Politikë

  • Sot, një shekull më vonë, duket se situata nuk ka ndryshuar shumë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duket se kanë marrë në dorë fatet e vendit, por kësaj here pro shqiptarëve dhe jo kundër ndonjë pushtuesi, por ndaj klasës së korruptuar politike të 27 viteve të fundit.
  • Letra/Qytetarët e Vlorës: Gruaja
    e Bashës kushërirë e Habilajve

    Deputeti socialist në qarkun e Vlorës, Fate Velaj, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha, si të lidhur me grupin kriminal Habilaj. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Velaj lexoi letrën e qytetarëve të zonës së tij elektorale, ku zbuloi disa të dhëna të pa publikuara më parë.  VIDEO

  • Xhaçka: Shqipëria do përmbushë
    të gjitha detyrimet ndaj NATO-s

    Ministeriali i NATO-s, në nivelin e Ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 Nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO-s kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë.Gjatë dy ditëve të takimit, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologë të vendeve anëtarë të NATO-s. Gjithashtu, Ministrja mbajti fjalën e saj në emër të Qeverisë Shqiptare, mes të tjerash në takimet e nivelit të lartë si: Këshilli i Atlantikut të Veriut apo takimi i Ministrave të Mbrojtjes në kuadrin e luftës kundër ISIS, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. VIDEO  FOTO

  • Endri Fuga akuza opozitës:Garë se
    kush e shan më shumë Shqipërinë

    Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga i cilëson si të turpshme reagimet e opozitës në seancën e sotme plenare. Ai thotë se shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën.

  • Mediu mesazh të fortë deputetëve:
    S’jemi zotër, duhet të reflektojmë

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka befasuar me deklaratën e mbajtur në seancën e sotme plenare. Përtej një politikani, Mediu iu ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij të reflektojnë të paktën si qenie njerëzore, teksa ka folur për pronat.  Ai tha se është kundër çdo lloj ligji që vjen në Kuvend dhe që mohon të drejtën e pronarëve. 

  • Presidenti i Pulias:Tirana ndryshe 
    Veliaj nga më të mirët në Europë

    Bashkia e Tiranës dhe Rajoni i Pulias do të shtojnë bashkëpunimin midis tyre në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm.  VIDEO

  • Debati në Kuvend,Berisha-Ruçit:
    Thirre Ramën të vijë tani këtu! 

    Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të thërrasë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi ndodhej në takim me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin doli dhe në konferencë për media. Mungesa e tij duket se është ndjerë nga ish-kryeministri, i cili ka kërkuar të sillet menjëherë në seancë. VIDEO

  • Takimi i Kretës,PDIU-Bushatit:
    Zgjidh çështjen çame, detyrim 

    PDIU ka reaguar pas takimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me homologun grek, Kotzias. PDIU i bën thirrje ministrit Bushati të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi këtu çështjet më pak të trajtuara deri më sot, si ajo çame dhe ligji i luftës.

  • Rudina Hajdari-politikanëve:Në
    ç’derexhe jeni katandisur?!

    Vajza e Azem Hajdarit ka mbajtur një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Rudina Hajdari bëri thirrje për ndryshim, duke thënë se Shqipëria po shkatërrohet nga kjo qeveri e drogës. Duke u ndalur të rasti i Saimir Tahirit, Hajdari deklaroi se ai duhet të përballet me gjykatën dhe të tregojë aty se ka të drejtë, ndërsa e cilësoi atë thjesht një viktimë të këtij sistemi.  VIDEO

  • Berisha:Skenarët e Ramës të
    frikshëm, zero interes kombëtar

    Akuza të forta kanë ardhur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Edi Ramës, teksa e quajti këtë të fundit si kryeministrin me zero interes kombëtar. Berisha tha se as nuk mund ta imagjinojë çfarë skenarësh është në gjendje të bëjë Rama, vetëm që në vend të drejtojë krimi e bandat. Sipas tij, drjetësia është mbërthyer si kurrë më parë nga krimi dhe është paralizuar nga narkoshteti. VIDEO

  • Milanoviç këshilltar i Integrimit?Ja
    si ia kthen Rama gazetarit të huaj

    Kryeministri Edi Rama doli sot para gazetarëve vendas e të huaj, gjatë një konference me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Ndër të tjera, kryeministri Rama u pyet nga një gazetar i huaj, korrespondent në Bruksel, nëse ka emëruar këshilltar për integrimit, ish-kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili u hetua për korrupsion. 

  • Hashim Thaçi në Kukës, ndan
    "Urdhrin e Lirisë” për qytetarët

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Kukës, në shenjë falënderimi, siç tha Thaçi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për qytetarët e Kosovës.
    FOTO

  • Shegë apo drogë? Meta në
    humor, Vasili fyen Ramën

    Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar së fundim në Facebook një fotografi, ku shihet në shoqërinë e humoristit Bes Kallaku, duke mbajtur një shegë në dorë.  “Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme”, - shkruan Meta duke nënkuptuar gjyshen e Kallakut, të cilën aktori e ka bërë gjithashtu një personazh të rrjeteve sociale me postimet e shpeshta.

  • Rama: Hapni negociatat! Hahn:
    Presim Vettingun, duam fakte

    Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por Brukseli kërkon nga Shqipëria rezultate nga Vettingu që në Janar.  VIDEO

  • Rama me Hahn:Nis faza e dytë
    e luftës ndaj krimit e drogës

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama tha se tashmë ka nisur procesi i Vettingut në vendin tonë, një element ky i kërkuar nga BE për hapjen e negociatave.  VIDEO

  • Dashuri apo urrejtje për veriorët
    Rama debat me komentuesin

    Gjatë postimit që ka bërë sot në mëngjes, lidhur me rehabilitimin e liqenit të Pukës, kryeministri Edi Rama, si zakonisht ka debatuar me një komentues në rrjetin social Facebook, ku si zakonisht është mjaft aktiv, siç e ka pranuar edhe vetë në disa dalje televizive.

  • Ekonomia, divergjencat e çiftit Meta
    Presidenti: Rritje! Kryemadhi:Kolaps

    Por ndërkohë, bashkëshortja e Presidentit, Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se nuk ndan të njëjtin mendim me numrin 1 të vendit.

  • "Butrinti", Kumbaro: Nuk është
    detyrim konsultimi me UNESCO

    Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. VIDEO

  • Debati/Vokshi bllokon foltoren
    Ruçi:Po më detyroni të ... / VD 

    Kanë nisur debatet mes palëve në seancën e sotme plenare, menjëherë pas interpelancës me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka dalë në foltoren e Kuvendit, por i është ndërprerë fjala menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.  VIDEO

  • Bushati pret Hahn: Të vendosur
    për çeljen e negociatave

    Ministri Ditmir Bushati u takua në mëngjes koisionerin për politikën e fqinjësisë së mirë Johannes Hahn. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv