Sociale
-
Rreth 400 mijë pula kanë ngordhur në tre pularitë më të mëdha të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga burime të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe Drejtorisë së Bujqësisë. Ato janë prekur nga një virus i rrezikshëm që po qarkullon prej dy javësh. Për sa kohë ky virus është në qarkullim nuk rekomandohet konsumimi i mishit të pulës dhe vezëve.
16 Mars 2022, 11:37 -
Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
16 Mars 2022, 07:34Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
-
Lënë mësimin, studentët e Shkencave Sociale dalin në protestë: 'Pakti për Universitetin' nuk u realizua! Edhe te 'Shkencat e Natyrës' pati bojkotim të leksioneve
15 Mars 2022, 15:55Studentët në Tiranë pretendojnë të rikthejnë sërish protestën e vitit 2018 pasi sipas tyre “Pakti për Universitetin” nuk është zbatuar. Shkencat Sociale bojkotuan mësimin të martën dhe njoftuan se do t’i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimeve.
-
Big Market dorëzon çelësat e apartamentit fitues të Shorteut të Madh
15 Mars 2022, 20:05Gjatë ndërrimit të viteve, Big Market organizoi Shorteun më të madh në Shqipëri me plot 2022 çmime dhe kupona për blerje falas. Çmimi kryesor ishte një apartament 2+1 në Tiranë dhe fati këtë vit ishte me Alketën nga Lezha.
-
As nuk flet dhe as nuk dëgjon zhduket 23-vjeçari Llazar Palla! Vëllai në ’Pa Gjurmë’: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira
15 Mars 2022, 18:52Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.
-
La bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 'Pa Gjurmë' gjen në Tiranë 23-vjeçaren: Mora atë që desha! Nëna: Kthehu për fëmijët, të kemi falur
15 Mars 2022, 18:44Lë bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin në Tiranë. Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti në zonën e Laprakës Esmeralda Pura. 23-vjeçarja u zhduk nga dogana e Qafë Thanës më 13 korrik të vitit 2021.
-
FOTO/ Ja sa protestues janë ngritur sot në Tiranë kundër rritjes së çmimeve
15 Mars 2022, 17:48 -
Rritja e çmimeve, nis protesta në Dibër, qytetarë të paktë në numër
15 Mars 2022, 17:22 -
1 javë protesta kundër rritjes së çmimeve, një grup qytetarësh protestuan më shumë se 1 orë përpara Kryeministrisë! Në Shkodër dështoi organizimi
15 Mars 2022, 17:16Për të shtatën ditë me radhë, qytetarët protestuan kundër rritjes së çmimeve, ndonëse numri i qytetarëve që i bashkohen duket se është çdo ditë e më i vogël. Në Tiranë një grup qytetarësh u mblodhën në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt kryeministrisë, ku protestuan për rreth 1 orë e gjysmë.
-
'U shpëtuam bombardimeve', ukrainasja me 2 vajzat udhëtojnë 21 ditë nga Kievi në Vlorë! 10 familje kërkojnë statusin e refugjatit në qytetin bregdetar
15 Mars 2022, 14:46Kseniia Breus bashkë me dy vajzat ka udhëtuar për 21 ditë nga Kievi në Vlorë. Tashmë është e sigurt, por ka lënë në vatrën e luftës, bashkëshortin. Ksenian e takojmë në Zyrën e Emigracionit në Vlorë ku po aplikon statusin e refugjatit bashkë me mikeshën e saj, e cila gjithashtu ka mundur ti shpëtojë luftës.
-
-
Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç! Besimtarët shkojnë me tren: Çmim i arsyeshëm, udhëtimi i mirë! Lutemi për familjet tona
15 Mars 2022, 12:59Kjo e martë, ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.
-
Ministrja e arsimit dënon keqpërdorimin e fëmijëve nëpër protesta: T’i rrisim me vlerat e demokracisë dhe qytetarisë
15 Mars 2022, 09:21Ministrja e Arsimit Evis Kushi duke marrë shkas nga ligjërata e një të miture gjatë njërës prej protestave të këtyre ditëve, ka reaguar ndaj keqpërdorimit të nxënësve apo fëmijëve.
-
Temperaturat deri në 14°C maksimalja, ja parashikimi i motit për sot
15 Mars 2022, 07:19Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.
-
VIDEO/ 39-vjeçarja nga Ukraina që gjeti strehë në Shqipëri tregon kalvarin e 60 orëve udhëtim nga lufta: Jam bërë e fortë për fëmijët, mund të ishim vrarë
14 Mars 2022, 21:5139-vjeçarja nga Ukraina Olena dhe dy fëmijët e saj e braktisën Harkivin mes bombardimesh, për një strehë të sigurt në Tiranë. Për Report Tv, ajo rrëfen kalvarin e vuajtjeve në 60 orë udhëtim dhe frikën se të afërmit që ka lënë pas, nuk do t’i shohë më.
-
Shkëmbi i rrezikshëm tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë, qytetarët: Bien gurë në rrugë, të vendosen rrjeta
14 Mars 2022, 21:44Në zonën shkëmbore të Ujit të Ftohtë në Vlorë vihet re fenomeni i rrëshqitjes së gurëve, ndërsa qytetarët kërkojnë që të vendosen rrjeta teli pasi gurët rrezikojnë jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.
-
-
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)
14 Mars 2022, 18:15 -
-
Rritja e çmimeve/ Protestë para Kryeministrisë për të gjashtën ditë radhazi, pjesëmarrje e ulët! Momenti i tensionit me studenten që foli mirë për Qeverinë (VIDEO)
14 Mars 2022, 17:12Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët protestuan për dy orë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe marshuan deri tek kryeministria.
