Sociale
-
Nga kjo e hënë pensionistët do të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u takon me vendim qeverie me rastin e festave te fundvitit. Sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Hado infrastruktura është dhe përfitues janë 677 mijë qytetarë.
18 Dhjetor 2020, 15:35 -
Kamionët e kromit shkatërrojnë rrugën e Martaneshit! Kreu i njësisë vendore: Kompanitë kontraktore abuzojnë me fondet
17 Dhjetor 2020, 17:45Rruga e Martaneshit është krejtësisht e shkatërruar, prej vitesh ajo nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa kompanitë kontraktore kanë abuzuar me fondet thotë kreu i njësisë vendore Arjan Haslika. Kjo rrugë nuk përdoret vetëm nga banorët, por edhe nga 100 kompani që nxjerrin krom në minierat e Martaneshit. Mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar më së shumti këtë aks rrugor.
-
Babai abuzoi me mbesën, i biri prek në ’Pa Gjurmë’: E takova në burg, i thashë nuk të dua
16 Dhjetor 2020, 18:34Bora Hasanaj (emër i vendosur nga redaksia) është nëna e një djali 10-vjecar nga fshati Funar i Elbasanit, e cila rrëfen historinë e jetës së saj në emisionin ’Pa gjurmë’. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e tyre 7 vite më parë, ndërsa ish-bashkëshorti u akuzua për abuzim seksual me mbesën e tij në Greqi, në vitin 2013. Një lajm tronditës ky, të cilin 30-vjeçarja e mësoi nga ish-vjehrra e saj.
-
U zhduk para 6 ditëve, familja humb shpresat/ Dritë jeshile në ‘Pa Gjurmë’ për tropojanin Hasan Vatnikaj
16 Dhjetor 2020, 18:28Zhduket në drejtim të paditur, 85-vjeçari nga Bjaram Curri, Hasan Vatnikaj. I moshuari ishte larguar disa herë nga shtëpia, dhe prej kohësh vuante nga skleroza. 6 ditë nga humbja e Hasan Vatnikaj, familjarët vendosen të kërkojnë ndihmë në Report Tv. Emisioni ‘Pa Gjurme’ trajtoi rastin e të moshuarit duke u lidhur me djalin, Xhevahir Vatnikaj
-
Nga Blloku te Astiri, 5 vatrat e nxehta të COVID në Tiranë/ Bilanci i 15-ditëshit të parë të dhjetorit, 11.809 raste të reja dhe 218 humbje jete
16 Dhjetor 2020, 17:24Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë me mbi 12 mijë të tilla ndërsa vatrat më të nxehta të virusit vijojnë të mbeten ish-blloku, Astiri, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza. Nga data 1-15 dhjetor janë shënuar mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 218 qytetarë.
-
Mjekja nga gjermania/ Dollenberg për Report Tv: Teprohet me ilaçet anti-COVID në Shqipëri, sjell pasoja në të ardhmen
16 Dhjetor 2020, 17:14Antibiotikët, anti-viralët si dhe oksigjeni ju jepen në mënyrë të tepruar pacientëve në Shqipëri sipas mjekes shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenerg. Ajo tha se teprimi i ilaçeve tani, do të sjellë pasoja të rënda në të ardhmen tek qytetarët.
-
Karçanaj: Receta e rimbursueshme kundër COVID-19, elektronike në e-Albania
16 Dhjetor 2020, 15:43Menjëherë pas vendimit të qeverisë për rimbursimin 100% të paketës së barnave për të prekurit nga COVID-19, implementohet shërbimi i ri online, në e-Albania, ai i cili do t’i pajisë pacientët elektronikisht me recetën e mjekimit kundër Sars-Cov 2.
-
Qendër e re shëndetësore në Peqin, Manastirliu: Prej 20 dhjetorit, testimi i shpejtë do të kryhet me rezervim nga mjeku i familjes (VIDEO)
16 Dhjetor 2020, 14:05Prej 20 dhjetorit do të kryhen testimet e shpejta në të gjithë qendrat shëndetësore me rezervim tek mjeku i familjes. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite tek qendra shëndetësore në Pajovë, Peqin. Së bashku me kreun kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë inspektuar këtë qendër shëndetësore, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore.
-
Siguria e ushqimeve/ Cilat janë produktet më të pasigurta në Shqipëri, inspektorja e AKU-së: ‘Mishi i ngrirë nuk i humbet vlerat ushqimore' …
16 Dhjetor 2020, 13:04Në një intervistë në '' Rreze Dielli'' inspektorja e AKU-së Yllka Allaraj foli për sigurinë e ushqimit në kohë pandemie dhe theksoi rëndësinë e të gatuarit në mënyrën e duhur mishin e ngrirë, për të mos humbur vlerat e tij ushqimore.
