushë të caktuar, ai vend të jetë në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, të marrë pjesë në hartimin e politikave për atë fushë atë ai ka përfunduar negociatat, por të mos ketë, të drejtë vote.
-
“Negociatat”, Hahn: Vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndryshojë shpejt
31 Tetor 2019, 12:04”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”
-
Fshehu arrestimin në Greqi/ PD i përsërit kërkesën Ramës: Shkarko Agim Kajmakun! (VIDEO)
31 Tetor 2019, 11:54Ish-deputetja Çupi deklaroi se “qëndrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral.”
-
"Jam kërcënuar me jetë në zyrën time"/ Garda merr në mbrojtje Rudina Hajdarin
31 Tetor 2019, 11:07Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hajdarit i është caktuar një punonjës Garde për tu kujdesur për sigurinë e saj.
-
Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër/ Pëllumbi: Meta të caktojë datë për zgjedhje të parakohshme lokale (VIDEO)
31 Tetor 2019, 09:44Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ka qenë kjo deklarata e deputeti Arben Pëllumbi, njëherazi koordinator i Shkodrës pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të PS e cila u shoqëruar me debate të forta. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në selinë e PS në Tiranë këshillin Drejtues të Rajonit të Veriut
-
Conte: Zhbllokoni krizën e reformën zgjedhore, opozita të ulet në tryezë me mazhorancën...pa kushte (VIDEO)
31 Tetor 2019, 09:25Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i ka bërë një tjetër thirrje opozitës shqiptare që të ulet në tryezë pa kushte me shumicën për të zhbllokuar krizën dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me qëllim miratimin e reformës zgjedhore. Vendimin për të mos hapur negociatat, ai e cilësoi si gabim historik të BE-së, por që e ardhmja e Ballkanit është në familjen europiane.