VIP & Spektakël

  • Pas një periudhe paksa të vështirë motrat Inis dhe Ingrid Gjoni kanë vendosur të hedhin pas të kaluarën të shohin të ardhmen me më shumë dritë dhe shpresë. Pas lindjes së vajzës së Inisit, të cilin regjisorja e quajti Coco, edhe Ingridi është në pritje të bebit të saj.
  • Lorik Canës i pëlqejnë bjondet…!

    Shpesh është përfolur për jetën e tij private, por duket se deri tani asgjë nuk konfirmuar. Edhe nëse kemi folur deri tani për shumë vajzat brune, duket se Lorik Canës i pëlqejnë bjondet.

  • Ilva Tare, paksa tradicionale...!

    Pamja shpesh gënjen! Edhe pse jemi mësuar të shohim Ilva Taren teksa reflekton një imazh modern, duket se përsa i takon kërcimit ajo është shumë sesa tradicionale.

  • Rona Nishliu, këngëtarja
    shqiptare në Eurovizion 2012

    Rona Nishliu me këngën “Suus” është shpallur fituese e edicionit të 50-të të Këngës në RTSH. Si fituese e festivalit, Rona Nishliu fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të zhvillohet në Azerbajxhan në maj të vitit 2012.

  • Rona Nishliu, këngëtarja
    shqiptare në Eurovizion 2012

    Rona Nishliu me këngën “Suus” është shpallur fituese e edicionit të 50-të të Këngës në RTSH. Si fituese e festivalit, Rona Nishliu fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të zhvillohet në Azerbajxhan në maj të vitit 2012.

  • Eni Koçi, fanse e kryebashkiakut Basha

    Familja e saj është e lidhur fort me Partinë Demokratike, por duket se Eni Koçi parapëlqen të jetë simpatizante direkte e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha. Ja një moment ku duket qartë se ata nuk janë thjesht dy persona që takohen rastësisht.

  • Dëshirat e Albëries dhe Beatrix, nën pemën e Vitit të Ri

    Këngëtarja Albëria Hadërgjonaj dhe mbesa e saj Beatrix Ramosaj, duket se kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të shprehur dëshirat e tyre për vitin që vjen, pikërisht nën pemën e vitit të ri.

  • Transformimi i Nora Istrefit

    Gjithmonë jemi mësuar ta shohim në formën e saj më të mirë, por kjo foto tregon krejt të kundërtën. Kjo pamje e re e Nora istrefit është komentuar se lidhet me imazhin e ri me të cilin do të shfaqet në klipin e saj më të ri, por ndërkaq komentet për këtë transformim aspak pozitiv, kanë qenë krejt negative.

  • Genc Pollo, fundjavë me vajzën në Teatrin e Operas

    Edhe pse tashmë është bërë publik divorci i ministrit të Inovacionit Genc Pollo nga ish-bashkëshortja, ai gjen gjithmonë kohë të lire për t’u kujdesur për vajzën e tij. Sa here i jepet mundësia, ai shpenzon kohën maksimale me vajzën, si një prind që nuk harron detyrat e tij.

  • Rozana Radi i dhuron vetes makinë 10.000 €

    E ku ka më mirë sesa ti bësh vetes një dhuratë. Këngëtarja Rozana Radi në këtë prag festash ka blerë një makinë, menjëherë pas disa ditësh kur edhe postoi në faqen e saj personale lajmin se ishte duke blerë një automobil. Bëhet fjalë për një një makinë të re të tipit ML 270, e cila ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro.

  • Starton festivali i 50-të i RTSH-së

    Nisi mbrëmë në natën e tij të parë edicioni i 50-të i festivalit të RTSH. Gjatë kësaj mbrëmje u ngjitën në skenë 14 këngëtarët e parë me materialet e tyre nga 28 që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion.

  • Alma Bektashi do të festojë
    fundin e vitit në Tiranë

    Për shkak të angazhimeve të shumta këngëtarja Alma Bektashi jo gjithmonë feston Vitin e Ri pranë familjes. Megjithatë këtë herë do të jetë ndryshe,ajo ka vendosur t’i kalojë këto festa në Tiranë së bashku me familjen e saj.

  • Agnesa Vuthaj zgjedh
    Miami-in për pushime

    Festat e fundvitit në shumicën e rasteve bashkojnë familje pasi është një ndër preiudhat e vitit që kjo atmosferë bashkimi ndihet më shumë. Megjithatë disa persona preferojnë t’I kalojnë këto pushime me shoqërinë e tyre.

  • Çiljeta Xhilaga sfidon Elvana Gjatën

    Të paktën një herë në vit të gjithë duam të përjetojmë frymën e Krishtlindjes, prandaj edhe zgjedhim të vishemi me të kuqe. Por Çiljeta Xhilaga e ka plotësuar mozaikun e festës duke vendosur në kokë kapelen e famshme të Santa Clausit, duke u kthyer në babagjyshin e vitit të ri.

  • Për ke bën thashetheme Jozefina?

    Edhe pse i kanë zyrat për karshi, ata duket se nuk kanë kohë të lirë për t’u ulur dhe folur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Ja më në fund gjetën rastin dhe po e shfrytëzojnë atë në maksimumin e mundshëm!

  • Ca sekrete vajzash…!

    Në një takim mes vajzash, e sidomos kur ato janë mikesha të vjetra, ato kanë gjithmonë diçka për të thënë, duke u përkufizuar me rrëfime sekretesh të ëmbla…! Sigurisht ju do të mendoni se çfarë sekretesh po i tregon Nora Klosi nëpëmrjet telefonit Valbona Selimllarit?

  • Adrian Gaxha zëvendëson Luanën

    Kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga ndarja me të dashurën dhe ai është gjendur sërish në krahët e një vajze tjetër. Sigurisht tani ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që nga momenti që nuk është më nën urdhërat e Luanës, të dashurës bukuroshe nga Tirana me të cilën u nda pak javë më parë.

  • Kryebashkiaku Basha “ciceroni”
    për Tiranën festive të 2012-ës 

    I ftuar nga Ardit Gjebrea në rubrikën “Tryeza Shqiptare” ku u prezantua kuzhina Tiranase, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha i ka ftuar shqiptarët të zgjedhin kryeqendrën e kombit, Tiranën për të festuar natën e Vitit të Ri.

  • Elvana Gjata uron fansat
    me një video-mesazh

    Këngëtarja Elvana Gjata duke ndekur modelin e shumë artistëve në botë ka hedhur gjithashtu një video-mesazh urimi për fansat e saj.

  • Festivali i këngës në RTSH
    nis sot gara, këngët 100% live

    Nis sot udhën edicioni i 50-të i festivalit të këngës në RTSH. Pas ditësh të tëra përgatitjesh konkurentët do të ngjiten në skenën, e përgatitur prej skenografit Bashkim Zahaj, në Pallatin të Kongreseve, në datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv