Shtohen rastet me COVID, qytetarët nuk respektojnë masat! Në tregun e Kombinatit hiqet tuneli dezinfektues (Vëzhgimi i Report TV)

TIRANE-Sot ka qenë numri më i lartë i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që prej nisjes së pandemisë. Një nga arsyet për përhapjen e këtij virusi është edhe mos respektimi i distancimit social. Situata paraqitet problematike në tregun e Kombinatit, ku edhe pse nga ana e autoriteteve shëndetësore bëhet thirrje për respektim të masave, tuneli dezinfektues i vendosur në fillim të pandemisë tashmë nuk është më.

Nga një vëzhgim i bërë nga Report TV në këtë treg vihet re një situatë kaotike. Qytetarët e kanë harruar COVID-19, ndërsa nga ana e institucioneve nuk ka asnjë kontroll për përdorimin e maskave apo dorezave.

Në treg nuk ka më respektim të distancës, qytetaret rrinë të grumbulluar, ndërsa nuk përdorin as mjetet mbrojtëse. Banorët që frekuentojnë këtë treg shprehin mendime të ndryshme, disa thonë se kanë frikë, ndërsa disa të tjerë thonë se virusi

"Unë e ruaj distancën, ja gruan e kam lënë në shtëpi", tha një banor.

"Unë nuk kam frikë se ata e shtojnë vetë rastet", u shpreh një tjetër qytetar në tregun e Kombinatit.

Edhe në rrethe situata paraqitet shqetësuese. Lezhjanët paraqiten më indiferentë. Në Korçë, qytetin e serenatave që pas hapjes priti masivisht edhe qytetarët nga Tirana siç tradita e viteve të fundit ka treguar, e ka harruar pandeminë. Vlora po ashtu ka braktisur respektimin e masave duke u rrezikuar më së shumti edhe të moshuarit, të cilët kanë nisur të mbushin parqet.

Edhe pse duhej të ishte zëri më i fortë i sensibilizimit të qytetarëve në këtë moment kyç që mund të na kthejë hapa pas, ministrja e Shëndetësisë, OgertaManastirliu, i quan të pritshme 42 rastet e fundit. Në fakt, dukshëm numrat rekord të të infektuarve kanë ardhur si pasojë e  injorimit të tre shtyllave bazë: maskave, distancimit social dhe dezinfektimit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha 2: 10/06/2020 15:35

    Ju thoni Raste ato qe ju thone te tjeret!! Ikni dhe vertetoheni si, kur, qysh, tek!! Po ju lejuan te investigoni...!!! Dhe informoheni publikun perseri po ju lane!!

    Përgjigju
  • Klienti: 10/06/2020 13:23

    U hapen njerezit me shume se perpara pandemise. Rrine ne grupe ne lokale pa respektuar distancat. Ka lokale qe jo vetem nuk respektojne skemat e vendosjes se tavolinave, por as nuk pastrojne tavlinat kur ngrihen klientet. Nuk e di kush i kontrollon por me duket se edhe kontrollet e leshuan punen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur