Politikë
-
Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe në qytetin bregdetar të Durrësit.
20 Gusht 2025, 15:17 -
Drafti ligjor/ ERE, ERRU, AKEP... nga të pavarura në agjenci autonome, jo më raportime Kuvendit. E kërkoi BE e OECD, qeveria: Analizë çdo institucioni
20 Gusht 2025, 13:48Agjencitë dhe entet rregullatore të pavarura do t’i nënshtrohen një riorganizimi thelbësor, ku pjesën më të madhe duke mos i lënë më tërësisht të pavarura, por duke i kaluar ato në varësi të ministrive përgjegjëse. 11 janë institucione që përmenden nga një raport i OECD/SIGMA, por lista mbetet për t'u përcaktuar nga qeveria. Drafti i ri me ndryshime në ligjin për administratën është hedhur për konsultim publik dhe parashikon riorgamizimin rrenjësor.
-
Partia e Lirisë ngre alarmin: Shqipëria po zbrazet për t’u kthyer në çiflig privat të kryeministrit Rama!
20 Gusht 2025, 12:54Zv/sekretarja e Përgjithshme e partisë, Brunilda Haxhiu, denoncon qeverinë, ngre shqetësimin për rënien e lindshmërisë, rritjen e moshës mesatare në vend dhe largimet masive pas mungesës së perspektivave në Shqipëri. E cilëson plan politik të organizuar nga kryeministri. Prezanton planin me 4 pika të PL-së
-
Shënjestron Nokën? Spaho-Alimehmetit: Në krye të punëve në PD ‘mjeshtri i ç’organizimit’! Duhen zgjedhje të ndershme, jo të manipuluara e të paracaktuara
20 Gusht 2025, 10:56Përplasje në PD mes Spahos e Nokës? Deputeti Spaho, në një reagim në rrjete sociale, thotë se PD ka nvojë për organizimin që i munon prej vitesh. Hedh gjithashtu akuza për manipulim të zgjedhjeve brenda partisë.
-
FOTOT/ Mjedise të reja për Muzeun e Forcave të Armatosura, Rama: Lidhin historinë me komunitetin
20 Gusht 2025, 10:24Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, të Tiranës, do t’i shtohen hapësira bashkëkohore, që do të lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja dhe të shkuarën me të ardhmen.
-
Drafti/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome
20 Gusht 2025, 08:03Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.
-
Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë bazuar në meritokraci, nuk mund të fitojmë
19 Gusht 2025, 22:45Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet.
-
Edi Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, reagon Gazment Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi
19 Gusht 2025, 20:07Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm. Në këtë rast gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin apo vendimet e qeverisë.
-
‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama kritika gjyqtarit Balliu: Po bien tavanet e muret, i duket normale se s’ka viktima (DOKUMENTI)
19 Gusht 2025, 18:11Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk do të vendoset në godinën e një pallati pa leje të konfiskuar nga qeveria, pasi një gjyqtar e quajti këtë zhvendosje jo të domosdoshme. Arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu është publikuar nga kryeministri Rama, i cili bën thirrje që qeveria e gjyqësorit të zgjohet.
-
Spiropali pret ambasadorin e BE-së Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe për thellimin e bashkëpunimit
19 Gusht 2025, 15:39Në prag të sesionit të ri parlamentar që nis në muajin shtator, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato
-
Belind Këlliçi duhet të thellohet ku ka gabuar/ Portali pranë Berishës vijon sulmet ndaj deputetit të zgjedhur, e krahason me Bashën
19 Gusht 2025, 15:00Në shkrim Këlliçit i kujtohet humbja e zgjedhjeve në Tiranë me një diferencë mbi 60 mijë vota ndaj Erion Veliaj, ndërkohë që shtohet se kjo është kuota me e ulët elektorale e përfaqësimit të PD-së në kryeqytet.
-
VIDEO/ Urrejtje dhe linçime, Berisha i pandryshueshëm
19 Gusht 2025, 14:27Nga Demeti e Pashko, deri tek Zogaj, Imami e Ceka, shumë figura janë përjashtuar njëri pas tjetrit, duke krijuar një cikël linçimesh që ka shoqëruar historinë e partisë.
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat/ Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit
19 Gusht 2025, 14:06Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ndoqi një aksion të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për lirimin e hapësirave. Ai apeloi që qytetarët dhe subjektet private të nisin t’i heqin vetë objektet që kanë zaptuar edhe lulishtet e qytetit, pasi aksioni siç theksoi nuk do të mbarojë derisa këto hapësira të kthehen në shërbim të komunitetit.
-
Berisha, nga farsa elektorale te eksportet: Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se nuk do i gëzojë! INSTAT gënjeu
19 Gusht 2025, 13:05Kryetari i Partisë Demokratike shënjestroi në konferencën e sotme atë që e cilësoi mashtrimin e qytetarëve me shifrat e ekonomisë shqiptare nga Qeveria dhe INSTAT, eksportet e vendit. Akuzon edhe kryeministrin Rama se i rriti 30 herë pensionin vetes, teksa pretendoi farsën elektorale duke shfaqur edhe pamje nga dy qendra të tjera votimi
-
Beteja e Andia Ullirit për mandatin, Kolegji pushon çështjen! Deputetja: Keqardhje për këtë drejtësi! Avokati ironizon: Sakrifikuan pushimet, tani në Kushtetuese
19 Gusht 2025, 11:49Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e deputetes demokrate të kësaj legjislature për qarkun e Durrësit, Andia Ulliri dhe nuk e legjitimon si palë paditëse, pas ankimimit të saj ku kërkon mandatin e deputetes si kandidate për zgjedhjet e 11 majit, nga kuotat gjinore për atë qark, mandat që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja, në listën e hapur
-
'Më falni, telefoni', Blushi i Metës lë në mes konferencën për shtyp për të hequr orën nga dora (VIDEO)
18 Gusht 2025, 21:48Prej kohësh, partia e Ilir Metës ka mbetur vetëm në dorë të Tedi Blushit. Aq sa dhe kur del në konferenca për shtyp, në seli nuk ka asnjeri tjetër, veç atij.
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Një tjetër 'mur kinez' ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 (VIDEO)
18 Gusht 2025, 16:48Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë, teksa ka postuar një video nga prishja e një lokali në Tiranë, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.
-
Vlora miraton në Këshill stadiumin e ri me 4 kulla, PD kundër: E mbushët qytetin me kulla! Dredha: Investimi i domosdoshëm
18 Gusht 2025, 15:47Këshilli Bashkiak i Vlorës i kaloi pronat shtetërore tek Korporata e Investimeve, e cila pritet të hapë garën për ndërtimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”. Demokratët kundërshtuan projektin pasi përpos stadiumit dhe Pallatit të Sportit do të ndërtohen 4 kulla. Ndërsa për kryebashkiakun investimi është i domosdoshëm pasi stadiumi ekzistues ka degraduar.
-
Blushi nga Partia e Lirisë: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg, dëshmi e kapjes totale të shtetit nga mafia!
18 Gusht 2025, 15:30Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Merr në mbrojtjen kryetarin e partisë, duke deklaruar se u rrëmbye dhe burgos si opozitar
-
Berisha: Zjarret, krim shtetëror! Shqipëria e çarmatosur nga mjetet, Rama përgjegjësi
18 Gusht 2025, 13:33Kreu i PD, Sali Berisha i quan zjarret me të cilat u përball vendi ynë si krim shtetëror. Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka njohur më parë zjarre kaq shkatërrimtaret, duke akuzuar se vendi u gjet i papërgatitur.