-
-
Troket Viti i Ri 2021! Fishekzjarre në të gjitha qytetet! Në Tiranë dhe në rrethe mbizotëron heshtja në rrugë! Qytetarët festojnë në shtëpi! Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar
Troket Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19. Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive që qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.
31 Dhjetor 2020, 21:09 -
Mbrëmja e Vitit të Ri, Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr, e cila u bë me shtëpi të re: 2021 do të jetë viti i ringritjes (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 20:44 -
-
-
SPECIALE/ 'Virus, shëndet dhe rindërtim', ekonomia e vitit 2020 nën ‘ethet’ e COVID-19 (VIDEO)
Virus, shëndet, ekonomi dhe rindërtim, ishin fjalët kyçe që shoqëruan gjithë vitin 2020. Kur pritej që ky vit t’i kushtohej plotësisht rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia do të diktonte çdo vendim të Qeverisë. Vetëm pak ditë pas konferencës së donatorëve ku vendit ju premtuan 1.15 miliardë euro, nisën lëkundjet e para ekonomike.
31 Dhjetor 2020, 15:29 -
Rindërtimi/ Rama në Shijak: 1000 familje do bëjnë gëzuar në shtëpitë e reja pas tërmetit të 26 nëntorit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme në disa shtëpi që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama tha se 100 familje do të bëjnë gëzuar në shtëpitë e tyre të reja natën e ndërrimit të viteve.
31 Dhjetor 2020, 15:25 -
Vlorë/ I tha që do të ndahej nga motra e tij, i riu i merr armën babait dhe plagos kunatin! 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital! (VIDEO)
Një konflikt në familje ka përfunduar deri me përdorimin e armëve, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen ‘Partizani’.
31 Dhjetor 2020, 12:09 -
Australia, Zelanda e Re dhe Taipei ndriçohen nga fishekzjarrët! Japonia pret 2021 në heshtje, Pekini shmang festimet...Viti i ri me shtetrrethime nga COVID-19 (VIDEO)
Vetëm pak orë na ndajnë nga 2021, por ndryshe nga më parë sheshet nuk do të jenë të mbushura plot në pritje të Final Coundown dhe darkat do të jenë vetëm me rrethin e ngushtë familjar. E gjitha kjo për shkak të pandemisë. Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.
31 Dhjetor 2020, 10:08 -
Ndryshimet në Qeveri/ Presidenti Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të 'Mbrojtjes'
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e sotëm ndryshimet në Qeveri. Meta ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.
31 Dhjetor 2020, 09:23 -
Stuhi dhe reshje të dendura shiu/ Uji vërshon në hotelet dhe bizneset e Velipojës, përmbyten disa rrugë në Durrës (VIDEO)
Moti i keq dhe stuhitë e forta kanë sjellë përmbytje në Velipojë, duke bërë që uji të vërshojë në bizneset e hotelet që janë ndërtuar pranë bregdetit. Janë mbi 10 biznese që kanë prani uji në objektet të tyre.
30 Dhjetor 2020, 17:14 -
Lanë pas tërmetin, dy familje të tjera në Zall-Herr marrin shtëpitë e reja! Veliaj: Jemi përballur çdo vit me fatkeqësi, por gjithmonë jemi ringritur (VIDEO)
Nuk ka gëzim më të madh se sa kur hyn në shtëpinë tënde të re. E pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, familjet e Hider Danit dhe Dan Danit nga fshati Çerkezë e Zall Herrit, morën sot pronësinë e banesës së rindërtuar, ku nesër do të festojnë Vitin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS Xhemal Qefalia vizituan sot të dyja familjet. Kryebashkiaku tha se tërmetet kërcënojnë kudo dhe qeveria është testuar thuajse çdo vit nga fatkeqësitë natyrore.
