Sociale

  • Mund tju duket çudi por është e vërtetë. Një prej fustaneve të divës me famë botërore Beyonce është ndaluar në doganë. Fustani i përbërë nga lëkura e një kobre, i planifikuar për tu veshur në një nga koncertet e këngëtares gjatë turit të saj botëror është bllokuar në doganën portugeze dhe rrezikonte që të mos arrinte në kohën e duhur për koncertin.
  • Fatkeqësia e avionit të zhdukur
    reporteri qan në transmetim Live

    Fatkeqësia e aeroplanit malajzian BOEING 777 ka prekur jo vetëm familjarët e pasagjerëve që ndodheshin në avion, por edhe gazetarët e reporterët që transmetuan këtë lajm. Një reporter kinez që raportonte nga Malajzia filloi të qante në transmetim Live. VIDEO

  • Agjentët e Shërbimit Sekret
    të Obamës gjenden të dehu

    Tre agjentë të Shërbimit Sekret të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u pezulluan për arsye disiplinore, gjatë vizitës së Obamës në Amesterdam. 'Washington Post' raportoi se 3 agjentët ishin të dehur kurse njëri prej tyre u gjet i shtrirë në korridor.

  • Infermierja akuzohet pasi luante
    kukafshehti në krevatin e pacientit

    Një infermiere është pushuar për sjellje të keqe pasi luante kukafshehti me pacientin dhe ishte fshehur në shtratin e tij. Sarah-Anne Baldwin, 46 vjeç, ishte fshehur poshtë çarçafit ndërkohë që pacienti ishte në krevat.

  • FOTOLAJM/Ja ku përfundon
    makina kur ecni me shpejtësi

    Një makinë luksoze u rrëzua në një kanal të ngushtë mes hapësirës së pallatit dhe trotuarit në rrugën Oxford në Londër. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, pasi makina humbi kontrollin dhe përfundoi në ngushticën nën nivelin e rrugës. FOTO

  • Boksierët surprizojnë të dashurat
    e tyre duke i propozuar në ring

    Dy boksierë Wellsianë kanë suprizuar të dashurat e tyre dhe gjithë të pranishmit në arenën e boskit në hotelin Copthone, në qytetin e Kardifit, duke u propozuar për martesë të dashurave të tyre. FOTO

  • Austri, shpenzon 660 mijë euro
    për aparatin fotografik

    Një sipërmarrës japonez i quajtur Terukazu Fujisawa, ka shpenzuar 660 mijë euro për një aparat fotografik. Por ky që shohim në pamje nuk është një aparat i zakonshëm, por është i vetmi aparat në botë, që ka qenë në Hënë dhe më pas e kanë rikthyer në tokë.

  • Kinë, Mishel Obama performon: “Tai Chi"

    Gjatë vizitës së saj në Pekin zonja e parë e Amerikës Michelle Obama është  fotografuar duke performuar “Tai Chi” së bashku me studentët kinezë. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ajo është shfaqur duke u argëtuar  me sportin e "Ping-Pongut", një ndër  sportet më të

  • Nepal, si rrezikohet jeta për të
    mbledhur mjaltë në Himalaje 

    Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim mbledhjes së lashtë të mjaltit në malet e Himalajave. Burrat e një fisi i cili jeton pranë malit rrezikojnë jetën duke mbajtur ekuilimrin mbi litarë dhe shkallë për të mbledhur mjaltin nga zgjojet më të mëdha të bletëve në botë.

  • Foto mbresëlënëse të mamasë dhe
    vajzës 4 vjeçare gjatë jogës

    Joga është një nga sportet më të preferuara të momentit jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë. Gjithmonë e më shumë po i jepet rëndësi jogës si një formë për të qetësuar mendjen dhe shpirtin. Instruktorja e jogës Laura Kasperzak ka ndarë disa foto mbresëlënëse me miqtë e saj në “Instagram”.

