-
Yuri Kim: Askush nuk mund ta shesë votën, i kemi 'bezdisur' partitë duke i kërkuar kandidatë të pastër! Të jenë transparente financimet
Konferenca sjell në tryezën e diskutimit aktorët më të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë, të përfaqësuar në nivelin më të lartë, si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend, për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve.
29 Janar 2021, 11:06 -
Pacientë korridoreve dhe fytyra të lodhura, ja cili është spitali që u përfshi mëngjesin e sotëm në flakë në Rumani (Pamjet)
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në Bukuresht të Rumanisë, për shkak të shpërthimit të një zjarri në një spital ku trajtoheshin pacientë me COVID-19.
29 Janar 2021, 10:56 -
-
Programi ekonomik i PD/ Arben Ahmetaj analizon premtimet e Bashës: Taksë e sheshtë varfëruese, skema e kontributeve për t'i lënë shqiptarët pa pensione
Teksa 'skanon' premtimet kryesore të demokratëve Ahmetaj thotë se taksa e sheshtë është varfëruese ndërkohë që premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% ai thotë se është një gënjeshtër e madhe dhe nëse realizohej do “t’i lente shqiptarët pa pensione".
29 Janar 2021, 10:10 -
-
VIDEO+FOTO/ Pamje të frikshme, drejtuesi humbet kontrollin, merr para 4 makina të tjera në Berat! Drejtuesi largohet, lë pasagjerin të plagosur në vendngjarje, dërgohet te Trauma
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Një makinë tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.
28 Janar 2021, 22:44 -
Basha është kryetari por për anëtarin e kryesisë së PD, Berisha i ka treguar rezultatet: Tani është radha e Lulit
Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit dhe për anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli prania e Berishës në parti është e rëndësishme dhe nuk mendon se ai duhet të largohet.
28 Janar 2021, 19:57 -
Dokumentet/Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave
Kryebashkiaku i Kamës Rakip Suli ka zbardhur për ReportTv tre kallëzimet e bëra ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu. Sipas Sulit Mziu dha leje ndërtimi duke mos marrë nga firmat 3 % në interes të bashkisë. Lejoi thertoren në Laknas ndërkohë që agjencia e burimeve natyrore kërkoi të mos ndërtohej. Suli zbuloi edhe një tjetër aferë të Mziut, i cili 12 ditë para se të dorëzonte postin firmosi një kontratë me urbanët edhe pse dy vite pasi u shpall fituesi i tenderit.
28 Janar 2021, 18:32 -
-
-
Ish këshilltari i Bashës: Programi ekonomik i PD fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë nëse zbatohet
Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë. Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë.
28 Janar 2021, 17:24 -
Ndërtimi i lagjes '5 maji' në Tiranë, Rama: Të punohet me 3 turne! Ahmetaj: PD prezantoi programin ekonomik, asnjë fjalë për rindërtimin pas tërmetit
Kryeministri Edi Rama inspektoi pasditen e kësaj të enjte kantierin e ndërtimit në lagjen '5 maji' në kryeqytet e cila do të mbulojë 11 mijë banorë duke ofruar apartamente cilësore e njësi shërbimesh tregtare. Teksa ishte i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri kërkoi që në këtë kantier të punohet me 3 turne në mënyrë që të përfundojë sa më parë.
28 Janar 2021, 17:16 -
Basha si Kryemadhi, përsërit premtimet që nuk mbajti si kryebashkiak i Tiranës, ja riciklimi i mashtrimeve nga ulja e taksave tek strehimi
Kryetari opozitës Lulzim Basha përfshin në programin ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit 2021 pretimet e bujshme që bëri në vitin 2011 për Bashkinë e Tiranës, nuk mbajti asnjë prej tyre edhe pse dy vitet e para të mandatit kishte Berishën në krye të qeverisë. A do t’i besojnë shqiptarët për herë të dytë?
28 Janar 2021, 16:57 -
-
Lodhje, dhimbje koke, temperaturë...! Efektet anësore të vaksinës, kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi
Çdo qytetarë që bëhet pjesë e vaksinimit anti-COVID, para se të marrë dozën e parë, pajiset me një formular informativ ku janë të parashtruara disa prej efekteve anësore të vaksinës. Po cilat janë këto efekte?
28 Janar 2021, 16:56 -
25% e të shtruarve në neurologji kanë kaluar koronavirusin, mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme
Pas kalimit të COVID, qytetarët përballen dhe me pasojat nervore që lë pas ky virus. Mjekja neurologe, Entela Basha tregon për Report Tv se 25% e pacientëve të shtruar në pavjonin e neurologjisë e kanë kaluar koronavirusin 4 -6 javë më parë, ndërsa moshat e treta shfaqin më shumë probleme.
28 Janar 2021, 16:30 -
Përplasjet e BE me AstraZeneca, Belgjika dërgon hetuesit në vendin e prodhimit të vaksinës
Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave kundër Koronavuirusit nga kompania AstraZeneca me kërkesë të komisionit evropian, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve pas deklaratave për vonesa në shpërndarje të tyre brenda BE.
28 Janar 2021, 15:06 -
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, i bëhet atentat 60-vjeçarit në Mamurras, djali i tij bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenëve në Laç! Qëllohet me 3 plumba pas varrimit të së motrës
Qëllohet me 3 plumba 60 vjeçari Myslim Lika në Mamurras, i cili është dërguar te spitali i Traumës. 60 vjeçari është babai i Ilir Likajt (Xhepaj) i cili është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj, ky i fundit akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika
28 Janar 2021, 14:11 -
Ulen temperaturat! Deputetët dhe ministrat ‘mbështillen’ deri në grykë me pallto, doreza dhe kapuçë (FOTO)
Në seancën parlamentare të zhvilluar ditën e sotme deputetet dhe ministrat për shkak të temperaturave të ulëta janë shfaqur të veshur deri në grykë me pallto, doreza dhe kapuçë.
28 Janar 2021, 13:40 -
Përmbytjet/ Peleshi përplaset me tone të ashpra me Voltana Ademin në Shkodër! Ministri: Duhet bashkëpunim! Kryebashkiakja: Nuk me gënjen dot (VIDEO)
Kryetarja në detyre e Bashkisë Shkodër ka akuzuar ministrin socialist i cili ishte ditën e sotme në terren, se nuk janë ndihmuar banorët. Peleshi garantoi Ademin se banorët do të kenë ndihmat që kërkojnë.
28 Janar 2021, 12:59 -
