Politikë
-
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se duhet një qeveri tranzitore derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t'i prerë rrugën presionit ndaj votuesve dhe administratës. Basha është shprehur se zgjidhja e krizës kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa theksoi se me ndihmën e SHBA, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.
31 Tetor 2019, 09:24 -
Ujërat Ndërkufitare/ Ndryshon Komisioni i Posaçëm për administrimin e ujërave
31 Tetor 2019, 08:50Qeveria ka ngritur një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare. Komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, ndërsa komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Ndërkohë roli i sekretariatit teknik të këtij Komisioni i jepet sërish Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
-
Prestigjozja zvicerane analizon lëvizjet politike në rajon: Shtyrja e negociatave po çon Ballkanin në duart e Rusisë
31 Tetor 2019, 08:20Shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përbën një rrezik për besueshmërinë e BE në rajon dhe përhapjen e influencës ruse, turke dhe kineze. Kështu shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, e cila i ka kushtuar një analizë kësaj situate në Ballkan duke analizuar situatat ekonomike dhe politike.
-
Nisma në Kuvend/ Ballistët kërkojnë dëmshpërblimin e kolaboracionistëve
31 Tetor 2019, 07:21Deputeti Artur Roshi propozon projektligj për dëmshpërblimin e familjarëve të të përndjekurve dhe pushkatuarve edhe gjatë luftës që nga 8 nëntori 1941. Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shumica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë të cilët janë dënuar kudo.
-
Reforma në drejtësi, delegacioni i KiE-së takim me Gjonajn: Në tryezë edhe SPAK e BKH
30 Tetor 2019, 21:46Në vizitën e tyre fakt-mbledhëse, pasi u njohën me të gjithë rezultatet që janë arritur, delegacioni bëri një vlerësim në secilin drejtim.
-
Rezoluta kundër ndërhyrjeve ruse në Shqipëri/ Moska ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S'keni prova!
30 Tetor 2019, 19:47Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas nismës së shumicës qeverisëse për të depozituar në Kuvend një projekt rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri, teksa deputeti Ervin Bushati theksoi sot për Report Tv se një lëvizje e tillë erdhi pas donacioneve ruse për PD-në.
-
Në nëntor vendoset fati i Metës në komision, Manja për Report Tv: Jemi drejt fundit (VIDEO)
30 Tetor 2019, 18:25Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta do të mblidhet javën e ardhshme. Ulsi Manja në një intervistë për REPORT TV tha se hetimi është drejt fundit dhe brenda nëntorit do mund të kemi një raport.
-
SHBA thirrje prokurorëve: Hetoni trafikantët, shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi
30 Tetor 2019, 18:04Koski theksoi se duhet të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme.
-
Majlinda Bregu: Evropa në krizë të thellë, në pritje të planeve të BE-së, duhet të bashkëpunojmë vetë
30 Tetor 2019, 17:39Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu deklaroi në fjalën e saj në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum” se vendet e Ballkanit në pritje të planeve të BE për rajonin, duhet të përqendrohen në bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe në reformat serioze për çdo vend.
-
Reforma, eksperti i LSI-së në Report Tv: Duhet të dekriminalizojmë zgjedhjet (VIDEO)
30 Tetor 2019, 17:04Për Eriol Braimllarin ekspert i LSI në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore, në Shqipëri ka ardhur momenti që të ketë garë idesh dhe jo garë me të fortë që nuk garantojnë vullnetin e qytetarëve.
-
Doda në Report Tv: Kemi përcaktuar kohën për protestat! Rama s'pati guxim të flasë për Çamërinë në Greqi
30 Tetor 2019, 16:36Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa protestat janë në axhendën e opozitës, por nuk dha detaje
-
Luan Rama: Palët të ulen urgjentisht në tryezë dialogu! Rama s'po bën asgjë për të plotësuar kushtet e Bundestangut
30 Tetor 2019, 16:32Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama bën thirrje që palët të ulen në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën politike.
-
Mazhoranca rezolutë për financimet e huaja, Bushati: E rrezikshme ndërhyrja ruse
30 Tetor 2019, 15:56Mazhoranca ka depozituar në Kuvend një projekt rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri. Deputeti Ervin Bushati, për REPORT TV sqaron ndryshimet që pritet të sjellë kjo nismë dhe rastet që sollën nevojën për ta hartuar këtë rezolutë.
-
Hapet zyra e misionit të posaçëm të Shqipërisë në Ukrainë, Cakaj: Të angazhuar për një kryesi të suksesshme të OSBE
30 Tetor 2019, 15:24Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.
-
Sassoli viziton Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: I keni zbatuar detyrat! E kuptojmë zhgënjimin, por mos hiqni dorë nga rruga evropiane
30 Tetor 2019, 13:10Kreu i PE-së ka inkurajuar dy vendet të vazhdojnë me reformat dhe beson se edhe krahas anulimit, ata nuk duhet te humbasin kohë. Sassoli rikujton se pas refuzimit në PE u votuar rezoluta me shumicë të madhe duke thënë se Parlamenti Evropian nuk do të hesht dhe do të kërkojë vendim pozitiv për dy vendet në mbledhjen e ardhshme.
-
Negociatat, Fleckenstein: Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian
30 Tetor 2019, 12:55Ish-eurodeputeti njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët, Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk duhet hequr dorë nga përpjekja për hapjen e negociatave pavarësisht vendimit të gabuar të Këshillit Europian.
-
Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb?! Meta: Kroacia në presidencën e BE, mundësi për integrimin e Shqipërisë
30 Tetor 2019, 12:52Në fjalën e tij Meta ka theksuar se Shqipëria do të dyfishojmë e trefishojnë përpjekjet tona në javët që vijnë, në mënyrë që Samiti i Zagrebit në maj 2020 të rezultojë me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
-
Lleshaj: Reforma në Drejtësi impakt në Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore! Manastirliu: 75 gra marrin shërbime
30 Tetor 2019, 12:27Ministria e Brendshme me mbështetjen e projektit rajonal ‘Parandalimi dhe Lufta Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore’, financuar nga Qeveria Gjermane, organizoi të mërkurën Konferencën Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore “Së bashku, duke luftuar Trafikimin e Qenieve Njerëzore”. Në fjalën e tij ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se në Luftën kundër trafikimit njerëzor ndikon pozitivisht Reforma në Drejtësi.
-
Ambasadori i Hungarisë flet shqip nga Shkodra: Jemi të zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë (VIDEO)
30 Tetor 2019, 12:05Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla është shprehur i zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë. Balla deklaroi se Hungaria mbështet procesin integrues të Shqipërisë dhe do të bëjë çmos për anëtarësimin e saj në BE.
-
“Me timon pa timon shoferi jon osht kampion”/ Rama publikon pamje duke i dhënë makinës së 'veçantë', i jep dhe një mesazh opozitës
30 Tetor 2019, 12:03Edhe pse dihet se Kryeministri nuk ka patentë për drejtimin e makinave, ai thotë me ironi, se shumë shpejtë s’do ketë nevojë për patenta, pasi makinat do të ecin vetë.