Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton deri në 73 mandate në rang kombëtar! PD vijon rritjen, por s'fiton as me LSI! 60% e shqiptarëve pro vaksinave kineze e ruse

TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e gjashtë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në  56-58 mandate.

Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr  3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate. Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.

Ndalur në votat që merr secila parti në qarqet kryesore, PS-ja lufton deri në 20 mandate në Tiranë, e ndërsa surpriza e kryeqytetit është 'Nisma Thurje' ku mund të marrin deri në 2 mandate. Nga ana tjetër, PD dhe LSI ruajnë të njëjtat rezultate si në 2017. Në qarkun e Durrësit, PS-ja duhet të arrijë objektivin maksimal të vendosur, që Rama të marrë mandatin, e ndërsa demokratët kanë pësuar një rritje. Tkurrje LSI-ja ka në Elbasan, e ndërsa Rudina Hajdari e cila kryeson listën e 'Nisma Thurjes' në këtë qark, nuk do merrte në mandat nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.

Për herë të parë sondazhi i Piepolit ka pyetur qytetarët edhe për vendimin për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze në luftën ndaj COVID-it. 60% e shqiptarëve e kanë cilësuar si një strategji e dobishme, teksa kanë pasur kritika për kryedemokratin Lulzim Basha për takimet e tij elektorale që janë bërë në shkelje të rregullave anti-COVID. Ndërsa mungojnë, 18 ditë nga zgjedhjet, bie në sy fakti që një numër shumë i lartë i qytetarëve nuk kanë vendosur ende nëse do të shkojnë të votojnë. 56% janë të pavendosur ndërsa 19% thanë se do ta lënë fletën e bardhë.

Zv. presidenti Livio Gigliuto, tha se në këtë sondazh gjërat kanë qenë më të hollësishme dhe se vihet re shpërndarja e mandateve në secilin qark,

"Këtë javë për herë të dytë që nga fillimi i këtyre hulumtimeve do të hyjmë edhe në hollësi të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve. Kemi pasur 1200 të intervistuar dhe këto bëhen men telefon dhe kemi një nr të caktuar njerëzish që na përgjigjen,  metoda është e njëjtë në të gjithë vendin", tha Gigliuto

Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Lexo edhe:
SONDAZHI I PARË I PIEPOLIT
SONDAZHI I DYTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I TRETË I PIEPOLIT

SONDAZHI I KATËRT I PIEPOLIT
SONDAZHI I PESTË I PIEPOLIT

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:46
PS fiton bindshëm zgjedhjet, PD me aleatët rritet, tkurret LSI

Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në  56-58 mandate.

Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr  3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate.

Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.

Ora 23:45
Nëse votohej sot në Kukës, PD forcë e parë

Partia Demokratike vijon të ruaj bastionin e saj në Kukës ku nëse do të votohej sot  sipas sondazhit të Pieoplit për Report Tv ajo do të merrte 54-58 % të votave ose 1-3 mandate.

Ndërsa PS  lufton deri në 2 mandate duke marrë 36-40 % të votave.

Ora 23:34
Përgjysmohet votat e LSI në Gjirokastër, në vetëm 7 ditë humb 50 % të votave

Në vetëm 3 javë diferencë mes dy sondazheve të Piepolit në Report TV, ajo që vihet re është se PS rritet me 2 % të votave, ndërsa LSI përgjysmohet.

Nëse do të votohej sot PS do të merrte 44-48 % të votave e përkthyer në 1-3 mandate, ndërsa LSI pëson një përgjysmim të votave duke marrë 7-9 %  dhe luftuar për mandat.

PD dhe aleatët ruajanë votat e tyre 36-40 % ose 2 mandate.

Ora 23:33
Berat/ LSI tkurret në Berat, PS fiton dhe rritet me 1 %

Në qarkun e Beratit nëse do të votohej sot do të fitonte PS e cila do të merret 55-59 % të votave ose 3-5 mandate.  Si në sondazhin e Piepolit të 31 marsit dhe atë të sotmit, PD dhe aleatët në Berat kanë ruajtur të njëjtat vota 30-34 % e përkthyer në 1-3 mandate. LSI lufton fort për 2 mandate në Berat duke marrë 3-7 % të votave.

Ora 23:30
PD mban Dibrën, rritet lehtë PS nga sondazhi i një jave më parë! LSI s'merr as votat për një mandat

PD vijon të mbajë bastionin e saj në Dibër. Në sondazhin e sotëm të Piepolit, nëse do të votohej sot në Dibër do të fitonte PD me aleatët që do të merrnin 51-55 % të votave e përkthyer në 2-4 mandate. Krahasuar me sondazhin e Piepolit të një jave më parë , PS ka pësuar një rrije të lehtë prej 1 %. Nëse do të votohej sot, PS në Dibër do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 1-3 mandate. Ndërsa votat që do të merrte LSI do të ishin të papërfillshme për të siguruar qoftë edhe një mandat.

