-
-
Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest shtëpie 43-vjeçaren (VIDEO)
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për Irena Kostaki (Zeria), 43 vjeçe e cila është dënuar me 20 vite burg nga drejtëisa greke pasi ka mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe.
14 Nëntor 2020, 09:43 -
Sekuestrohen 294 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet një 29-vjeçar! Shpallet në kërkim pronari i kamionëve (VIDEO)
Policia Kufitare ka sekuestruar një sasi prej 294.030 eurosh në portin e Durrësit. Sasia e parave u gjet në dy kamionë të ndryshëm. Në pranga u vendos një 29-vjeçar ndërsa nën hetim është një 34-vjeçar. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e firmës së transportit të mjeteve, 36-vjeçarit me iniciale Erion Jovani.
13 Nëntor 2020, 21:33 -
Spitali i Shkodrës gati për të pritur pacientë me COVID, drejtori: Po përgatisim 95 shtretër (VIDEO)
Rritja e menjëhershme e të prekurve me koronavirus ka bërë që Spitali Rajonal i Shkodrës të përgatitet për tu kthyer në spital COVID. Duke folur për Report Tv, drejtori Ardian Dajti tha se janë bërë gati 85 shtretër ndërsa pritet vetëm urdhri i ministrisë për të nisur trajtimin e pacienteve në këtë spital
13 Nëntor 2020, 19:46 -
Koraqi: Situata do vështirësohet! Laboratorët duhet të bëjnë ndarjen e pacientëve me COVID nga ato me grip (VIDEO)
Mjeku Andi Koraqi deklaroi se gjatë stinës së dimrit, një rol të rëndësishëm duhet të kenë laboratorët për të bërë ndarjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe të gripit sezonal.
13 Nëntor 2020, 18:21 -
Dëshmia rrënqethëse e mësuesit nga Kosova: Si thereshin gratë dhe fëmijët nga ushtarët serbë në 2 prill 1999, Sheshi i Bellanicës qendër vrasjesh
“Kufoma në skajet e rrugës. Në hyrje të fshatit Ostrozub ushtari serb i çau barkun me bajonetë një gruaje, kush nuk shkelte mbi qeleshe ekzekutohej, policët të maskuar, por i njihnim nga zëri”
13 Nëntor 2020, 16:49 -
‘Ekonomia’ miraton me ndryshime pr/buxhetin 2021! S'plotësohet kërkesat e Ballukut, vëmendjen e merr 'Shëndetësia' (VIDEO)
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021 me një sërë ndryshimesh, dhe më 19 nëntor kalon në parlament. Për vitin që vjen i është shtuar përsëri buxheti ministrisë së Shëndetësisë me 2.2 miliardë lekë, ku 1.2 miliardë do të shkojnë vetëm për rimbursimin e ilaçeve. Fonde shtesë janë miratuar bujqësinë, infrastrukturën, turizmin dhe institucionet e drejtësisë.
13 Nëntor 2020, 16:40 -
VIDEO/ E lindi para 23-vitesh në një dhomë hoteli, 'Pa Gjurmë' i sjell vajzën në studio! Ish e trafikuara takon për herë të parë të bijën, që solli në jetë me tutorin
Emisioni “Pa Gjurmë”, këtë pasdite përcolli live emocionet e takimit pas 23 vitesh të një nënë me vajzën e saj. 42-vjecarja, një vit më parë mori guximin të rrëfente historinë e jetës në Report Tv. Bora, një ish e trafikuar, mbeti shtatzanë me tutorin e saj, por ky i fundit ia rrëmbeu nga duart pasi foshnja u lind në dhomën e një hoteli. Gjatë një viti kërkimesh, stafi i gazetarëve arriti në gjurmët e vajzës, e cila takoi për herë të parë nënën e saj live, në studion e ’Pa Gjurmë’.
13 Nëntor 2020, 16:33 -
Artistët Anagnosti, Xhuvani, Xhepa dhe Koroveshi ‘jetësojnë’ vargjet e ndaluara në diktaturë (VIDEO)
Në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtar artistët e njohur Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa interpretojnë vargjet e ndaluara të Fishtës, Camajt dhe Asllanit tek instalacioni “Reja”.
13 Nëntor 2020, 15:28 -
Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 9 lokale dhe 692 qytetarë pa maska! 27 prej tyre shkelën karantinën pas orës 22:00
Janë ndëshkuar me gjoba 629 qytetarë pa maska dhe 9 lokale të cilët kanë shkelur masat anti-COVID. 27 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer karantinën dhe ka dalë pas orës 22:00.
13 Nëntor 2020, 14:24 -
-
Mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra
Sigurimi i vaksine kundër Covid-19 edhe për vendet me të ardhura të ulëta është një prioritet për gjitha institucionet botërore. Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë arritur të mbledhin mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër Covid-19.
13 Nëntor 2020, 13:59 -
Gjonaj inspektim blic në burgun e Reçit, kontroll për masat e sigurisë dhe ato anti-COVID! Pas grevës kërkon dyfishim të komunikimit online mes të dënuarve dhe familjarëve
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një inspektim blic në burgun e Reçit për kontroll personal për masat e sigurisë dhe parandalimin e pandemisë.
13 Nëntor 2020, 12:40 -
COVID i 'pamëshirshëm'/ 10 avokatë e 10 policë të vdekur, 280 efektivë të karantinuar! 6 mësues të prekur të shtruar në spital
Avokati Saimir Visha tha për Report Tv se që nga nisja e pandemisë 10 avokatë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID. Ndërsa nga Policia e Shtetit mësohet se janë 10 efektivë policie që kanë ndërruar jetë nga COVID dhe rreth 280 të karantinuar.
13 Nëntor 2020, 11:44 -
-
-
EKSKLUZIVE/ OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar
Report Tv mëson ekskluzivisht se prej 1.1.2021 s'do të dërgohet më asnjë formular për efeket të operacionit forca e ligjit. Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre
13 Nëntor 2020, 10:38 -
Vuçiç përmendi luftën në deklaratën për Kosovën, vjen reagimi i NATO-s: Të vendosur për ruajtjen e sigurisë
Ka qenë Radio Evropa e Lirë, e cila i ka kërkuar autoriteteve të Aleancës Trans-Atlantike një reagim për paralelen që kreu i shtetit serb bëri për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe asaj që mund të ndodhë mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan
13 Nëntor 2020, 10:09 -
Ndërron jetë pas lindjes, 19- vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Familjarët mes lotësh: E morën në qafë mjekët, e futën dy herë në sallën e operimit! Spitali: Kishte komplikacione të rënda
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku ka ndërruar jetë një 19- vjeçare shtatzënë gjatë lindjes.
13 Nëntor 2020, 08:46 -
-
Rritja e të infektuarve me COVID në ShBA, Fauci: Duhet të vendosim maskat e detyrueshme dhe distancim social në ambientet e jashtme
Eksperti i sëmundjeve infektive në ShBA, Anthony Fauci ka deklaruar gjatë ditës së sotme se duhen dyfishuar masat e marra për parandalimin e koronavirusit.
12 Nëntor 2020, 20:59
