Politikë

  • Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, e ke cilësuar lirinë e medias një element mjaft të rëndësishëm për vendet aspirante për në BE, duke shtuar se liria e shprehjes është vlerë themelore në BE. Duke folur në Konferencë që po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Medias në vendin tonë, Hahn iu bëri thirrje gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të bëjnë të pamundurën për të shmangur vështirësitë e shumta me të cilat përballn mediat. VIDEO
  • Media, Rama: Shkelin të drejtat
    e njeriut nga mëngjesi në darkë

    Në ditën ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn u shpreh se mediat në Shqipëri dhe në rajon në bazë të raporteve janë pjesërisht të lira. I njohur për kritikat e shumta ndaj medias, Kryeministri u shpreh se media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj, por duhet të jetë më e përgjegjshme. VIDEO

  • Arben Ahmetaj: FMN nuk ikën, rritja
    ekonomike 6% në fund të mandatit 

    Ministri Arben Ahmetaj beson se rritja ekonomike e Shqipërisë në përfundim të mandatit të dytë do të jetë rreth 6%, ndërsa shprehet se misioni i FMN nuk largohet nga vendi.

  • Sot seanca plenare, interpelancë
    me ministren Mirela Kumbaro

    Kuvendi do të zhvillojë ditën e sotme seancën plenare të radhës, ku si çdo të enjte priten debate të forta mes palëve politike. Seanca pritet të nisë me interpelancë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Alket Hyseni. Përtej rendit të ditës, ku do të diskutohen disa projektligje e projektvendime të rëndësishme, deputetët do të diskutojnë dhe jashtë rendit të ditës 60 minuta. 

  • Task-Forca,pas FBI, zbarkojnë
    ekspertët gjermanë dhe italianë

    Pas mbërritjes së dy agjentëve të FBI, edhe dy ekspertë nga Italia do të zbarkojnë në Tiranë, për t’iu bashkuar Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkaq, një ekspertë nga Gjermania është akomoduar dhe ka filluar punën në Tiranë. Gjithashtu, pritet ardhja e një eksperteje nga Britania e Madhe. Të dhënat janë bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Brendshme. 

  • Task Forca, goditja e kokave
    të krimit fillon nga bankat

    Taksa Forca Speciale në nivel qendror, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, agjentët e FBI, ekspertët e Gjermanisë, Italisë dhe eksperten britanike, do të analizojnë informacionet e mbledhura rreth veprimtarisë së grupeve kriminale. Struktura e re do të përditësojë dhe mbledhë informacione të reja rreth botës së nëndheshme të krimit në Shqipëri dhe lidhjeve me politikën  VIDEO

  • I akuzoi vëllanë,Ndreu-Berishës:
    Pjella të shëmtuara të politikës

    Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me anë të një postimi në  rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigjur  ish-Kryeministrit  Sali Berisha, në lidhje me akuzat e bëra në adresë të vëllait, Paulin Ndreu, ku sipas Berishës ai ka pajisur me patentë Saimir Tahirin.

     

  • Ish-presidenti Nishani shfaqet
    krah Lulzim Bashës/FOTO

    Ish-presidenti Bujar Nishani me sa duket nuk do largohet nga politika, por ka zgjedhur të jetë aktiv. Në promovimin e librit “Sekretet e Luftës” të gazetarit Erald Kapri, është shfaqur në krahë të liderit të opozitës, Lulëzim Basha.

  • Yee: Shqipëria të nisë 'drejtësinë'
    atëherë SHBA do jetë e kënaqur

    Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990. 

  • 'Kanabisi',Rama publikon raportin:
    Ta lexojë kush lexon me mendjen e vet
    PDF/Raporti për kanabisn i publikuar nga Rama

    Kryeministri ka publikuar në Facebook, raportin e Ministrisë së Brendshme dhe atë të Guardia Di Financas sa i takon luftës kundër kultivimit të kanabisit.  FOTO

  • Reforma Zgjedhore, të premten
    mblidhet për herë të parë komisioni

    Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e premte në orën 11:00. Komisioni do bashkëdrejtohet nga Blendi Çuçi i Partisë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga mazhoranca dhe 9 nga opozita. Mbledhja e parë, e cila do zhvillohet të premten, do drejtohet nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

  • Strategjia për goditjen e krimit
    Haki Çako takon ekspertët e FBI 

    Prej pak ditësh ndodhen në Shqipëri dy përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar trafiqeve, terrorizmit dhe korrupsionit. Sot Jack Liao dhe Mark Newhouse kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. FOTO

  • 'CEZ', Balla:S'mund të mbyllet,
    ja politikanët që duhen hetuar

    Partia Socialiste ka vijuar edhe sot sulmet ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbylljes së aferës së CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taualnt Balla, tha se Prokuroria ka mbyllur skandalin më të madh korruptim pa e hetuar fare. Përmes një daljeje për media, Balla pyet se kush janë këta prokurorë që falin Berishën, Rulin, Boden, etj. pa i hetuar.  VIDEO

  • Buxheti i ARRSH dhe ndriçimi i
    rrugëve, Rama  sulmon LSI-në

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e buxhetit për rrugët nuk nguroi që të sulmonte LSI, e cila drejtoi ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e parë. 

  • “Ditët e medias”, komisionari Johanes
    Hahn mbërrin nesër në Shqipëri

    Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn mbërrin nesër në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të Komisionit Europian mbi “ditët e medias” qe do të zhvillohet në Hotel Plazza. 

  • Dialogu me Greqinë, Bushati:
    Disa çështje janë afër zgjidhjes

    Pasi ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur jashtë ambienteve në Kuvendit për angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj Greqinë.  VIDEO

  • Deputetja e PS, Klotilda Bushka:
    Basha s'flet për Agron Kapllanaj

    Deputetja e Partisë Socialiste ka reaguar, duke thënë se Basha ka 6 ditë që nuk reagon për Agron Kapllanaj, Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës. Bushka tha se, Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin, dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dytën herë.  VIDEO

  • Aksioni i ujit,Rama:Ja ndryshimi
    nga ai i energjisë, paguani

    Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të fillojnë të paguajnë ujin e pijshëm, pasi do penalizohen. Ndryshe nga aksioni i energjisë elektrike, Rama tha se nuk do të kërkohet asnjë borxh i mëparshëm, por vetëm që qytetarët të fillojnë të paguajnë tani e tutje. Rama foli dhe për debatin e hapur ditët e fundit, pas paralajmërimin se do të mbyllë puset e paligjshme, duke thënë se është krijuar një konfuzion.

  • PD dhe LSI-Metës: Deklasifiko
    diskutimet për drogën në Këshill

    Partia Demokratike dhe LSI i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016 për kanabisin.  VIDEO

  • PD braktis ‘Sigurinë’,nuk voton
    buxhetin për Ministrinë e Brendshme

    Anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga Komisioni i Sigurisë. Pas debateve të ashpra mes palëve, anëtarët e djathtë kanë lënë mbledhjen përpara votimit. Komisioni pritet të votojë në mbledhjen e ditës së sotme buxhetin për Ministrinë e Brendshme. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv