Sport

  • Sipas shtypit brazilian, sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, është operuar sot në spitalin e Belo Horizonte dhe gjithçka ka shkuar mirë. Operacioni erdhi pas një dëmtimi të pësuar në këmbën e majtë të dielën e kaluar në ndeshjen ndaj Marseille.
  • Votat ilegale/Shkarkohet Shuker
    në Kroaci, jo Duka në Shqipëri

    Me sa duket, Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku manipulohen votimet për të zgjedhur drejtuesit më të lartë të futbollit në vend. Në Kroaci, Inspektoriati i Sportit ka vendosur që të shkarkojë Davor Shuker nga drejtimi i Federatës Kroate të Futbollit, pasi është zgjedhur në mënyrë të parregullt, me vota të paligjshme.

  • Dygolëshi i Son ngjit
    Tottenham në vend të tretë

    Lavdinë sot e ka marrë koreano-jugori Son, që ka shënuar të dy golat dhe tashmë Tottenham ngjitet në vendin e tretë në renditje

  • Ndarja e re e Kategorisë së
    Parë dhe kalendari i javës 19

    Pas përfundimit të fazës së dytë në kampionatin e Kategorisë së Parë, është bërë edhe renditja e re e skuadrave në Grupet A dhe B

  • Java e 18,Tirana përfiton nga
    ndalesa e Bylis/Rezultatet&renditjet 

    Përfunduan ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Rezultate të pritshme, por edhe surpriza mes tyre, siç mund të konsiderohet barazimit në shtëpi i Bylisit, që i jep mundësinë Tiranës të shkëputet disi në krye të Grupit B

  • Jashnica me doping, trajneri
    i Skëndërbeut: Rast i izoluar

    Një tjetër lajm tronditës ka mbërritur në klubin e Skënderbeut. Mbrojtësi kosovar Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në analizat antidoping. Por sipas trajnerit Ilir Daja, ky rast është i izoluar dhe futbollisti e ka marrë substancën e ndaluar nga stafi mjekësor për trajtimin e një alergjie akute. Daja bën përgjegjës mjekët e ekipit.  VIDEO

  • Sistemi VAR merr votat e
    duhura për Botërorin 2018

    Sistemi i video asistentëve të gjyqtarit (VAR) do të përdoret në Kampionatin Botëror “Russia 2018”. 

  • Starova: Nuk kam frikë nga
    aleancat, por nga arbitrat

    Trajneri Sulejman Starova, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ne Teutën në Durrës, ku foli për gjendjen e skuadrës, si dhe për kampionatin në përgjithësi, për aleancat dhe gjykimet e arbitrave.  VIDEO

  • Seria A, java e dueleve të mëdha
    sonte Lazio-Juve e Napoli-Roma

    Këtë jave Seria A mban frymën pasi përplasen me njëra-tjetrën 8 skuadrat e vendeve të para. Sonte për javën e 27-të së pari në “Olimpico” duke nisur nga ora 18:00 luhet Lazio-Juventus një superndeshje mes dy skuadrave me objektiva të qartë. 

  • Australi, 99-vjeçari thyen
    rekord botëror në garë noti!

    Sportisti George Corones, arriti të kapte kohën prej 56,12, gjë që përbën rekord për grupmoshën 100-104. Rekordi i mëparshëm i 1: 31.19 ishte vendosur nga notari britanik John Harrison në vitin 2014.

  • Endrra e Igli Tares: Një ditë dua
    të drejtoj kombëtaren shqiptare

    Ilgi Tare është ndër të paktat histori të famshme futbolli me ngjyra dhe pasaportë shqiptare. Drejtor sportiv i klubit të futbollit të Lazios, e më parë futbollist profesionist në dy kampionate prestigjioze, atë gjerman dhe Serie A në Itali, Tare është një shembull i suksesit në sportin e sotëm.

  • Ndryshe nga Shqipëria, në 
    Greqi trukimet janë ndëshkuar

    Gjykata e Arbitrazhit në Athinë ka dënuar sot 58 individë për rolet e tyre në skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koriopolis”, që shpërtheu në vitin 2011, ndërsa për disa prej protagonistëve janë dhënë masa ndëshkimore edhe me burg për pjesëmarrje aktive. 

