VIP & Spektakël

  • Reperi kosovar Capital T ka udhëtuar për në Amerikë. Ka qënë një familjar i tij, i cili ka thënë se Capital T, është nisur në këto ditë të ftohta të dimrit, për të kryer disa punë, dhe një bashkëpunim me një reper me emër atje.
  • Gold AG dhe Krasniqi, këngë për Çamërinë me Ponin

    Reperi Gold AG dhe këngëtari Hekuran Krasniqi, do të sjellin një këngë të re dhe këtë herë për Çamërinë. Në këtë bashkëpunim këngëtarët do të shoqërohen edhe nga
    këngëtarja labe Poni, e cila siç na tregon Goldi e ka mirëpritur këtë ide për një këngë që do t’i këndohet Çamërisë, me titull “Më prit Çamëri”.

  • Vesa Luma, e lumtur me këngën “Boom”

    Këngëtarja Vesa Luma, e cila këto ditë realizoi klipin e këngës “Boom” në bashkëpunim me reperin Big Basta nga Shqipëria, është shumë e lumtur me klikimet që ka marrë kjo këngë në YouTube.

  • Shën Valentin me lule për Mirela Bogdani

    Edhe pse shumë pak personalitete të ekranit apo artit, arritën të nbanin të fshehtë festimet e ditës së Shën Valentinin, ne arritëm të zbulonim se ku festoi, njëra prej tyre.

  • Tuna: Nuk martohem me të huaj

    Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdiu ka shprehur dëshirën se do të martohet vetëm me djale shqiptar. Për këngëtaren simpatike Tuna nuk ka rëndësi nëse djali do të jetë nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia mjafton të jetë shqiptar.

  • Blerim Destani, feston Shën Valentinin me personin e duhu

    Këtë vit ai do ta festojë Shën Valentinin me personin e duhur. Kështu është shprehur vet aktori sharmant Blerim Destani.
    “Kuptohet që edhe unë do ta festoj, natyrisht me personin e duhur. Ndërsa dhurata është shumë sekrete, por do të ketë lule dhe diccka shumë të veccantë e shumë sekrete”, - ka thënë ai.

  • Arbi dhe Ina Mazniku celebrojnë lidhjen e tyre

    Pas 7 vjetësh lidhje dhe dy fëmijëve Arbi Mazniku dhe Ina Mazniku kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë.Ndërkohë që dëshmitar të dasmës kanë qenë Erion Veliaj në krahun e Inës dhe Endri Fuga në krahun e Arbit.

  • Kur Samanta të hipën në qafë?

    Krejtësisht e transformuar, me një imazh i cili nuk i ngjan aspak Samantës që jemi mësuar ta shohim deri tani në ekran. Këngëtarja Samanta Karavella shfaqet duke rrëmbyer gjithë vemënedjen me kopertinën e revistës AS.

  • Rozana Radi: Nuk më duhet as fejesa, as martesa me Mc Kreshën...!

    Sapo ka publikuar këngën e saj më të re, por duket se vëmendja e medias është përqëndruar në jetën private. Rozana Radi tani ka vendosur të jetojë në Prishtinë më të dashurin e saj Mc Kresha, por duket se ende nuk bëhet fjalë për momentin për ndonjë projekt më afatgjatë të lidhjes së tyre, madje këngëtarja pranon se nuk i pëlqejnë shumë këto lloj zyrtarizimesh.

  • Jehona Sopi, këtë vit bëhet nënë

    Këngëtarja kosovare Jehona Sopi do të bëhet së shpejti nënë. Ky do të jetë një gëzim për Jehonën dhe Lavdimin, pasi do të bëhen prindër për herë të parë.

  • Elvana Gjata, me një klip të pazakontë në 14 shkurt

    Gjithmone e ka surprizuar publikun me videoklipet e saj, dhe të njëjtën gjë pritet të sjell edhe në klipin e saj të ri. Këngëtarja e Elvana Gjata do të lancojë në 14 shkurt klipin e këngës “Gjaku im”.

  • Stine, me një këngë të e re për “Shën Valentin”

    Kantautori Stine sapo ka publikuar këngën e re me titull “Sa më pëlqen ti”, një këngë dhuratë për Shën Valentinin, që Stine ua ka dedikuar të gjithë të dashuruarve

  • Dafina Zeqiri dhe Ledri Vulaj në një lidhje dashurie

    Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe anëtari i Grupit Skillz, Ledri Vulaj mendohet të kenë një lidhje dashurie së bashku. Ky është thashethemi më i fundit, që po qarkullon prej pak ditësh në showbizin shqiptar. Shkak për lindjen e një thashethemi të tillë janë bërë dy foto që Ledri dhe Dafina kanë publikuar nëpër faqet e tyre personale në Twitter dhe Facebook.

  • Rina Bilurdagu, fituese e “The voice of Albania”

    Fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, u shpall Rina Bilurdagu. Me trajnere Alma Bektashin, vajza nga Prizreni që aktualisht studion për piano, grumbulloi numrin më të madh të votave të publikut.

  • Anxhela Martini, reklamon trupin si imazh perfekt për bikini

    Reklama e bikinit padyshim është mjaft i vështirë, por për Anxhela Martini nuk është aspak kështu. Modelja shqiptare është konsideruar nga mediat zviceriane si trupi ideal për të reklamuar veshjet e brendshme, e sidomos bikinit.

  • Argjentina Ramosaj, këtë vit në Top Fest

    Këngëtarja e talentuar shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke u përgatitur për një këngë të re me të cilën do të konkurrojë në “Top Fest 9”.
    Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nëpërmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

  • Nora Estrefi, lançon hitin “S’ki me Ik”

    Këngëtarja seksi Nora Istrefi, ka lançuar projektin e saj të radhës. “S’ki me Ik” është kënga tepër ritmike të cilën Nora, e sjellë bashkë me një videoklip. Për këtë klip ajo ka bashkëpunuar me produksionin Entermedia.

  • 52 vitet e Frederik Ndocit

    Ylli i muzikës së lehtë shqiptare Frederik Ndoci, festoi sot 52 vjetorin e tij të lindjes. Në një prononcim për Shqiptarja.com, Ndoci u shpreh se, “gjithçka kaloi mirë pranë njerëzve të mi të dashur. Mora shumë mesazhe e urime, nga miq, kolegë e të afërm dhe i falenderojë shumë nga zemra. “

  • Tranzit, kënga e re Aurela Gaces

    Aurela Gace i rikthehet baladave. Ashtu sic kishte premtuar ajo ka sjellë këto ditë këngën e saj më të re “Tranzit”, me një video të bukur e cila është hedhur pasditën e djeshme në Youtube. Video ka rrëmbyer shumë klikime dhe komente positive nga fansat e Aureles.

  • Linda Halimi ndihet seksi

    Këngëtarja kosovare Linda Halimi ndihet rehat me veten e saj dhe nuk do të ndryshojë. Në faqen zyrtare të saj në Facebook, Linda ka publikuar sot disa fotografi ku Linda vërtet duket në formë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv