-
-
-
-
10 vite pas, shpallen 'Dëshmorë të Atdheut' 4 protestuesit e vrarë! Rama: Parlamenti s'bën gjyqe, të veprojë drejtësia
Në 10 vjetorin e 21 janarit ku 4 protestues u vranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryeministri Rama i shpalli ata "Dëshmorë të Atdheut" ndërsa tha se drejtësia për këtë ngjarje nuk është vënë në vend. Një ditë më parë policia e Tiranës i kërkoi prokurorisë të hapë dosjen e 21 janarit me një kërkesë specifike për vrasjen e Aleks Nikës, mbetur pa autor.
21 Janar 2021, 10:25 -
Turizmi në Valbonë, ‘thesari’ i braktisur mes alpeve
Valbona mund të ishte pika më e bukur për turizmin malor, por mungesa e energjisë, ujit dhe problemet e tjera të infrastrukturës, kanë bërë që ajo të mbetet e braktisur edhe pse e veshur me petkun e bardhë, ngjan më e bukur se asnjëherë.
21 Janar 2021, 09:57 -
Lulzim Basha, udhëzim për fushatën: Duhet të thoni se jam unë kryeministër i ardhshëm, fjalët që do thoni në takimet derë më derë, si duhet të silleni dhe të buzëqeshni gjithnjë
Lulzim Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e Partisë Demokratike, ku mes të tjerave formaton një qëndrim unik se si do të sillen në takim me njerëzit derë më derë.
21 Janar 2021, 09:40 -
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë
9 persona janë arrestuar nga policia për kontrabandimin e mallrave që paguajnë doganë në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe 4 doganierë. Në kuadër të një operacioni të koduar “Rinas Express”, policia sekuestroi veshje, çanta e këpucë.
21 Janar 2021, 07:54 -
Riciklimi i Xhelal Mziut në Dibër rrëzon kauzën e Lulzim Bashës për dosjen 184 dhe tenderat klienteliste, ish-kryebashkiaku pjesë e krimit zgjedhor në Peshkopi
Lulzim Basha zhbën kauzën e dosjes 184, cakton drejtues të fushatës në Dibër njeriun që mbushte autobusët në Kamëz për të votuar kandidatin e PD për Bashkinë e Peshkopisë në 2016, Mziu simbol i abuzimeve zgjedhore, përdorimi të administratës dhe klientalizmit me tendera. Mori rekord votash kundër nga anëtarësia e PD-së gjatë zgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
20 Janar 2021, 20:16 -
Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit
Ilir Meta kishte të drejtë dy vjet më parë, kur shihte para syve fantazmën e Edi Ramës, bekuar nga Basha e Kryemadhi si tre herë kryeministër. Rama ju rishfaq në triumfin e 2021-shit pikërisht kur PD e LSI kërcenin nën harenë e daulleve duke dezertuar nga përfaqësimi në Kuvend.
20 Janar 2021, 19:02 -
-
-
I zhdukur që nga 2017, 'Pa Gjurmë' gjen Ardian Hysën! Emocione dhe lot në studio: Më falni për gabimet, nuk e bëj kurrë më (VIDEO)
Pas 3 vitesh i zhdukur, ‘Pa Gjurmë’ ka bashkuar me familjen e tij, Ardian Hysën. Takimi është transmetuar ‘live’ në Report Tv, Ardiani ka takuar në hollin e TV nipin, e më pas kokë ulur është futur në studio ku është takuar me motrën dhe bashkëshorten.
20 Janar 2021, 16:12 -
Rama poston videon: Demokratët ngrohen në diell, Basha i zëvendësoi me memexhinj! Basha: Nuk e kupton se shqiptarët janë lodhur nga kryeministri
Kryministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, me një video ka ironizuar zgjedhjet e Bashës në listat për deputet duke thënë “Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë vendet”.
20 Janar 2021, 15:25 -
Topalli për Report Tv: Kundër Bashës, por votat s’i bashkoj me PS! Kushti që kam për t’u bashkuar me PD
Pavarësisht kritikave për Lulzim Bashën, Jozefina Topalli mbetet e vendosur për ti bashkuar votat e saj vetëm me të djathtën. Ajo thotë se dyert e hapura të bashkëpunimit i ka edhe për Fatmir Mediun, aleatin tradicional të PD. Në një intervistë për Report Tv Topalli tha se përvec Tiranës dhe Shkodrës do kandidojë edhe në 2 qarqe të tjera.
20 Janar 2021, 13:31 -
Epokë e re në SHBA pas Trump, betohen Joe Biden dhe Kamala Harris! Presidenti: Demokracia ka triumfuar, por kemi shumë për të 'shëruar'! Firmos dekrete 'të guximshme' (VIDEO)
Në SHBA nis një epokë e re. Joe Biden është betuar sot, në një ceremoni solemne, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i SHBA-së. Gjithashtu, është betuar edhe zv. Presidentja Kamala Harris, e cila ka shkruar historinë si e para grua në këtë post si edhe e para grua me ngjyrë.
20 Janar 2021, 13:02 -
Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha vendos Tomor Alizotin si drejtuesit e PD në Qarkun e Beratit edhe pse ishte ndër më të votuarit në Tiranë
PD vendos një tjetër emër surprizë si drejtues në qarqet e vendit. Pas vendimeve të ditëve të fundit për Mark Markun në Lezhë, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër mësohet se Tomor Alizoti do të jetë drejtues në Qarkun e Beratit.
20 Janar 2021, 12:48 -
Të rinjtë surprizojnë mikeshën e tyre, i dhurojnë pemë për ditëlindje! Veliaj: Sot kemi mbjellë shpresë! Kollaj të shash e mashtrosh (VIDEO)
Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi zgjodhi ta urojë ndryshe vajzën e saj për 15-vjetorin. Së bashku me djalin, shokët e shoqet e klasës, por edhe këngëtaren Valbona Mema e kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ata mbollën 7 pemë në Parkun e Liqenit, një dëshirë e vetë të rinjve të cilët me gjestin për mikeshën e tyre dhanë edhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për kryeqytetin.
20 Janar 2021, 12:48 -
Rindërtimi pas tërmetit, Rama në Vorë: Kur erdhëm para 7 viteve kemi gjetur rrënoja në çdo sistem
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, për të inspektuar punimet e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale, për shkak se tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nxorri jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetra pallate.
20 Janar 2021, 12:32 -
Pse e ka braktisur Albin Kurti, idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë?
Albin Kurti duket se është “hedhur nga froni” si ithtari më i flaktë i bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse ishte kjo platforma ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve të Kosovës që vuajtën shtypjen serbe por edhe shqiptarëve të Shqipërisë, ish-kryeministri duket se braktisur tezën e bashkimit kombëtar, duke garuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit me një qëndrim më të moderuar.
20 Janar 2021, 11:28 -
Helmohen 6 nxënëse nga rrjedhja e gazit, shkolla e kishte montuar vetë sistemin! Dëshmitë: Na thanë shkoni pini kafe, disave u binte të fikët! Ekspertiza: Një prej depozitave ishte e tejmbushur
Gjashtë nxënëse të një shkolle në "Don Bosko" në kryeqytet janë dërguar në urgjencën e Pediatrisë pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Report Tv mëson se bëhet fjalë për shkollën jopublike të vajzave 'Albanian Qatar Colleg'.
20 Janar 2021, 10:29 -