Politikë
-
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Berisha theksoi se duke nisur nga kjo e enjte do të nisë qëndresa e opozitës në parlament.
18 Tetor 2023, 18:52 -
Fillon implememtimi i marrëveshjes për transferimin e shqiptarëve të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri
18 Tetor 2023, 17:10Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka zyrtarizuar me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri.
-
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03Deputetja socialiste, ish Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është zgjedhur me votim unanim si Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE)
-
Kuvend/ Seancë e posaçme për presidentin kroat Milatoviç: Kroacia do mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin evropian
18 Tetor 2023, 15:35Kuvendi mbajti sot një seancë të veçantë plenare në nder të presidentit kroat, Zoran Milatoviç me rastin e vizitës së tij shtetërore në Tiranë
-
Punësimi i detyruar, 30 deputetë të PD në krah të studentëve të mjekësisë, çojnë ligjin në Kushtetuese
18 Tetor 2023, 14:1330 deputetë të Rithemelimit dhe të grupit të Gazment Bardhi kanë dalë krah studentëve të mjekësisë dhe kanë çuar ligjin që u mban peng diplomat në Gjykatën Kushtetuese
-
Kumbaro pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit: Shqipëria pret 40 ministra europianë të turizmit në pranverë
18 Tetor 2023, 13:50Nga Uzbeksistani, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se Shqipëria tashmë zyrtarisht, do të jetë vendi pritës i mbledhjes së 70−të të Komisionit Europian të Organizatës Botërore të Turizmit e cila do të mbahet në pranverë, nën kornizën e edicionit të dytë të FESTA − Forum of Environmental and Sustainable Tourism in Albania
-
Zhupa propozim te ‘Ligjet’: Gazetarët të mbrohen si policët nëse dhunohen! PS e rrëzon: S’janë punonjës shteti
18 Tetor 2023, 13:16Komisioni për Çështjet Ligjore rrëzoi sot me shumicë votash propozimet e tre kolegëve të opozitës, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe Ina Zhupa, për disa ndryshime në ligjin 7895, të “Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”. Demokrati Bylykbashi e braktisi mbledhjen që në krye të herës ndërsa pavarësisht argumenteve të deputetes Xhixho, propozimet u rrëzuan me 14 vota kundër.
-
Prioritetet e agjendës në Kuvend, Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste
18 Tetor 2023, 12:41Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist, ku siç mësohet u vendosën prioritetet e aktivitetit parlamentar. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se grupi socialist do të adresojë në Kuvend sfidat me natyrë politike, ekonomike, sociale, dhe jo vetëm.
-
Procesi integrimit, Milanoviç: Shqipëria ka bërë përparim, por BE s’ka reflektuar
18 Tetor 2023, 12:35 -
-
-
VIDEO/ Pjesëmarrësit e Samitit të Procesit të Berlinit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda
18 Tetor 2023, 10:58Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga kryeministri Edi Rama.
-
Masakra në spitalin në Gaza, Rama: Tronditëse, të provohet autorësia e sulmit! Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike krah Izraelit
18 Tetor 2023, 10:23Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në spitalin në Gaza i cili la mbi 500 të vdekur. Ai kërkon hetim të ngjarjes për nxjerrjen e autorëve duke theksuar se kjo është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i shteteve të botës demokratike.
-
VIDEO+FOTO/ Nga vizita te zyra Ramës, turi te Piramida dhe dhurata e veçantë, çfarë s’u pa nga ardhja e Macron në Tiranë
18 Tetor 2023, 09:22Për herë të parë një president francez vizitoi Shqipërinë, që prej 101 viteve marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama e cilëson historike ardhjen e Emmanuel Macron në Tiranë.
-
Rama i përqendruar te telefoni, Scholz ngatërron rrugën te shkallët e Kryeministrisë
18 Tetor 2023, 09:04Në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, kancelari gjerman Olaf Scholz u ngatërrua në tapetin e kuq të vendosur para Kryeministrisë, një moment që është kapur në kamera
-
Milanoviç në Tiranë: Serbia përkrahu sulmin me armë në Kosovë, reagimi i BE s'ishte i duhuri! Begaj: Negociatorët duhet të kenë një qasje të re në dialog
18 Tetor 2023, 08:53Kosova u kthye në kryefjalën e konferencës së përbashkët të presidentit Bajram Begaj me homologun kroat, që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Zoran Milanoviç tha se Serbia përkrahu sulmin e armatosur në veri të Kosovës dhe nuk mori përgjigjen e duhur nga BE
-
Shehi për Report Tv: Macron po i bën presion Kosovës me liberalizimin e vizave! Analisti Burimi: Franca provokon, po i hedh benzinë zjarrit në Ballkan
17 Tetor 2023, 19:12Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, deputeti Dashamir Shehi, tha se ky është një lloj paralajmërimi e presioni për të dyja palët. Por sipas Shehut pasi të kryhet një hetim në lidhje me atë që ndodhi më 24 shtator, ku u vra efektivi kosovar Afrim Bunjaku nga terroristët serbë, ky pretendim i Francës do të bjerë
-
VIDEO/ Miqësorja Shqipëri-Bullgari, Rama ndjek ndeshjen nga tribuna në 'Air Albania'
17 Tetor 2023, 18:24Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë kombëtaren shqiptare edhe në miqësoren përballë Bullgarisë.
-
Ministri i Drejtësisë vizitë zyrtare në Londër: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve
17 Tetor 2023, 18:12Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u nis sot për një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut Lordit Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk.