-
'Është marrë peng aktiviteti i aeroportit', Rama: Kanë gjetur Qeverinë e gabuar! Çështja 'Becchetti'? Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'
Nga Memaliaj, ku po zhvillon një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër Edi Rama foli për zhvillimin e ditës dhe i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit dhe çështjen "Becchetti".
7 Prill 2021, 16:33 -
Basha takim me të rinjtë në Belsh: Do të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë
7 Prill 2021, 15:57 -
Rritet sërish numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 685 raste të reja dhe 14 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Rriten sërish numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 685 persona dhe janë raportuar 14 viktima.
7 Prill 2021, 15:41 -
Takime mes turmave me njerëz, Shehi: S'jam dakord me fushatën e Bashës! Pas zgjedhjeve opozita ka nevojë për debat të brendshëm! PD pa LSI nuk fiton
Kandidati për deputet i koalicionit opozitar, PD-AN, Dashamir Shehi është shprehur kundër takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha ku shfaqet në mes të turmave të mëdha të njerëzve pa respektuar asnjë masë anti-COVID. Megjithatë për Shehun, as kundërshtari i tyre politik, Edi Rama nuk është më mirë, duke thënë se kryeministri nuk mbledh njerëz në takime për fasadë, por në "zyrat e PS që janë plot".
7 Prill 2021, 12:24 -
-
Rama takim me gra në Përmet: Të krijohen dyqane me ushqime tradicionale që sjellin shumë të ardhura! Çuçi: Shumë shpejt produktet lokale do të dalin në tregje e huaja
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me disa gra në Përmet për të cilat thonë se ato me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit, ku po përfshihen përditë e më shumë gra e vajza të zonës
7 Prill 2021, 11:37 -
Marrin sot dozën e parë AstraZeneca, farmacistët për Report Tv: Mezi e prisnim! Duhet të ishim ndër të parët! Çdo vaksinë është njësoj
Pas shumë kërkesave në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot do të nisë procesi i vaksinimit për farmacistët. Ditën e sotme do të marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca 100 farmacistë në Tiranë, për të vijuar më pas edhe në qytetet e tjera të vendit.
7 Prill 2021, 11:31 -
-
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID
Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
7 Prill 2021, 10:43 -
Forbes: Pandemia po varfëron të gjitha shtresat, miliarderët të 'privilegjuarit', iu rriten të ardhurat me 8 trilionë dollarë
Ka qenë një vit i goditur nga pandemia e megjithatë ka qenë një vit rekord për njerëzit më të pasur në botë, me një rritje prej 5 trilionë dollarësh në pasuri dhe një numër të madh të miliarderëve të rinj.
7 Prill 2021, 10:39 -
Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton deri në 73 mandate në rang kombëtar! PD vijon rritjen, por s'fiton as me LSI! 60% e shqiptarëve pro vaksinave kineze e ruse
Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e gjashtë për zgjedhjet politike të 25 prillit. 60% e shqiptarëve e konsiderojnë si strategji të dobishme blerjen e vaksinave ruse dhe kineze, e ndërsa janë shprehur kritik për mitingjet e zhvilluara nga kryedemokrati Lulzim Basha, sipas së cilëve po kërcënon shëndetin e qytetarëve. Megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se fitoja është më e rëndësisishme se rregullat.
7 Prill 2021, 09:01 -
-
-
Monika Kryemadhi në njësinë Nr.7 në Tiranë: LSI një familje ku të gjithë i japim dorën njëri-tjetrit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon me takimet elektorale, ndërsa u ndal sot në njësinë Nr.7 në Tiranë. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Kryemadhi tha se LSI është si një familje “ku të gjithë i japim dorën njëri-tjetrit”.
6 Prill 2021, 19:33 -
Zhurma për 'superpushtetin' e Ramës: Mund të përgjohet kryeministri në një 'regjim putinist'?
Ka një refren politik të propagandës së PD-së dhe LSI-së jo vetëm së fundmi, por që herët, madje që në fillim kur Edi Rama u bë kryeministër, i cili akuzohet se ka përqëndruar dhe kapur të gjitha pushtetet.
6 Prill 2021, 19:28 -
25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.
6 Prill 2021, 18:48 -
-
Veliaj: Falim 988 gjoba për familjet që filluan të ndërtojnë pa leje pas dëmtimit nga tërmeti! Heqim për 6 muaj tarifën e hapësirës publike për bizneset e vogla
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se janë falur 988 gjoba të vëna për ata famillje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.
6 Prill 2021, 16:09 -
-
COVID-19/ Vaksinohen mbi 4 mijë efektivë policie, gjysma e të vaksinuarve në Tiranë, të tjerët në rrethe (PAMJET)
Vijon prej 4 ditësh procesi i vaksinimit të efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa në total e kanë marrë dozën e parë më shumë se 4 mijë efektivë në të gjithë vendin. Burime zyrtare nga policia thonë se nuk ka patur refuzime për marrjen e vaksinës nga policët, ndërsa pritet që procesi në Tiranë të përfundojë të enjten.
6 Prill 2021, 15:31 -