-
500 teste të shpejta COVID çdo ditë/ Mjekja për Report Tv: Janë bërë në institucione arsimore, ndihmojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit
16 Dhjetor 2020, 10:49Rreth 500 teste të shpejta COVID kryen çdo ditë nga epidemiologët në vatrat që i cilësojnë të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Mjekja mikrobiologe Elona Gjergji tregon për Report Tv se testet më së shumti janë kryer në shkolla, çerdhe e kopshte. Ajo thotë se testet e shpejta ndihmojnë në ndërprerjen më të shpejtë të zinxhirit të transmetimit.
-
‘Jam e ngujuar, familja më dëboi’/Përdhunohet nëna e binjakëve në hotel, reagon Shërbimi Social
15 Dhjetor 2020, 18:00“Pa Gjurmë” siguron ndihmën për nënën e dy fëmijëve që u abuzua seksualisht në një dhomë hoteli. Historia e trishtë e abuzimit të Ana Bodurit, u rikthye serish pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”, ku falë ndërmjetësimit të stafit me Drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, znj. Marjana Jorgji, u arrit të sigurohej ndihma për 30-vjeçaren dhe 2 fëmijët e saj, që aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Korcës. Në një lidhje skype nga Korça, Marjana Jorgji, Drejtoresha e Shërbimit Social, u shpreh e gatshme për ta ndihmuar Anën dhe fëmijët e saj.
-
‘Pa Gjurmë’ i komunikon emrin e zonjës, që dyshohet se është nëna biologjike, përlot 60-vjecari: Ndjehem i lumtur që nuk jam fëmijë jashtë martese
15 Dhjetor 2020, 17:35Pak ditë pasi bëri publike historinë e jetës, në kërkim të rrënjëve biologjike, në emisionin ’Pa gjurmë’, moderatorja Odeta Dume i komunikon live 60-vjeçarit, Shpëtim Boçi emrin e zonjës që dyshohet se është nëna që e solli në jetë.
-
1278 invalidë në Bulqizë 2 muaj pa kemp! Reagon Bashkia për Report Tv: Sapo janë zhbllokuar fondet, nesër nis shpërndarja
15 Dhjetor 2020, 16:51Prej dy muajsh personat me aftësi të kufizuara fizike dhe invalidët e punës nuk kanë marrë KEMP-in. Bashkia e Bulqizës thonë se fondet kanë qenë të bllokuara nga Ministria e Financave, por tashmë janë hapur dhe do të shpërndahen së shpejti pagesat.
-
Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët
15 Dhjetor 2020, 16:41Në Konispol, furnizuesin më të madh të mandarinave në vend, prodhimi këtë vit është i bollshëm dhe arrin deri në 50 mijë ton. Fermerët ankohen për rënien e çmimit në tregun e shumicës, por nga ana tjetër kjo ka sjell më shumë tregtarë nga jashtë, të cilët zgjedhin Konispolin për çmimin dhe cilësinë e mirë të agrumeve.
-
-
Protestat e dhunshme, apeli i sociologut: T'i mbajmë larg të miturit nga politika! Ata keqpërdoren në fushata nga opozita dhe qeveria (VIDEO)
15 Dhjetor 2020, 13:55Për sociologun Gëzim Tushi, përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme ndikon negativisht në formimin e karakterit të tyre. I ftuar në Report Tv ai i bën apel prindërve dhe politikanëve që fëmijët e mitur t'i mbajnë sa më larg ndikimit politik.
-
Lista e 1000 fituesve gati! Drejtoresha e Shërbimit Social për Report Tv: Kategoritë që kanë fituar kreditë e buta!
14 Dhjetor 2020, 15:43Drejtoresha e Shërbimit Social, Anisa Subashi tha për Report Tv se brenda pak ditësh do të shpallen fituesit e kredisë së butë, ku më të favorizuarit janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komiteti rom.
-
Magjia e festave/ A duhet të besojnë fëmijët tek Babagjyshi? Psikologia tregon moshën e duhur kur duhet të flasim me ta: ‘ Rëndësia e një fantazie të bukur ’ ...
14 Dhjetor 2020, 14:17A duhet të besojnë fëmijët tek Babagjyshi? A ka një moment kur prindërit duhet t’ua thonë të vërtetën?
-
Psikiatrja për Report Tv: COVID-i shkaktoi stres kolektiv! Si ta kalojmë? Fokusohuni te festat (VIDEO)
11 Dhjetor 2020, 15:21Frika nga infektimi me COVID-19 por dhe vet përballja më këtë virus ka rritur numrin e qytetarëve që po shfaqin shenja si ankth apo atake paniku. Psikiatrja Arjan Rreli thotë për Report Tv se po përballemi me një stres kolektiv dhe se në këtë periudhë fundvitit duhet të fokusohemi tek pozitiviteti që sjellin festat.
-
GRAFIKU/ Nga data 5-9 tetor piku i mësuesve dhe nxënësve të infektuar në Tiranë! Nis testimi shpejtë në shkolla
10 Dhjetor 2020, 15:26Nga data 5-9 tetor është regjistruar numri më i lartë i nxënësve dhe mësuesve të prekur me COVID- në shkolla. Në grafikun që Report Tv sjell vihet se së në këtë periudhë katër ditore janë regjistruar 152 nxënës pozitiv dhe 198 mësues.
