Sociale
-
8 Nëntor 2021, 13:35
-
Diskutohet te 'Ekonomia' projektbuxheti, 20 mijë nxënës ende në klasa kolektive! Ministrja: Subvencionojmë së shpejti 50% të transportit të fëmijëve
8 Nëntor 2021, 12:26Edhe pse klasat kolektive janë përgjysmuar, ende në zonat periferike të Shqipërisë janë 20 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Shifrën e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, teksa ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektbuxhetin 2022.
-
Xheni Karaj shkon në Kishën e Pastor Akil Panos me të dashurën, ironia: Shkova me mendje të hapur, mbeta sërish lesbike
8 Nëntor 2021, 09:23Karaj ka vendosur të shkojë bashkë me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë. Në një postim në Facebook ajo me ironi shkruan se shkoi me mendje të hapur se mos ndryshonte mirëpo asgjë nuk ndodhi, ka mbetur sërish lesbike./
-
Dita nis me diell, por pasditja pritet të sjellë vranësira, ja si parashikohet për ditën e sotme
8 Nëntor 2021, 07:02Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pata vranësirash gjatë orëve të para të ditës, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë. Por sipas MeteoAlb, në orët pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht në qendër të territorit.
-
Memorial kushtuar familjes Gazulli në Dajç të Lezhës, e famshme për kontributin ndër shekuj në historinë e kombit
7 Nëntor 2021, 18:51Në Dajç të Lezhës do ngrihet një memorial në nder të familjes Gazulli, e cila ka kontribuar në vend që në kohën e Skënderbeut.
-
Sfidat e qyteteve turistike në Shqipëri me pandeminë, Saranda një destinacion në rritje
7 Nëntor 2021, 07:55Qytetet turistike në Shqipëri u përballën këtë vit me pasojat e pandemisë, por edhe me probleme në menaxhimin e territorit dhe mjedisit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se megjithë këto sfida Saranda po kthehet në një destinacion turistik në rritje.
-
Kthjellime dhe vranësira, ja si do të paraqitet moti ditën e sotme
7 Nëntor 2021, 07:22Mëngjesi i sotëm pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme ato priten të jenë në zonat e veriut.
-
Degradon rruga, mbeten në izolim 400 banorë të Kurbinit
6 Nëntor 2021, 20:50Stina e shirave i ka gjetur sërish pa rrugë banorët e dy fshatrave në Kurbin, të cilët gjatë dimrit mbeten të izoluar pasi segmenti rrugor që lidh zonën e tyre me qytetin është krejtësisht i amortizuar
-
Turistë të huaj zgjedhin bregdetin e Vlorës në nëntor: Është shumë këndshëm, njerëzit këtu janë shumë mikpritës
6 Nëntor 2021, 19:03Turistët e huaj nuk e braktisin Vlorën. Edhe pse jemi prag dimri, në fundjavë në plazhin e Porto Novës jemi takuar me turistë nga Gjermania, Austria, Holanda apo Zvicra. Me familjet e tyre, turistët kërkojnë të mësojmë më shumë për bukuritë e vendit tonë.
-
Investime në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja e Shëndetësisë: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë
6 Nëntor 2021, 13:47Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira. Na fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.
-
Sot temperatura të larta dhe me vranësira kalimtare...reshje shiu vetëm në zonat veriore
6 Nëntor 2021, 07:05Në territorin shqiptar do të dominojë moti i kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Sipas MeteoAlb në orët vijuese priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.
-
‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, ajo e refuzon për herë të dytë: “Unë jam nëna e tij, këtë kapitull e kam mbyllur’’! Shokohet i biri teksa e ndjek live
5 Nëntor 2021, 17:53Ndodh edhe kështu, ’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari. ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit, ku mundi të gjente 60-vjeçaren, pas një telefonate që mbërriti në emision. E moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e braktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë, më 27 shkurt 1983.
-
Shembjet te '5 Maji'/ Pas protestave, banorët firmosin marrëveshjet, lirohet Bregu i Lumit
5 Nëntor 2021, 17:12Banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.
-
Philip Morris International për t’i bërë të aksesueshme alternativat pa tym
5 Nëntor 2021, 16:53E njohur si kompania nr. 1 e duhanit në botë, sot Philip Morris International po udhëheq transformimin e industrisë së duhanit. Gjatë dekadës së fundit, PMI ka qenë i fokusuar tek angazhimi shkencor për alternativat pa tym, të cilat deri më tani janë kryesuar nga produkti me ngrohje IQOS
-
Nis konsultimi për draftin, qeveria propozim shtyrjen me 5 vite të moratoriumit të gjuetisë
5 Nëntor 2021, 14:47Hidhet për konsultim drafti i minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ku parashikohet shtyrja me 5 vite e moratoriumit të ndalimit të ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë.
-
Nuk shkonin në punë, ‘furtunë’ shkarkimesh në Ujësjellësin e Vlorës pas paralajmërimit të Ramës
5 Nëntor 2021, 14:3330 punonjës të Ujësjellësit në Vlorë janë shkarkuar nga drejtoresha e këtij institucionin Elona Hodaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shkarkuar punonjës që nuk shkonin rregullisht në punë si dhe nuk përputhej diploma me vendin e punës. Ndërkohë pritet që në këtë sektor të ketë shkarkime të tjera
-
Punë në shtëpi apo në zyrë, si na përshtati pandemia me realitetin e ri! Gazetarja Maloku: Puna jonë, e pamundur jashtë terrenit! Biznesmenia: Karantina, periudha më e suksesshme për shitjet online
5 Nëntor 2021, 13:57Pandemia COVID, ‘detyroi’ disa biznese që punonjësit e tyre ta zhvillonin punën e tyre nga shtëpia, pa qenë të detyruar që të paraqiten fizikisht në zyrë. Por disa lloje profesionesh e kanë të pamundur përshtatjen e ‘zyrës; në shtëpi dhe duhet të jenë të pranishëm fizikisht në zhvillimin e saj
-
Kolaudimi tashmë do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit, Blendi Gonxhja: S'ka më abuzime! Frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të amortizuara
5 Nëntor 2021, 11:32Kontrolli teknik i automjeteve, tashmë do të zbulojë edhe shifrat reale të kilometrazhit, duke i dhënë fund abuzimeve të shumta që bëhen në këtë aspekt. Kjo u bë me dije nga Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili shkruan se nëpërmjet kësaj do të frenohet edhe hyrja në vend e mjeteve të tejamortizuara.
-
Kthjellime dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
5 Nëntor 2021, 07:09Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që zonat Jugore dhe Qendrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave konvektive duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në veri dhe veriperëndim.
-
Vaksinimi në tetor ra me 40%
4 Nëntor 2021, 22:22Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në parlament se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së, për mbulesë vaksinale të 70 % të popullatës, deri në mesin e vitit 2022. Megjithatë në programin qeverisës parashikohet një objektiv më ambicioz, për “garantimin e vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022”.