Sociale
-
Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994.
30 Dhjetor 2021, 16:44 -
Zbulohen dy këngëtarët e famshëm që do performojnë në koncertin e ndërrimit të viteve në Tiranë
30 Dhjetor 2021, 15:45Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy super artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.
-
Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës
30 Dhjetor 2021, 13:08Autoritetet shtetërore premtuan ta rikonstruksionin, por edhe një vit e gjysmë më pas, ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është një gërmadhë me plehra. Në të janë strehuar familjet në skamje, ndërsa për Report Tv autoritetet thonë se në godinë do vihet dorë në nisje të vitit të ardhshëm.
-
Certifikohen 443 kursantë të Akademisë së Sigurisë! Kristiana, kursantja më e mirë e Akademisë, sot police! Nano: Mos zgjidhni rrugën e shkurtër, por të drejtë
30 Dhjetor 2021, 10:36443 kursantë të Akademisë së Sigurisë u certifikuan për Patrullën e Përgjithshme. Më e mira mes tyre është Kristiana Sheqi, e cila e ka pasur ëndërr që në vegjëli. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, inkurajoi efektivët e rinj për përkushtim dhe kryerje të çdo veprimi bazuar mbi interesat e vendit
-
Në prag të Vitit të Ri, efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë festojnë me fëmijët në nevojë
30 Dhjetor 2021, 09:42Në prag të këtij Viti të Ri, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë zgjedhur të festojnë me fëmijët në nevojë.
-
VIDEOLAJM/ Tirana , Fieri e Vlora zgjohen të mbuluara nga mjegulla
30 Dhjetor 2021, 08:47Qyteti i Tiranës dhe ai i Fierit janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara nga mjegulla e dendur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
-
Vranësira e ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
30 Dhjetor 2021, 07:22Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.
-
Vendimi i qeverisë për shpërblimin për festat e fundvitit, KPA: Nuk kemi fonde
29 Dhjetor 2021, 21:48Kolegji i Posaçëm i Apelimit thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave për shpërblimin financiar të fundvitit nuk mundësohet për gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë, pasi është përcaktuar të jepet nga fondi i pagave të vitit 2021, i cili ka qenë i pamjaftueshëm
-
Xhemollari në ‘Studio Live’: Në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, 3500 të bllokuara në 2021! Janë tre elementë kryesorë, ja si mund t’i dalloni
29 Dhjetor 2021, 18:55E ftuar në studio ishte inspektorja Ilda Xhemollari nga Inspektorati Shtëtëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Ajo deklaroi se në treg ka ende lodra të pasigurta për fëmijët, por përqindja më e madhe e tyre janë të sigurta.
-
'Çmime të kripura' për dhuratat e fundvitit, më shumë blejnë pensionistët: Bonusin që marrim nga qeveria e shpenzojmë për nipërit e mbesat
29 Dhjetor 2021, 17:35Çmimet e larta kanë bërë që shumë shqiptarë të mos i blejnë ende dhuratat për festat e fundvitit. Blerësit më besnikë janë pensionistët, të cilët bonusin e fundvitit kanë zgjedhur ta shpenzojnë për nipërit dhe mbesat.
-
Masa të reja anti-COVID, nga 2 janari shqiptarët mund të shkojnë në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ
29 Dhjetor 2021, 15:59Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj. Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
-
'Mirënjohja e Qytetit' për Kryqin e Kuq Shqiptar, Veliaj: Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën
29 Dhjetor 2021, 13:18Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi.
-
Banorët e Postribës në protestë, bllokojnë rrugën: Uji që na vjen në çezma s’është as për bagëtinë! Detyrohemi ta blejmë! Administratori: Problem sa herë ka shi
29 Dhjetor 2021, 12:07Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative Postribë kanë protestuar duke bllokuar rrugën pranë Urës së Mesit. Shkak i protestës është bërë uji i pijshëm i cili është tej mase i ndotur
-
Emigrantët vijnë në Shqipëri për të festuar ndërrimin e viteve, fluks në Portin e Vlorës
29 Dhjetor 2021, 10:39Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.
-
Fluks qytetarësh në pikën kufitare Morinë, shkak festat e fundvitit! Ngrihet qendra shëndetësore për verifikimin e certifikatës së COVID-19 dhe marrjen e vaksinës
29 Dhjetor 2021, 09:50Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë ndërkohe që në pikën kufitare Morinë është instaluar një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit.
-
Paditë për divorc, afërsisht një e katërta e çifteve përfundojnë të ndarë në Shqipëri! Janë gratë që po lënë burrat
29 Dhjetor 2021, 07:40Afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur.
-
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
29 Dhjetor 2021, 07:21Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri pas mesnatës kur moti përmirësohet gradualisht. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.
-
Mitsotakis 'dhuratë' për emigrantët shqiptarë në Greqi, shtyhen lejet e fundvitit deri më 30 mars
28 Dhjetor 2021, 20:58Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri një "dhuratë" të gjithë emigrantëve në Greqi që iu skadon leja e qëndrimit më 31 dhjetor të 2021.
-
Mirënjohje për Shoqatën Ryder në Durrës, një çerek shekulli në mbështetje të sëmurëve terminalë (FOTO)
28 Dhjetor 2021, 20:19Të sëmurët terminalë dhe familjarët e tyre në Durrës kanë gjetur prej 25 vitesh mbështetje profesionale dhe njerëzore në grupin e asistencës së Shoqatës Ryder Albania
-
Kamioni dëmtoi linjat e tensionit të lartë në Shijak-Vorë dhe Mëzes-Valias, rregullohet defekti
28 Dhjetor 2021, 15:35Rrjeti elektrik i tensionit të lartë pësoi sot gjatë mesditës dy goditje nga subjekte private, duke sjellë stakim të energjisë në linja dhe disa nën stacione në autostradën Tiranë-Durrës
