Top 24
-
Prapaskenat e ngjitjes së Thanzës në Gjykatën e Lartë, Nishani e propozoi, Berisha mblodhi votat, Topalli përjashtoi 4 deputetë të PS për të siguruar numrat. KPK: Thanza me prona nga Shkodra në Tiranë, fshehu dënimin për vjedhje në Itali. 11 Korrik 2018, 07:18
-
6 autorë në garë për veprën monografike më të mirë për Skënderbeun, Xhufi: Për fat të keq, Ministria e Arsimit është jashtë loje
10 Korrik 2018, 21:16Akademia e Shkencave shpalli gjashtë autorët e nominuar për konkursin për veprën më të mirë monografike dedikuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
-
Durrës/ Këshilli Bashkiak shpall emergjencë mjedisore, mbyllet Porto Romano
10 Korrik 2018, 19:56Mbyllet zona e Porto-Romanos. Mbetjet nuk do të menaxhohen atje. Vendimi vjen pas mbledhjes së qeverisë Rama në Durrës pak javë më parë. Në atë mbledhje u vendos se plehrat nuk do menaxhohen më në Porto-Romano.
-
Tiranë/ Arrestohet polici dhe avokati, punonin si “sekserë”/ 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët (Emrat)
10 Korrik 2018, 18:36Një polic dhe 1 avokat janë arrestuar nga SHÇBA-ja, pasi dyshohet se ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtarë dhe prokurorë duke marrë para.
-
Shtyrja e marrëveshjes Shqipëri-Greqi/ Panariti në “45 minuta”: Ishte vendim i duhur, ç’më tha Avramopoulos ‘off record’
10 Korrik 2018, 18:21Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin”45 minuta”, ka komentuar lajmin e shtyrjes së marrëveshjes Shqipëri-Greqi. Panariti ka thënë se është në mbështetje të qeverisë shqiptare në këtë vendim.
-
Goditet banda shqiptare që vidhte banesat në Gjermani dhe Francë, 5 në pranga, njëri arrestohet në Kukës (VIDEO)
10 Korrik 2018, 17:35Operacion i përbashkët ndërkombëtar për goditjen e një grupi të organizuar, me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve të banesave. Pesë të arrestuar, njëri kapet në Kukës. Policia shpërndan pamjet e arrestimit.
-
Arrihet marrëveshja me Real Madrid, Ronaldo transferohet te Juventus për shifrën rekord
10 Korrik 2018, 17:17Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo pritet të firmosë në orët në vijim me Juventus. Kontrata që i është ofruar portugezit nga kampionët e italisë është 4-vjeçare dhe do përfitojë 30 mln euro në sezon.
-
Rama përkrah Merkel në samitin e Londrës, “kombinimi” mes tyre/ Çfarë zgjodhën të vishnin (Foto+Video)
10 Korrik 2018, 17:21Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët evropianë. Në një video të shpërndarë nga vetë Rama në Facebook, kryeministri shqiptar pozon me atlete të bardha përkrah Angela Merkel.
-
Lirohet nga burgu Ismail Morina, fjalët e para të 'Ballistit': Rroftë shpirti i shqiptarit!
10 Korrik 2018, 14:07Lirohet nga burgu kryetifozi kuqezi ‘Ballist’ Morina. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai shpreh përgëzime të veçanta për gjithë strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.
-
U kapën me 30 kg heroinë në Bari, Report Tv zbulon emrat dhe foton e shqiptarit me të dashurën greke/ VD
10 Korrik 2018, 12:43Sekuestrohen 30 kg heroinë në Portin e Barit, ndërsa janë arrestuar një shqiptar 21 vjeç dhe një vajzë greke. Droga u gjet në tragetin e linjës nga Greqia në Bari brenda mjetit ku udhëtonin dy personat.
-
Ambasadorja e BE në Tiranë: Edukojini të miturit, katastrofë dhe dështim i 'Drejtësisë' përfshirja e tyre në krime
10 Korrik 2018, 11:00Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre.
-
Laç, zhduket prej 4 ditësh i riu i dënuar për vrasje në 2015, familja: Dyshojmë se e kanë vrarë
10 Korrik 2018, 10:25Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti.
-
Botërori 2018/ Franca mposht Belgjikën 1:0 dhe shkon në finalen e Moskës (VIDEO+FOTO)
10 Korrik 2018, 10:02Franca në finalen e Botërorit "Rusi 2018". "Gjelat" e Didier Deschamps mundën minimalisht Belgjikën me shifrat 1:0. Francezët rikthehen pas 12 vitesh në një finale Botërori. Hera e fundit ishte Gjermani 2006.
-
Ndotja mjedisore në Sukth/ Bashkia djeg mbeturinat prej 1 jave, banorët në Report Tv: Na janë mbushur dhe shtëpitë me tym
10 Korrik 2018, 09:40Prej një jave banorët e fshatit Kullë në Sukth të Durrësit po përballen me ndotjen e ajrit nga tymi i djegies së mbetjeve urbane. Banorët denoncojnë në Report Tv situatën, duke thënë se edhe pse janë ankuar disa herë, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
-
Kroacia bllokon anijen siriane që u arratis nga porti i Durrësit, nis kontrolli në Rijeka
10 Korrik 2018, 09:24Bllokohet në Kroaci anija siriane “Seascaner”, e cila u largua në orët e para mëngjesit të së shtunës pa njoftim dhe pa leje nga Porti i Durrësit.
-
Sherri në disko 'Havana' nisi për femra, i riu që qëlloi me armë s'ka lidhje me vrasësin e arrestuar më 2016
10 Korrik 2018, 07:37Prokuroria e Vlorës do kërkojë caktimin e masës së “arrestit në burg” për Emiljano Nina, 23-vjeçarin të arrestuar dy ditë më parë në “Club Havana” në Dhërmi. Nina nuk ka asnjë lidhje me Emilajno Nino (Tasho).
-
Urdhri i ri i ATP/ Kompensimi i pronave, nis pranimi i kërkesave, dokumentet që duhen
10 Korrik 2018, 07:34Kush mund të riaplikojë, 6 dokumentet që duhen. Agjencia e Pronave fillon pranimin e kërkesave për ish pronarët që kërkojnë të marrin kompensimin. Pranimi i kërkesave nuk do të jetë i kushtëzuar në kohë.
-
Ndryshon ligji/ Nga riedukimi te burgu, masat e reja për burrat e dhunshëm
10 Korrik 2018, 07:21Ja si përfitohet mbrojtja e menjëhershme dhe kategoritë e plota, qendra të reja emergjence për gratë që dhunohen, avokat falas për procesin gjyqësor. Parlamenti shqiptar do të ashpërsojë me ligj masat kundër personave që ushtrojnë dhunë në familje.
-
Teatri, Aurel Plasari në “5 pyetjet nga Babaramo”: S'duhet të shembet, le ta ndërtojnë të riun ku të duan
9 Korrik 2018, 22:22Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar përmbytjen e bibliotekës kombëtare. Plasari ka thënë se Teatri s’duhet shembur.
-
Foto-Lajm/ Rama në ceremoninë e Erdogan, krah më krah me kryeministrin rus Dimitri Medvedev
9 Korrik 2018, 21:00Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e betimit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Rama është ulur përkrah liderëve të vendeve të tjera, ku në një foto gjatë ceremonisë është ulur përkrah kryeministrit rus.
