-
Përcillet mes lotësh nga miqtë dhe artistët, Dhimitër Orgocka! Koço Qendro rrëfen pengjet e regjisorit korçar
Artistët korçar i dhanë lamtumirën e fundit regjisorit dhe aktorit Dhimitër Orgocka në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Koço Qëndro teksa rrëfen shfaqjen e fundit të Orgockës, ndalet edhe tek pengjet e artistit, që nuk hoqi dorë nga arti deri në ditët e fundit të jetës së tij.
2 Janar 2021, 13:59 -
COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën
Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë. Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.
2 Janar 2021, 12:20 -
Vrasja në Astir, Gjykata burg për Përparim Ademin! Ishte në lidhje me të dyja motrat, me njërën kishte edhe fëmijë! Dëshmia e gruas së tij: E dija, i kisha shoqe
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Përparim Ademin, i cili ditën e 31 dhjetorit vrau me breshëri automatiku të dashurën që e tij dhe motrën e saj në zonën e Astirit në Tiranë.
2 Janar 2021, 12:03 -
-
COVID-19 i merr jetën Drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi! Zbulues i 'Tulipanit Shqiptar', i shtruar prej dy javësh te Shefqet Ndroqi
Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64 vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi ,biolog dhe ambjentalistit I njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Hallaçi është dhe zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani I Kukësit”.
2 Janar 2021, 10:25 -
Francë: Më shumë se 2,500 persona thyejnë kufizimet, organizojnë festë për ndërrimin e viteve
Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte më shumë koronavirusin.
2 Janar 2021, 10:06 -
-
-
-
I riu s'iu bind urdhrit për të ndaluar dhe qëlloi me armë efektivët! Policia amerikane vret një tjetër person me ngjyrë, publikohen pamjet
Policia amerikane qëlloi për vdekje një 23-vjeçar me ngjyrë, i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për një krim. Por, i riu refuzoi urdhrin e ndalimit dhe tentoi të largohej me makinë. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, 23-vjeçari qëlloi me armë ndaj efektivëve. Policia u përgjigj menjëherë, duke e ekzekutuar me armë zjarri.
2 Janar 2021, 08:13 -
-
Intervista e plotë/ Balluku për Report Tv: Ecuria e projekteve në 2020 dhe çfarë duhet të presim në vitin 2021
Infrastruktura është një nga sektorët kryesor të ekonomisë së Shqipërisë por shpesh është vënë në qendër të kritikave dhe të opozitës. Por si ka qenë ecuria e projekteve madhore të miratuara nga qeveria Rama gjatë vitit 2020 i cili ishte i mbërthyer nga pandemia dhe çfarë duhet të presim në vitin 2021? Të gjitha përgjigjet i jep për Report TV ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
1 Janar 2021, 19:37 -
SPECIALE/ Në luftë me COVID-19, beteja ende vazhdon! Mjeku: Kemi qarë kur kemi parë pacientë që kemi arritur t'i shkëpusim nga aparaturat
Ishte ora 00:23 minuta e 9 marsit që shënoi nisjen e kësaj lufte në Shqipëri, me zbulimin e 2 rasteve të para me koronavirus. Vëmendja e të gjithëve u kthye drejt spitalit Infektiv aty ku pacientët e parë kishin nevojë për hospitalizim.
1 Janar 2021, 18:08 -
-
Edhe Facebooku si sondazhet/ Fotoja familjare e Ramës për Vit të Ri kalon disafish me pëlqime fotot e Bashës, Berishës dhe Metës
Pëlqimet (like) të marra këto 24 orët e fundit për fotot e fundvitit të publikuara nga Rama, Basha, Berisha, dhe nga cifti Monika-Meta konfirmojnë tendencën e pëlqimeve e evidentuar edhe nga sondazhet e shumta, përfshi sondazhin e parë të Piepoli-t të publikuar në fillim të dhjetorit nga Report TV.
1 Janar 2021, 17:39 -
Lanë oxhakun dje ndezur, pamje nga shtëpia e djegur e familjes Hazizaj në Vlorë...mbeten jashtë dy persona me aftësi të kufizuara
Shtëpia është bërë shkrumb e hi! Fatmirësisht dy anëtarët e familjes Hazizaj, me aftësi të kufizuara, arritën që të dilnin jashtë në momentin që flakët "pushtuan" banesën e tyre.
1 Janar 2021, 17:17 -
-
Tradita\Historia e shqiptarëve ‘e qëndisur’ në xhubletë drejt UNESCO-s, studiuesit: Është katër mijëvjeçare!
Studiuesit Mark Tirtja, Jaho Brahaj, Dorina Arapi, Silvana Nini dhe koleksionistja Luljeta Dano rrëfejnë historinë 4000-vjeçare të xhubletës. Në mars të vitit 2021 grupi i punës i ngritur nga Ministria e Kulturës dorëzon dosjen e xhubletës në UNESCO.
1 Janar 2021, 15:08 -
Gatimi/ Supë krem karotë me xhinxher dhe supë krem brokoli për një dietë të shëndetshme
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
1 Janar 2021, 14:53 -
'Shqipëria buzëqesh'/ Rama: Kemi siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para! Vaksinimi anti COVID nis brenda janarit! Është firmosur Akti Normativ
Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID. Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cili tha se është firmosur Akti Normativ për termat e marrëveshjes. Kryeministri u shpreh se vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç.
1 Janar 2021, 12:04 -
Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari godet me thikë në qafë kunatin në shtëpinë këtij të fundit, vdes në spital
Orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë përgjakur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital.
1 Janar 2021, 08:47