Ora 23:21
Rriten lehtë votat e PS dhe PD me aleatët në Korçë, në të njëjtat kuota LSI

Në qarkun e  Korçës si PS dhe PD me aleatët kanë njohur një rritje të lehtë në votat me 1 % krahasuar me sondazhin e 3 javëve më parë. Sipas sondazhit të mbrëmjes së sotme të Piepolit për Report Tv, nëse do të votohej sot PS do të merrte 50-54 % të votave e përkthyer në 5-7 mandate. Ndërsa PD dhe aleatët do të marrin 35-39 %  të votave ose 3-5 mandate. E vetmja që nuk ka pësuar ndryshim të votave nga sondazhi i 17 marsit dhe si i sotmi i Piepolit, është LSI që ruan kuotat e 4-8 % të votave ose deri në 2 mandate

Ora 23:20
PS-ja i merr 8 mandate në Vlorë! LSI rënie drastike, PD s’lëviz

PS-ja i merr 8 mandate në Vlorë, aq sa i ka bërë llogaritë edhe kryeministri Edi Rama ku e vendosi veten në kufirin maksimal të listës, pikërisht ën pozicionin e 8-të. LSI ka një rënie drastike, e ndërsa nuk shihet asnjë deputet në ‘horizont’ as nga partitë e reja.

Ora 23:14
PD të njëjtin rezultat në Lezhë si në 2017, por mbetet forcë e parë! Rritet PS, partitë e vogla asnjë shans për të marrë mandat

Sipas sondazhit të bërë nga instituti prestigjioz italian ‘Piepoli’, Partia Demokratike mbetet në të njëjtat kuota në qarkun e Lezhës si në zgjedhjet e kaluara. Nëse qytetarët do të shkonin sot drejt kutive të votimit, 51-55% e tyre do të votonin për PD-në, njësoj si në 2017, megjithatë do të vijonin të ishin forcë e parë. Nga ana tjetër, PS-ja ka pësuar një rritje të lehtë. Gara e fortë është vetëm mes 2 partive të mëdha, PD-PS, pasi sipas sondazhit partitë e tjera të vogla nuk kanë shanse për të marrë një mandat në këtë qark.

Ora 23:06
Mandati 10 i Ruçit në Fier në rrezik! PD njësoj si në 2017, ‘tkurret’ LSI!

Mandati i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi duket se është vënë në rrezik. Sipas sondazhit të institutit italian Piepoli, PS-ja në Fier merr deri në 9 mandate, e ndërsa Ruçi është i renditur në vendin e 10, si një sfidë siç e ka cilësuar kryeministri Edi Rama për të qenë në vijën e zjarrit e për të shtyrë përpara grupin. Nga ana tjetër PD-ja mbetet në të njëjtat kuota si në zgjedhjet e kaluara, LSI ‘tkurret’ krahasuar me 2017. Sipas sondazhit, shanse për të marrë një mandat në këtë qark ka Partia Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.

Ora 22:53
PD nuk ‘lëshon’ Shkodrën, PS rritet krahasuar me 2017!

Partia Demokratike vijon të “mbajë fort” Shkodrën, një bastion historik i djathë. Edhe nëse do të votohej sot, PD-AN do të ishte forcë e parë e cila do të merrte deri 52% të votave. Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Repolix’ në bashkëpunim me Institutin prestigjoz Piepoli, PS-ja në Shkodër ka njohur një rritje të lehtë në këtë qark. Ajo që vihet re është se LSI-ja ka humbur ndikimin e saj në Shkodër, krahasuar me zgjedhjet e 2017. Interesant është fakti që sipas sondazhin edhe PSD-ja e Tom Doshit nuk merr një rezultat të mirë në Shkodër, ku nëse do të votohej sot kjo forcë politike do të merrte 1-3% të votave.

Ora 22:40
Gara e fortë e PD-PS në Elbasan, lënë shumë pas LSI-në! Hajdari s’merr një mandat nëse zgjedhjet do bëheshin sot

Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurrje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. Sipas sondazhit të institutit Piepoli, Nisma Thurje do të merrte deri në 2% të votave, së bashku me partinë e Jozefina Topallit, por që nuk mjaftojnë për të nxjerrë një deputet. Gara është e fortë mes PD dhe PS, e ndërsa LSI është shkëputur, duke rënë shumë poshtë krahasuar me këto 2 parti të mëdha.

Ora 22:27
PS ruan mandatet si në 2017-ën në Durrës, PD deri në 3 mandate më shumë!

PS në Durrës duhet të marrë deri në 8 mandate, që të fitojë kryministri Edi Rama, pra duhet të marrë objektivin maksimal që socialistët kanë vendosur. Nga ana tjetër, PD dhe Aleanca për ndryshim, sipas sondazhit të institutit Piepoli të publikuar ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, PD-ja do të merrte deri në 3 mandate më shumë se në 2017. PSD-ja e Tom Doshit bie në sy që do të merrte një numër të caktuar votash, krahasuar me partitë e tjera, por të pa mjaftueshme për të marrë një karrige deputeti në parlament.

