-
-
-
-
-
Shtohen rastet me COVID, qytetarët nuk respektojnë masat! Në tregun e Kombinatit hiqet tuneli dezinfektues (Vëzhgimi i Report TV)
Nga një vëzhgim i bërë nga Report TV në tregun e Kombinatit vihet re një situatë kaotike. Qytetarët e kanë harruar COVID-19, ndërsa nga ana e institucioneve nuk ka asnjë kontroll për përdorimin e maskave apo dorezave.
10 Qershor 2020, 13:02 -
Debat me Lleshajn për aksionet e IKMT-së në nisje të sezonit! Ademi: Selektive! Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës, s'jemi policë rreshti
Takimi u shoqërua me debate mes ministrave Lleshaj e Klosi me kryebashkikët, Pjerin Ndreu zgjedhur nga PS-ja në Lezhë dhe Voltana Ademit nga radhët e PD-së në Shkodër.
10 Qershor 2020, 12:58 -
-
-
U infektua te QSUT, ndërron jetë e moshuara! Preket me COVID-19 edhe recepsionistja! Ditë rekord të infektuarish, 42 raste në 8 qytete
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja. Të shëruar 20 qytetarë mes te cilëve 8 personel shëndetësor. 46 të shtruar pozitivë, 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. 327 persona aktivë me COVID.
10 Qershor 2020, 10:35 -
-
Transporti Publik sërish në protestë: Plotësoni 4 pikat tona! Nëse zbatojmë protokollet në autobusë hipin vetëm 45 vetë
Transporti Publik do të hapet për qytetarët më 15 qershor, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Megjithatë, shoqatat e transportit vijon edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.
10 Qershor 2020, 10:30 -
Aksioni i IKMT në bregdet/ Në Karaburun situata nën kontroll, në Velipojë tensione e përplasje me pronarët e lokaleve: Prishje selektive! (VIDEO)
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit për prishjen e ndërtimeve pa jele në vijë bregdetare është shoqëruar me tensione në Velipojë, ku ka hasur rezistencën e pronarëve të 'beach bareve'. Ndërsa aksioni i prishjes në Karaburun nuk ka pasur tensione.
10 Qershor 2020, 08:20 -
Zbulohet debati i ashpër/ Koço Tashko: Të dënohen ata që folën në plenium kundër Hrushovit! Enveri: Thirri mendjes, ti je i sëmurë nga koka…
Memoria.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që bën fjalë mbi bisedën e sekretarit të parë të Komitetit Qëndror, Enver Hoxha, me Koço Tashkon, të zhvilluar më datën 3 gusht 1960-të, pas një letre që Tashkoja i kishte dërguar Enverit, ku mes të tjerash ai i kërkonte që të mbahej një qëndrim i rreptë ndaj anëtarëve të Komitetit Qëndror dhe Byrosë Politike që në mbledhjen e Pleniumit kishin folur kundra Hrushovit, e të dënoheshin ata, pasi Hrushovi nuk kishte gabuar.
10 Qershor 2020, 07:37 -
Atentati në Elbasan/ Gazetari Elton Qyno: Policia 'fasadë' te Trauma'! Çapja mbrohet në spital nga 'ushtarët e tij'!
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se Ardjan Çapja nuk ka treguar asgjë përpara oficerëve të policisë se so ka ndodhur atentati ndaj tij, apo tek personat se ku dyshon.
9 Qershor 2020, 22:54 -
Qytetarët 'kryqëzojnë' Berishën: Si s'ke turp që nxin Shqipërinë tani që u hapën negociatat, vepron si këshilltari i Metës me lajme të rreme
Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet pa diskutim një ndër protagonistët kryesorë që nxjerr çdo ditë lajme të rreme kundër Shqipërisë. Ai njihet si politikani që për të arritur synimet e tij politike, përdor çdo mjet.
9 Qershor 2020, 22:14 -
36 raste në 24 orë/ Pipero në Report Tv: S'do kthehemi kurrë pas! Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë! Restorantet janë 'pikat më të nxehta'
Shqipëria ka pasur numrin më të lartë të rasteve në 24 orët e fundit që nga zbatimi i masave lehtësuese, e megjithatë për mjekun Pëllumb Pipero, nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë. Për këto të fundit, më shqetësuese se numri i lartë i rasteve të reja, janë shtrimet në spital.
9 Qershor 2020, 21:39 -
'Perandoria' e biznesit mbi një krim: Si i shpëtuan vëllezërit Çilotaj drejtësisë
OFL iu dërgoi sot kërkesën për të treguar pasurinë, vëllezërve Çilotaj. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se historia e vëllezërve Çilotaj-pasuria e sekuestruar e të cilëve kap vlerën e dhjetëra milionë eurove, zë fill në Greqi me akuzat për vrasjen barbare të një vajze 24-vjeçare për shkakun se “nuk fitonte shumë para”-një krim ende i pandëshkuar pas dy dekadash.
9 Qershor 2020, 21:32 -
Gjendet vajza, përballet live me tezen pas 9 muajsh: Më bëtë presion ndaj u largova! 'Pa Gjurmë' e lidh me babanë nga Kolumbia
Pasi mësoi se kërkohej në emisionin 'Pa Gjurmë', 27-vjeçarja që u zhduk tetorin e vitit të kaluar më në fund bëhet e gjallë. Në këtë rrëfim të saj Rexhina nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' zbulon arsyet, pse kishte vendosur të zhdukej, duke reaguar ashpër ndaj tezes që e denoncoi si të humbur, në përballjen me të
9 Qershor 2020, 19:36 -
-
Jo vetëm për të dytën, bankat kërkuan kolateral edhe për garancinë e parë sovrane
Për herë të parë ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se bankat do të kërkojnë kolateral për garancinë e dytë sovrane për ringritjen e bizneseve të mëdha të prekura nga pandemia. Por ReportTv mëson se kolaterali është kërkuar edhe për ndihmën e parë, ku garant duhej të ishte shteti.
9 Qershor 2020, 18:00 -