  • Pistë helikopteri, palestër dhe mol/
    Brenda vilës përrallore ku do të rehabilitohet Neymar
     

    Futbollisti i dëmtuar Neymar do të luftojë për t’u kthyer në formë për Kupën e Botës në këtë banesë spektakolare me gjashtë dhoma gjumi pranë Rio de Zhaneiros, ku do të ketë pistën e tij për helikopter, palestrën, një fushë tenisi dhe një mol. FOTO

  • VD/A është “Muri” sekreti i Sitit të
    Guardiolës? Ja stërvitja spektakolare
     

    Filmimet nga lloji i ri i stërvitjes së Mançester Sitit janë bërë virale në internet. Ka plot histori sportistësh të mëdhenj të cilët kanë përdoirur përsëritjet për të përmirësuar aftësitë e tyre, si Eric Cantona i cili e shkelmonte topin ndaj murit, por stërvitja e Pep Guardiolës e ka shtrirë një gjë të tillë për një skuadër të tërë.

  • Rihapet La Liga, Barça ngec mes
    polemikave, City ‘shtyp’ Arsenalin

    Barcelona ngec në një barazim ndaj Las Palmas dhe rihap kampionatin spanjoll. Katalanasit tashmë ndodhen vetëm 5 pikë larg Atletico Madrid të vendit të dytë me të cilën do të përballen të dielën. Ndërsa në Angli , Mançester Siti mundi 3-0 Arsenalin dhe i afrohet edhe më shumë titullit kampion.

  • Begaj pozitive dhe në testin B:
    S’kemi shtet, jam e pafajshme

    Romela shprehet se e kanë akuzuar pa baza, se ështër e pastër dhe se Shqipëria, në vend që ta mbrojë, e fundos atë. Sportistja përmend faktin që ka sakrifikuar shumë për flamurin shqiptar dhe se është turp të mbahet një i tillë qëndrim kundrejt saj. Ronela thekson se medalja i është hequr sepse “jemi botë e tretë”. VIDEO

  • Begaj pozitive edhe në testin B
    flet për herë të parë në 11:30

    Romela Begaj rezulton pozitive me doping edhe ne testin B. Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionen e botës konfirmohet një gjë e tillë edhe në testin B që është hapur në Kanada pak ditë më parë.

  • Nuk lejohet fluturimi i avionëve
    mbi shtëpinë e Leo Messit

    Duket paksa e çuditshme, por kjo është e vërtetë. Rregullat dhe kontratat zbatohen me përpikmëri në Spanjë. Presidenti i kompanisë ajrore ‘low-cost’ spanjolle “Vueling” pretendon se një terminal i ri nuk mund të ndërtohet në qytetin e Barcelonës, pasi avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messi-t. Kjo është deklarata e pabesueshme e presidentit Javier- anchez-Prieto.

  • Bie Flamurtari, Luftëtari fiton
    pas 40 vitesh në Vlorë

    Luftëtari ka bërë një tjetër surprizë, kësaj radhe në Vlorë, duke fituar 1-0 ndaj Flamurtarit. Pavarësisht dominimit të vendasve, miqtë kanë arritur të ndëshkojnë me golin e Vasil Shkurtaj në 54’. Gjirokastritët kishin plot 40 vite pa fituar në Vlorë. Me këtë humbje, Flamurtari rrezikon vendin e dytë apo edhe të tretë.

  • Legjenda e futbollit shqiptar:
    Jetoj me 170 euro në muaj

    Legjenda e futbollit korçar dhe e Kombëtares, Teodor Vaso, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka bërë publike kushtet e vështira të jetesës dhe problemet e shumta. Vaso tregon se jeton me pension 170 eurosh, një shifër që është e papërfillshme për një ish-lojtar të Kombëtares. Ish-mbrojtësi flet për padrejtësitë që janë bërë ndaj tij ndër vite.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv