Sociale
-
Krocera “La belle dell Adriatik” sjell 167 turistë të huaj, pjesa më e madhe e tyre francezë. Ndalesa e parë është Vlora e mandej turistët do të vizitojnë Beratin e Apoloninë gjatë qendrimit në vendin tonë.
29 Shtator 2023, 10:34 -
Universiteti i Tiranës në fund, renditet i 677-ti nga 688 universitetet më të mira në Evropën Jugore
29 Shtator 2023, 09:03Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve në Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.
-
Tempereturat do të rriten lehtë në mëngjes... parashikimi i motit për sot
29 Shtator 2023, 07:30Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në zona të izoluara në qendër dhe Jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në Juglindje
-
Inaugurohen 3 godina arsimore në Berat, Bashkimi Europian 180 mijë euro për restaurimin
28 Shtator 2023, 18:43Në qytetin e Beratit janë inauguruar rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, rehabilitimi i kopshtit në fshatin Morave dhe rikonstruksioni i Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda në qytetin e Beratit.
-
Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data
28 Shtator 2023, 17:56Rruga nga Tirana drejt Peshkopisë do të qëndrojë e bllokuar për dy ditë duke filluar nga nesër. ARRSH njofton nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës në datat 29 dhe 30 shtator, aksi nga “Fundjavë Ndryshe” te “Shkalla e Tujanit” do të shtrohet me asfalt.
-
Maturantët orientim drejt arsimit profesional, Stiveni punon pa mbaruar ende shkollën! ‘Hoteleri Turizmi’ dega me mundësi punësimi
28 Shtator 2023, 17:43Të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt arsimit profesional, pasi aty punësimi është më i sigurt. Dega e Hoteleri-Turizmit duket se është më e pëlqyera e momentit. Report Tv sjell historinë e Stivenit i cili hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë kuzhinier, dhe iu fut degës së guidave turistike ku është punësuar para se të përfundojë arsimimin
-
'The Travel': Shqipëria, vendi që të magjeps me ngjyrat e gjalla të vjeshtës
28 Shtator 2023, 16:58Evropa shpesh vlerësohet për vendet e saj të bukura, historinë e gjatë të zhvillimit njerëzor, monumentet ikonike dhe kulturat e ndryshme.
-
Shqipëria merr presidencën e Rrjetit të Enteve Rregullatore
28 Shtator 2023, 16:56Për herë të parë Shqipëria mori presidencën e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të cilin do ta mbajë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. Pjesë e Asamblesë së 22-të të enteve rregullatorë që u organizua për herë të parë në Tiranë ishin dhe përfaqësues të platformave Tik Tok dhe Facebook, të cilët apeluan kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.
-
Korçë/ Fermerët shqiptarë dëmtohen nga misri serb i importit! Eksperti: Prodhimi 45 mijë tonë misër, çmimi nën kosto
28 Shtator 2023, 16:49450 mijë ton misër janë prodhuar këtë vit në vendin tonë. Një sasi shumë herë më e lartë se vitet e kaluara. Edhe pse prodhimi vendas i mbulon nevojat e tregut, sërish fermerët nuk dalin me fitim! Eksperti Kostandin Hajkola tha se grumbulluesit importojnë misrin serb me çmim të lirë dhe pa vlera proteinike
-
Panairi i 16-të, rikthehet festa e ëmbëlsirave në Maliq! Ekspozohen mjalti dhe prodhimet bio të zonës
28 Shtator 2023, 15:44Është rikthyer për të 16-tin vit rradhazi Festa e Ëmbëlsirave në Maliq të Korçës. Krahas prodhimeve bio dhe ëmbëlsirave gatuar nga duart e amvisave të zonës, panairit festiv këtë vit nuk i mungoi as kulaci i njohur i traditës apo edhe petaniku tradicional.
-
Punimet në rrjet, OSHEE publikon oraret dhe zonat në Tiranë që do mbeten pa energji elektrike
28 Shtator 2023, 08:47Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se sot disa zona të Tiranës, do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.
-
Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave, si parashikohet moti për sot
28 Shtator 2023, 07:47Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
-
‘Një nga ne’/ Rrugëtimi i ri i Doreada Mios në Report Tv, sfidat dhe jeta midis Tiranës dhe Beogradit
27 Shtator 2023, 20:35“Klinika 24” është emisioni që e identifikon. Sfidë për Doreada Mion nuk do të jetë vetëm përzgjedhja e temave të emisionit, por edhe jeta e ndarë midis Tiranës dhe Beogradit.
-
Dukagjin/ Memorial në kujtim të 7 martirëve katolikë! Familjarët: Bënë qëndresë të jashtëzakonshme
27 Shtator 2023, 17:477 martirë të Kishës Katolike, ekzekutuar nga regjimi komunist sot nderohen në Dukagjin. Memoriali u inaugurua nga Monsinjor Angelo Masafra dhe Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
-
'Fshati nuk ka kazanë!' Banorët e Ormanit në Maliq hedhin plehrat në shtratin e lumit Devoll! Report Tv tregon ndotjen alarmante
27 Shtator 2023, 17:28Banorët e fshatit Orman në Maliq i hedhin mbetjet urbane në lumin Devoll, duke krijuar ndotje alarmante. Ata shprehen se në fshatin e tyre nuk ka kazanë për plehrat dhe bashkia nuk i pastron asnjëherë pirgjet që gjenden kudo e për më tepër në brigjet e lumit.
-
Shpopullimi, Kisha katolike në Shkodër: Shqiptarët po emigrojnë pasi pasuritë e vendit janë përqendruar në pak duar
27 Shtator 2023, 15:51Dom Artur Jaku i kishës katolike në Shkodër ngriti shqetësimin e madh të shpopullimit të vendit. Ai tha se plaga e emigrimit është më e madhe në veri të vendit. Shkaku kryesor, thekson kleriku, është pabarazia: Pasuritë e vendit sot janë përqendruar në duart e pak njerëzve.
-
Breshëri dëmton mollët, fermerët e Maliqit në protestë: Kemi humbur mundin e jetës! Mbështetje 0 nga qeveria, e njëjta situatë çdo vit
27 Shtator 2023, 14:32Qindra hektarë tokë e mbjellë nga fermerët e fshatit Burimas, në Maliq ka përfunduar e dëmtuar nga reshjet e fundit të breshrit në masën 70 % deri në 100%. Fermerët dolën në protestë duke i kërkuar pushtetit vendor mbështetje pasi sipas tyre kanë ë mundin e një jete të tërë.
-
Pallati në Yzberisht pa drita që në mëngjes, OSSH në terren
27 Shtator 2023, 13:55Prej mëngjesit të sotëm, një pallat në zonën e Yzberishtit ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në linjë e tensionit të mesëm.
-
Kopshti ‘Hojëzat’ në Njësinë 8 çel dyert për 120 fëmijë, Veliaj: Shqipëria, vend i mundësive! Në tetor hapim Piramidën
27 Shtator 2023, 12:02Pranë shkollës së re 9-vjeçare “Kiço Blushi”, e ndërtuar një vit më parë nga Bashkia e Tiranës, ka çelur dyert edhe një kopësht i ri.
-
Tiranë, Veliaj nis rehabilitimin e ‘lagjes së korçarëve', merr dakordësinë e banorëve të ngushtojnë oborret për të hapur rrugën
26 Shtator 2023, 23:02Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e bllokut të banimit në Rr. “Nikollë Mekjashi” në Njësinë 1, e cila kryqëzohet nga “Kostandin Shpataraku”, “Minella Karajani” dhe “Bajazit Shehu”.