Politikë
-
Kreu PBDNJ, Vangjel Dule gjatë protests së opozitës mbajti fjalim ku tha se kur shikon mijëra njerëz në bulevard që protestojnë kundër Edi Ramës i vjen ndërmend fati I shqiptarëve.
27 Janar 2018, 13:41 -
VD/Berisha: Mbi 500 mijë shqiptarë në
27 Janar 2018, 13:37
shesh, varrosëm zgjedhjet e qershorit
Ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të protestës së opozitës para Kryeministrisë deklaroi se tubimi ‘varrosi zgjedhjet e qershorit”.
-
Kryemadhi nga protesta: 100 mijë
27 Janar 2018, 12:50
shqiptarë kërkojnë largimin e Ramës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga protesta e opozitës përpara se 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.
VIDEO
-
“Socialisti në protestën e PD”
27 Janar 2018, 12:49
Balla: S’është i joni, Basha gënjen
Në protestën e opozitës ka folur edhe një aktivist, që sipas Partisë Demokratike ishte i Partisë Socialiste. Agim Kaca u ngjit në podiumin e opozitës përpara Kryeministrisë nga ku deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet.
-
Basha i përjashtoi nga listat, ‘rebelët’
27 Janar 2018, 12:38
në protestë kundër Ramës/ FOTO
Të përjashtuarit nga lista e Bashës në 25 qershor kanë lënë pas inatet e vjetra duke zbritur në protestë përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.
FOTO
-
Aktivisti i PS në protestë: Vetëm
27 Janar 2018, 12:36
populli e largon Ramën nga pushteti
Në protestën e opozitës ka folur edhe një aktivist i Partisë Socialiste. Agim Kaca u ngjit në podiumin e opozitës përpara Kryeministrisë nga ku deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet. Sipas aktivistit socialist, ka vetëm një gjykatë që e largon Ramën nga pushteti dhe kjo gjykatë është populli.
-
“S’do protestoj me Kryemadhin”
27 Janar 2018, 12:31
pendohet simpatizantja e PD/ FOTO
Kryetarja e shoqatës së të pushuarve nga puna në administratën e shtetit, Nertila Ismailgeci (Qafezezi) deklaroi se nuk do të dilte të protestonte në shesh përkrah Monika Kryemadhit dhe LSI, pasi e kishin hequr nga puna.
-
Berisha në protestë: Qeveria skelet
27 Janar 2018, 12:13
ngordhësire për t'u hedhur në Lanë
Pasi mbërriti përpara Kryeministrisë, Berisha u shpreh se qeveria ka rënë moralisht. Sipas tij, ekzekutivi mbahet në këmbë si skelet i një ngordhësire që duhet hedhur në lumin e Lanës.
-
REPORT TV pamje me dron
27 Janar 2018, 12:03
nga protesta e opozitës/VIDEO
Në Bulevard para godinës së qeverisë ndodhet një numër i konsiderueshëm qytetarësh që i janë përgjigjur thirrjes së liderit të PD, Basha dhe Kryemadhit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
VIDEO
FOTO
-
Basha me familjen niset drejt
27 Janar 2018, 11:59
Kryeministrisë në protestë/ FOTO
Nis protesta e opozitës. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë nga selia blu së bashku me gruan duke u drejtuar për në Bulevard para Kryeministrisë. Lideri i PD shoqërohet nga mbështetësit e djathtë.
-
Çizme drejt Kryeministrisë? Monika
27 Janar 2018, 11:55
Kryemadhi: Koha e Ramës mbaroi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është nisur drejt bulevardit para Kryeministrisë në protestën e organizuar nga opozita kundër qeverisë Rama. Ajo u shpreh se koha e Ramës mbaroi, pasi ka qëndruar në pushtet më shumë se të gjitha kryeministrat e vendit bashkë pas rrëzimit të komunizmit.
VIDEO
-
VIDEO/ ‘Rikthehet epoka e Migjenit’
27 Janar 2018, 11:47
protestuesi ka një thirrje për Ramën
Protesta e sotme mund të cilësohet si tubim i banderolave dhe pankartave. Mes tyre ishte edhe një i moshuar që mbante në duar një pankartë me mbishkrimin “Mbas 100 vitesh rikthehet epoka migjeniane”.
VIDEO
-
Ish-ministri i LSI: Xhafaj ka futur
27 Janar 2018, 11:34
provokatorë, por të ketë kujdes
Ylli Manjani ka akuzuar ministrin e Brendshëm, se ka futur provokatorë në turmën e protestuesve sot para Kryeministrisë.
-
Nga Basha te Kryemadhi, zbulohet
27 Janar 2018, 11:19
programi i folësve në protestën e PD
Report Tv ka zbardhur programin e folësve në protestën e opozitës që do të nisë në orën 12:00. Në podium do të flasin kryetarët partive opozitare. Gjithsej janë 11 folës, e 9 do të flasë Kryemadhi, më pas Dirtan Zagani dhe në fund do e mbyllë Basha.
-
Ish-shefi i antidrogës Zagani
27 Janar 2018, 11:17
mesazh nga Zvicra në protestë
Ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani do të jetë në protestës nëpërmjet një video-mesazhi. Ai do të dërgojë një mesazh për protestuesit opozitarë kundër qeverisë Rama. Zagani aktualisht ndodhet në Zvicër në azil, pas largimit nga Shqipëria.
-
Fshesa dhe vezë, ‘armatosen’
27 Janar 2018, 11:12
protestuesit e opozitës/ FOTO
Fshesa është një tjetër simbolikë e protestës së sotme nga opozita. Të rinjtë e PD kanë dalë nga selia blu me fshesa në duar dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë. Fshesat e përdorura nga opozitarët janë simbol që kërkon largimin e qeverisë.
-
‘Vetëm hiqni Ramën” Anëtarja
27 Janar 2018, 11:03
e LSI: Shitësi na dha tepsi falas
Simbolika e LSI në protestën e sotme është tepsia me foton e hershme të kryeministrit Edi Rama duke ngrënë makarona. Dejana Kallogjerovic, anëtare e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës në një prononcim për Report Tv u shpreh se “Dje shkuam me blerë tepsitë, shitësi na tha i keni tepsitë falas, vetëm hiqeni Ramën nga pushteti” deklaroi ajo.
-
Rama, Tahiri, Habilaj të veshur si
27 Janar 2018, 10:54
të burgosur, banderolat e FRPD
Rreth 10 banderola me imazhet e Edi Ramës, Samir Tahirit, Lul Berishës, Moisi Habilajt, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe Durim Keçit të veshur si të burgosur, janë shpalosur nga të rinjtë e FRPD përpara Ministriseë së Brendshme.
-
Foto/Protestuesit e LSI ironizojnë
27 Janar 2018, 10:41
Ramën, foto të stampuar në tepsi
Simbolika e protestës së LSI ka qenë një foto e kryeministrit Edi Rama e stampuar në një tepsi. Bëhet fjalë për një foto të hershme të Ramës duke konsumuar makarona. Kanë qenë të rinjtë e LRI, të cilët kanë shpalosur përpara selisë së LSI pankartat me fotot e Ramës në tepsi.
-
Kara: Berisha është përgjegjës
27 Janar 2018, 10:40
kryesor për baterdinë e CEZ-it
Romeo Kara, një nga dëshmitarët kyç për aferën e CEZ ka postuar një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, pas intervistës së Sali Berishës ku ka thënë se i biri nuk është “peshk i madh”. Prokuroria e bën këtë vetëm pse Shkëlzeni është im bir, ka thënë Berisha në intervistë.