  • Zonjat më të suksesshme në fushatën
    e “M&S”, mes tyre këngëtarja Rita Ora

    Rita Ora, Annie Lennox, Baroness Lawrence dhe Emma Thompson nuk janë vetëm gra të suksesshme në fushën ku operojnë. Ato janë përzgjedhur nga kompania “M&S” për fushatën më të fundit promocionale. Më 31 mars do të lançohet kjo fushatë e re “Zonjat drejtuese”, ku përfshihen gra britanike të suksesshme me prejardhje dhe profesione të ndryshme.

  • Papa Franceskut i dërgojnë Kokainë
    të fshehur në prezervativë

    Autoritetet kanë zbuluar në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani 340 gramë Kokainë të fshehur në një kuti me 14 prezervativë .Kokaina ishte dërguar nga Amerika e Jugut dhe destinacion zyrën postare të Vatikanit.

  • VIDEOLAJM/Si ndryshojnë stinët
    brenda minutave në Holandë

    Shkrirja e akujve ka sjellë një çekuilibrim të stinëve dhe kushteve atmosferike përgjatë viteve të fundit. Kjo dukuri është vënë re edhe në Holandë. Është vërtetë impresionuese se si stina e Pranverës brenda pak sekondave i lë vendin Dimrit dhe anasjelltas. VIDEO

  • Pilotët luftarakë bëjnë foto
    'selfie' gjatë manovrave në ajë

    Gjatë kohës që një pilot norvegjez luftarak ishte duke u stërvitur në disa metra lartësi, ai ka kthyer aparatin nga vetja dhe ka realizuar një foto 'selfie'.

  • Shkencëtarët zbulojnë të ndërtojnë
    imazhin e fytyrës nëpërmjet ADN

    Shkencëtarët besojnë se provat e ADN-së të gjetura në vendin e krimit mund të përdoren në të ardhmen për të krijuar imazhin e të dyshuarve për vepra penale. Ky zbulim mund të përdoret edhe për të parashikuar tiparet e fytyrës të paraardhësve, origjinën e tyre.

  • Ja cilat janë 6 gjërat
    që nuk duhet të bëni

    Gjithsecili bën një listë të gjërave që duhet të bëjë apo që nuk duhet të bëjë, dhe kjo për të na mbajtur të fokusuar rreth atyre gjërave që të na japin sa më shumë sukses. Duke pasur një listë të tillë, gjërat janë më të thjeshta dhe në fakt mund të jetë më efektive. Kështu që, ja cilat janë 6 prej gjërave që nuk duhet të bëni sot.

  • Klintonat me foto
    selfie në rrjetet sociale

    Gruaja e ish-presidentit, Bill Clinton, që ndoshta do të jetë ajo që do të drejtojë SHBA-në pas 2016, nuk i ka shpëtuar trendit të fundit të fotografive, atë të selfie.
     

  • Çiklisti përfundon udhëtimin
    epik prej 14 mijë milje në 9 muaj

    Një 26-vjeçar feston sot përfundimin e një udhëtimi epik me biçikletë. Ed Cox ka udhëtuar 9 muaj me biçikletë dukë përshkruar 14 000 milje rrugë duke nisur nga Bristol i Australisë dhe vetëm sot shkeli vijën e finishit aty ku e nisi, në qytetin e tij. 

  • FOTOLAJM/Në Kosovë shpëtohen
    tre këlyshë ariu të murrmë

    Tre këlyshë ariu janë shpëtuar në Kosovë, pasi mbaheshin ilegalisht në robëri. Tre të vegjlit, gati 1-muajsh, u gjetën në dy shtëpi të ndryshme në qytetin e Pejës, dhe besohet se janë lindur nga e njëjta arushë-nënë, për të cilën nuk ka asnjë të dhënë.

  • Kinë, Ekspozohet filxhani shekullor
    500 vjeça

    Korporata ndërkombëtare Sotheby ka ekspozuar një filxhan vere 500 vjeçare, i cili pritet të shitet për 25-38 milionë dollarë kur të dalë në ankand më 8 prill.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv