Sociale
-
1 Janar 2022, 00:25
-
Aiden dhe Akid, vijnë në jetë vogëlushët e parë për Vitin e Ri 2022! Rama: Paçin këmbën e mbarë! Ministrja e Shëndetësisë: Do të jetë viti i fëmijëve
1 Janar 2022, 00:22Dy djem janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022! Bebja e parë quhet Akid, dhe lindi në materinitetin 'Mbretëresha Geraldinë' në orën 00:00, si dhe Aiden i cili lindi në maternitetin 'Koço Gliozheni', në orën 00:01.
-
-
-
Në prag të ndërrimit të viteve, Këshilli i Ministrave merr vendimin: Pas dy dekadash, policët në burgje do të marrin shpërblim 55 mijë lekë
31 Dhjetor 2021, 20:02Punonjësit e burgjeve do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë sot nga Këshillimi i Ministrave dhe shpërblimi do të përballohet nga fondi për pagat e personelit. Shpërblimet e punonjësve të burgjeve do të jenë 55 mijë lekë, jo më shumë se një rrogë
-
OSHEE Shkodër merr masa për natën e vitit të ri, drejtori: Ngarkesat e tepërta shkaktuan defekte, por tani situata nën kontroll
31 Dhjetor 2021, 14:23Në Shkodër janë marrë masat nga OSHEE për natën e ndërrimit të viteve. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtori i OSHEE Rajoni Shkodër, Armand Zhuka, i cili shtoi se ngarkesat e tepërta kanë shkaktuar defekte.
-
Nata e ndërrimit të viteve, ministrja nga Spitali i Traumës: Janë marrë të gjitha masat, ekipet shëndetësore në gatishmëri
31 Dhjetor 2021, 12:55Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Tramës ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e shëndetësisë të jenë në gatishmëri të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.
-
-
Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët
31 Dhjetor 2021, 10:40Lame theksoi se në zyrat e kadastrës gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët, teksa shtoi se dje u publikua lista me 7683 emra për qytetarët e interesuar.
-
Festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes uron efektivët në misione jashtë vendit: Rritje page 30% për çdo pjesëtar të FA në vitin 2022
31 Dhjetor 2021, 10:14Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi uroi përmes një bisede virtuale përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet ushtarake në kuadër të NATO-s jashtë vendit.
-
Dubai spektakël fishekzjarresh për marinën e Durrësit
31 Dhjetor 2021, 10:08 -
Mbërrin Viti i Ri 2022! Qielli ndriçohet nga spektakli i fishekzjarrëve në të gjithë vendin! Shqiptarja.com dhe Report Tv ju uron gëzuar (VIDEO)
31 Dhjetor 2021, 07:49Mbërrin Viti i Ri 2022! Një vit i ri me urime për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët! Ky ndërrim viti, u prit me festime dhe fishekzjarrësh në qytetet e vendit, ndryshe nga viti i kaluar, ku u festua nën karantinë dhe ore policore
-
Rriten lehtë temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
31 Dhjetor 2021, 07:08Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Lindore, por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së premte ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në Verilindje dhe Juglindje.
-
Surprizohet në prag të festës, gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit, 65-vjeçari: S’e besoja që do më mbante mend! Gëzim Pepa: Vitin e Ri do ta festojmë bashkë
30 Dhjetor 2021, 16:44Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994.
-
Zbulohen dy këngëtarët e famshëm që do performojnë në koncertin e ndërrimit të viteve në Tiranë
30 Dhjetor 2021, 15:45Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy super artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.
-
Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës
30 Dhjetor 2021, 13:08Autoritetet shtetërore premtuan ta rikonstruksionin, por edhe një vit e gjysmë më pas, ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është një gërmadhë me plehra. Në të janë strehuar familjet në skamje, ndërsa për Report Tv autoritetet thonë se në godinë do vihet dorë në nisje të vitit të ardhshëm.
-
Certifikohen 443 kursantë të Akademisë së Sigurisë! Kristiana, kursantja më e mirë e Akademisë, sot police! Nano: Mos zgjidhni rrugën e shkurtër, por të drejtë
30 Dhjetor 2021, 10:36443 kursantë të Akademisë së Sigurisë u certifikuan për Patrullën e Përgjithshme. Më e mira mes tyre është Kristiana Sheqi, e cila e ka pasur ëndërr që në vegjëli. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, inkurajoi efektivët e rinj për përkushtim dhe kryerje të çdo veprimi bazuar mbi interesat e vendit
-
Në prag të Vitit të Ri, efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë festojnë me fëmijët në nevojë
30 Dhjetor 2021, 09:42Në prag të këtij Viti të Ri, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë zgjedhur të festojnë me fëmijët në nevojë.
-
VIDEOLAJM/ Tirana , Fieri e Vlora zgjohen të mbuluara nga mjegulla
30 Dhjetor 2021, 08:47Qyteti i Tiranës dhe ai i Fierit janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara nga mjegulla e dendur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
-
Vranësira e ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
30 Dhjetor 2021, 07:22Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.