30 Dhjetor 2020, 13:50 -
Festat e Fundvitit, Manastirliu: 100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren (VIDEO)
Në prag të festave të fundvitit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se janë vendosur ekipe shëndetësore shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore. Duke folur nga Spitali i Traumës, Manastirliu u shpreh se ato do të jenë në gatishmëri në çdo moment. Ajo tha se do të jenë 100 ekipe shëndetësore në sistemin e Urgjencës Kombëtare të cilat do jenë të shpërndara në terren.
30 Dhjetor 2020, 12:49 -
Pamjet me dron, Tirana e ‘dorëzuar’ mes trafikut, kaos ditët e festave
Fluksi i lartë i qarkullimit të mjeteve për festat e fundvitit duket se ka kapur në befasi policinë rrugore e cila është përgjegjëse për menaxhimin e trafikut. Prej tre ditësh në tiranë të duhen deri në 30 minuta për të përshkruar 1 km rrugë, ndërsa hyrje-daljet nga kryeqyteti janë kthyer në sfidë me nervat dhe durimin e shoferëve.
30 Dhjetor 2020, 12:06 -
Stuhitë e dëborë lënë pa energji elektrike prej 4 ditësh Valbonën! Trashësia e borës mbi 70 cm vështirëson ndërhyrjen e OSHEE
Bora prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.
30 Dhjetor 2020, 11:57 -
Lezhë/ Iu gjetën fishekzjarre e kapsolla në dyqan, në pranga një 56-vjeçar
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e pasi në biznesin e tij në Lezhë u gjetën fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. Në kontrollin e bërë në dyqanin me artikuj ushqimor në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.
30 Dhjetor 2020, 11:30 -
Studimi nga Akademia e Shkencave: Afërsisht 50% e qytetarëve në Tiranë kanë kaluar koronavirusin (VIDEO)
Afërsisht 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar koronavirusin. Ky është studimi i fundit i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe si dhe nga akademiku Alban Ylli.
30 Dhjetor 2020, 11:04 -
Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet kanë shkelur vendimin tonë për kufizimet para zgjedhjeve, u përmenden PPP-të dhe u shpërndanë legalizime
Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku debati është përqendruar nga përfaqësuesit e opozitës tek vendimi i KQZ-së pak ditë më parë për të kufizuar qeverinë për dhënien e PPP-ve apo veprimtari të tjera në përiudhën parazgjedhore.
30 Dhjetor 2020, 10:50 -
Kroacia zgjohet në zi pas tërmetit, ende vazhdojnë lëkundjet e tokës (VIDEO)
Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk gjen ende qetësi, të paktën tre tërmete kanë goditur sot vendin ndërkohë që operiacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende. Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën, mes tyre një 12 vjeçare, ndërkohë që të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, 8 prej të cilëve gjenden në terapi intensive.
30 Dhjetor 2020, 10:31 -
Historike, presidentja e KE dhe presidenti i KiE firmosin marrëveshjen tregtare post Brexit në Bruksel (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, Presidentja e Këshillit Evropian dhe Presidenti i KiE Charles Michel nënshkruan këtë mëngjes marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit BE dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo marrëveshje tani do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar për t'u nënshkruar nga Kryeministri Boris Johnson, përpara se të zbatohet nga 1 Janari 2021.
30 Dhjetor 2020, 09:52 -
REPORTAZH/ Pandemia nuk e ndal festën, Korça dhe Dardha destinacioni kryesor për festat e fundvitit
Fanatikë të traditës, kulturës, muzikës korçaret gjithmonë kanë ditur të sjellin në qytetin e bukur të Korçës shpirtin e festës së Krishtlindjes. Ashtu siç ndodh gjithmonë atmosfera festive është për t'u admiruar dhe këtë vit duket se në dekorin festiv "Parisi i Vogël" nuk ka rivalë. Gjatë gjithë dhjetorit qytetit juglindor nuk i kanë munguar turistët vendas dhe të huaj.
30 Dhjetor 2020, 09:39