Ora 22:22
PS thellon avantazhin në Tiranë, lufton për mandati 20! PD dhe LSI në të njëjtat kuota, Nisma Thurje në garë

Tirana është qarku me më shumë mandate në vend dhe lufta zgjedhore është e përqendruar në kryeqytet. Megjithatë duket se shumë pikëpyetje janë të zgjidhura. Sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv, PS vijon të thellojë  shumicën në Tiranë. Më shumë 49-53% e votuesve të Qarkut Tiranë shprehen se do të votonin socialistët nëse zgjedhjet bëhen sot. Kjo do të përkthehej në 18 deri në 20 mandate, pra më shume se gjysma.

PD dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 31 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit janë në te njëjtat kuota. PD dhe Aleanca për Ndryshim vijon me  një përqindje 36-40 përqind me 12-14 mandate. Ndërkohë që LSI është 4-8 përqind e votave me 1-3 mandate. Surprizë është Nisma Thurje e cila nëse do të votohej sot do të ishte në garë deri në 2 mandate në Tiranë.

Ora 22:21
Si do votonit nëse e merrni vendimin në fund, të pavendosurit mbeten të tillë! Vetëm 21% do të ndaheshin mes PS, PD-AN dhe LSI

Gati 40% e votuesve shqiptarë ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë të votojnë më 25 prill, por Piepoli i ka pyetur nëse në fund do të vendosnin të votonin për cilën forcë politike do të shprehnin besimin 56% shprehen se janë të pa vendosur serish. 19% e tyre do ta fusnin fletën e bardhë në kuti ndërkohë që vetëm 21 përqind do të ndaheshin mes 3 forcave kryesore politike, respektivisht 10% për PS, 8% për PD dhe 3% për LSI.

Ora 22:00
Më 25 prill pritet një pjesëmarrje 55-59%, shifër stabël prej muajsh

55% deri në 59% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill. Kjo është një shifër e cila qëndron stabël që prej matjes së 12 marsit nga Instituti Piepoli  me një rritje të vogël. Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 4 apo 5 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dbe tashmë refuzojnë të votojnë.

Ora 21:42
Si e vlerësoni sjelljen e Presidentit? Vetëm 24% e shqiptarëve janë me Metën, 60% e cilësojnë negativisht

Gati 2 në 3 shqiptarë nuk janë të kënaqur me sjelljen e Presidentit Ilir Meta. Të pyetur nga Instituti Piepoli, qytetarët e kanë vlerësuar negativisht sjelljen e Metës,  i cili ka dalë hapur në mbështetje të opozitës, duk u sjellë si një prej tyre. Në sondazhin e bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, 60% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit, e ndërsa 24% e vlerësojnë pozitivisht. Pjesa tjetër, pra 15% nuk kanë një mendim konkret.

Ora 21:25
Mitingjet e Bashës për fushatë, 54% e shqiptarëve: Po kërcënon shëndetin publik! 1 në 7 të pyetur: Të fitosh zgjedhjet më e rëndësishme se rregullat

Në këtë sondazh të gjashtë të institutit Piopoli dhe Report Tv është matur opinioni publik edhe sa i përket çështjes së mitingjeve që vihen re nga opozita shqiptare në kuadër te fushatës elektorale, gjë që është bërë edhe një prej temave kryesore të këtyre ditëve. Më shume se gjysma e shqiptarëve, 54% e tyre, e shohin si kërcënim të shëndetit publik atë që po bën Basha ndërkohë që 29% e të pyeturve thonë se të gjitha partitë po i shkelin masat, por ajo që vihet re është një 14 përqindësh, pra 1 në 7 të pyetur, thotë se të fitosh zgjedhjet është më e rëndësishme se të  respektosh rregullat.

Ora 21:08
Shqipëria mori vaksinat ruse dhe kineze, 60% e shqiptarëve: Strategjia shumë e dobishme

60% e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si të dobishme dhe korrekte strategjinë e qeverisë shqiptare për të marrë vaksinat ruse dhe kineze për vaksinimin masiv në vend. Ky është rezultati i sondazhit të Piepolit në Report Tv në lidhje me procesin e vaksinimit në Shqipëri. Ndërkohë që 22% e të pyeturve kanë thënë që Qeveria duhet te kishte pritur miratimin e EMA për këto vaksina.

Për herë të parë, sondazhi i Institutit prestigjioz Italian, Piepoli ka pyetur qytetarët edhe për vaksinat anti-COVID, të cilët janë siguruar nga vendi ynë deri më tani bë sondazhin e para 1 jave.  Atëherë më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë besim te vaksinat ruse dhe kineze, ku më konkretisht nga 1200 persona të pyetur, 58 % e tyre thanë se sigurisht që do ta bëjnë vaksinën ruse si edhe 56 % e të pyeturve janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën kineze.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 08/04/2021 06:45

    Bravo PS fitore e meritone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025