Politikë

  • Ministrja Xhaçka foli për shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke shtuar se në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë. Duke u ndalur te buxhetin, ministrja tha se 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. VIDEO
  • Zhvendoset grupi i PS, Kryesia
    e Kuvendit vishet mavi/FOTO

    Salla në Kryesinë e Kuvendit, ku do të ulen deputetët dhe ministrat e qeverisë “Rama 2”, është veshur e gjitha në mavi. Ajo ka ndërruar "fytyrë", duke marrë pamje të re, pasi në të do të mbahen mbledhjet e grupit parlamentar të PS, të ministrave dhe të Kryesisë së PS. FOTO

  • PD paralajmëron se do bojkotojë 
    punimet e Kuvendit, shkak...

    "Partia Demokratia paralajmëron se do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin, nëse kryeparlamentari do vijojë t'i drejtojë seancat siç ka bërë deri tani, duke i ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Spahos, Ruçi arriti kulmin duke i ndërprerë fjalën Berishës.

  • Zyrtari i policisë: Nga Santo te
    Xhindi, dosjet që do të rihapen

    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj deklaroi në Top Story se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga ambasadori Donald Lu .

  • Ish-ministri Demiraj: Në Durrës 64
    persona kanë makina të blinduara

    Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar se aksioni “Vjeshtë 2017” u pompua me sukses nga Policia e Shtetit, por vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, 64 persona mbajnë makina të blinduara. Ndërsa në Shkodër, sipas ish-ministrit teknik të PD, fenomeni i gjobëvënies është i dukshëm.

  • Deklaratat e Donald Lu, Astrit
    Patozi: Për kë bien kambanat?

    Ish nënkryetari I Partisë Demokratike, Astrit Patozi i konsideron deklaratat e forta të ambasadorit Donald Lu si kambana që bien për ata që kanë veshë. Patozi thotë se shqiptarët nuk duhet të presim amerikanët për të na zgjidhur problemet, pasi ne jemi përgjegjësit kryesorë. 

  • Fjalimi në Kuvend, Rigerta:
    Merruni me problemin jo me mua

    “Ju lutem lereni Gerten, merruni me problemet qe ajo parashtron", shkruan Rigerta Loku, fermerja e cila mbajti një fjalim emocionues në Kuvend.

  • Raporti i FMN, Vasili: Të ndalen sa
    më parë koncesionet, janë rrezik 

    Petrit Vasili shprehet se raporti i FMN ishte mjaft i qartë, ndërsa  rrëzon koncesionet e Kryeministrit. Sipas kryetarit të grupit të LSI, duhet të ndalen sa më parë koncesionet, pasi janë rrezik fiskal dhe për shumë vite do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve.

  • ​Minoritetet përplasin ministrin
    Bushati me deputetin Klevis Balliu

    Në Komisionin e Politikës së Jashtme, teksa po prezantonte ligjin për pakicat kombëtare, politikani me eksperiencë, Ditmir Bushati, u vendos me shpatulla pas murit nga deputeti më i ri, Klevis Balliu. Ministri i jashtëm e pati të vështirë të argumentonte se pse ky ligj nuk ishte bërë në kushtet e reciprocitetit me Greqinë.  VIDEO

  • Presidenti Ilir Meta: Dënojmë me
    forcë aktin barbar në Las Vegas

    Pas sulmit në Las Vegas ku mbetën të vrarë 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për autoritetet amerikane.

  • Vettingu/Raporton në KLD grupi i
    punës për rivlerësimin e gjyqtarëve

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë në drejtimin e Presidentit Ilir Meta zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila nisi me njohjen e anëtarëve, mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga Grupi i Punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta, me institucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.

  • Basha jep alarmin: Jemi në prag
    të greminës,PD po përgatitet për luftë

    Deklarata të forta për bandat në vend kanë ardhur edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se bandat kriminale dhe krimi i organizuar po veprojnë anembanë Shqipërisë. Basha dha alarmin se vendi është në prag të greminës dhe në një katastrofë totale, pasi sipas tij, po qeveriset nga një qeveri e blerë me para të pista. VIDEO

  • Presidenti Meta takim me shefin e
    KiE: Stop dhunës në familje

    Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës  në Tiranë, Claus Neukirch.

  • Hysi si Lu: Katër klane dhe 20
    familje mbajnë peng Vettingun

    Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i është referuar fjalimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu për të deklaruar se krimi mban peng zbatimin e ligjit të Vettingut në Shqipëri. VIDEO

  • Deklarata e Lu, Vasili:Pa Vetting,
    vendi në dorën e bandave

    Pas mbledhjes së grupit parlamentar  të LSI, kreu i këtij grupi Petrit Vasili  u shpreh  se procesi i vetingut  është kapur nga mazhoranca. Duke u ndalur tek deklarata e ambasadorit Lu, Vasili shtoi se nuk është koha për të heshtur dhe nëse vetingu nuk ndodh atëherë Shqipëria do të jetë në dorën e bandave. VIDEO

  • 'Godet' ambasadori i OSBE:Zbatoni
    Reformën në Drejtësi,ndryshe ...

    Reforma në Drejtësi vijon të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, teksa korrupsioni dhe krimi janë ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe "sundojnë" frikshëm çdo ditë. Deklarata të forta janë bërë sot dhe nga ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili tha se sistemi i drejtësisë duhet të drejtohet nga profesionistë që respektojnë vlerën e drejtësisë dhe jo çmimin e saj. Ambasadori Wilton foli për një sistem drejtësie të drejtë, transparent dhe efikas, duke i cilësuar këta elementë thelbësorë për vlerat e përbashkëta të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE.
     

  • Fotolajm/Komisioni i Jashtëm
    Kodheli shkul "gardhin" për mediat

    Këtë të hënë u mblodh Komisioni i Jashtëm Parlamentar nën drejtimin e Mimi Kodhelit, ku u diskutua ligji për pakicat kombëtare. Por ajo çfarë ra në sy gjatë zhvillimeve të punimeve ishte fakti se mediat nuk ishin "përtej gardhit" të vendosur nga ish-kryetarja e Komisionit, Arta Dade. 

  • Komisioni i Jashtëm Parlamentar
    diskutohet ligji i pakicave
    Shehu:Ligji pozitiv,por duhet më shumë kohë

    Këtë të hënë është mbledhur Komisioni  Parlamentar për Politikën e  Jashtme ku është diskutuar për ligjin e pakicaveGjatë mbledhjes së ditës së sotme u diskutua ligji i pakicave kombëtare, për të cilin ministri i jashtëm Bushati u shpreh se është angazhim i hershëm i qeverisë shqiptare.Ai shtoi se përmes vetdeklarimit të censusit janë listuar të gjitha minoritetet dhe se në ato vende ku ka më shumë se 20% të pakicave minoritare, autoritet vendore do të detyrohen të komunikojnë edhe me gjuhën e tyre sigurisht krahas gjuhës shqipe.

  • Deklarata e Lu për bandat, Paloka:
    Ja fundi i Noriegës së Ballkanit

    Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, për grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadër të 20-vjetorit, ambasadori Lu tha ndër të tjera se katër klane kriminale kontrollojnë vendin, duke përmendur emrat e Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës dhe Klement Balilit. 

  • Auditimi,Meta-zyrtarit bullgar:Të
    përmirësojmë performancën e KLSH

    Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov. Presidenti Meta priti në një takim të veçantë zotin Tzvetan Tzvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv