-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 1-2 në Tiranë nga Ukraina dhe në sezonin e ri të Nations League do luajë në Ligën C, duke e mbyllur Grupin B1 me shtatë pikë në vendin e fundit.
19 Nëntor 2024, 22:36 -
Në të gjithë Korridorin Blu kalimi do të jetë me pagesë! 3 koncesione të reja nisin në 2025, kostoja rreth 1 miliardë euro
Kalimi në të gjithë autostradën adriatiko-joniane, quajtur ndryshe Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Tre kontratat koncesionare të këtij korridori nisin ndërtimin vitin e ardhshëm dhe arrijnë në vlerën 100.1 miliardë lekë.
19 Nëntor 2024, 22:15 -
Ervin Bulku zbulon pse luan Muçi dhe jo Bajrami: Kemi marrë masat për të mbuluar Mudryk
19 Nëntor 2024, 20:22 -
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
Rritja e dhjetorit: e para në histori që favorizon pensionet e ulta 100 milionë eurot për trefishimin e shpërblimit të fundvitit për pensionet e vogla dhe dyfishimin për pensionet e tjera përfaqësojnë rritjen e parë të ndjeshme vjetore për të 720 mijë pensionistët e vendit në 34 vite tranzicion. Shpërblimi i përhershëm i pranverës sa herë kemi vit të mirë ekonomik përbën fitoren e dytë të madhe për pensionistët.
19 Nëntor 2024, 20:05 -
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
Kryeministri Rama ndan fotot në rrjetin social Facebook. Më kryesoret mbeten ndërhyrjet në themelet e strukturës dhe në muraturë, për shkak të amortizimit, me qëllim përforcimin e saj. Gjithashtu restaurimi i plotë i çatisë. Restaurim i muraturës sipas strukturës arkitekturore dhe pjesës së ndërkateve.
19 Nëntor 2024, 15:53 -
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
Zbardhet mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij pasi ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë.
19 Nëntor 2024, 12:42 -
Sot ndeshja Shqipëri - Ukrainë, Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
Policia e Shtetit, plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ukrainë, ndeshje e cila do të zhvillohet në kuadër të turneut “UEFA Nations League”, ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.
19 Nëntor 2024, 12:16 -
Karnavali i nëntorit në Pallatin e Kongreseve! Festimi i librit fiktiv, si objekt spektakli dhe dekorimi ose festivali i pseudo-leximit, për ata që nuk lexojnë!
Por unë për vetën time isha aty vjet me librin tim WELCOME TO PARIS, së paku një vepër e vërtetë prej 900 faqesh dhe me një përmbajtje kulturore, e cila nuk e ka sot për sot, objektivisht asnjë vepër letrare apo artistike e botuar në vitët e fundit në Tiranë dhe nëse eventualisht gaboj, më thoni pra mua, e cila, me titullin dhe autorin e saktë se m'intereson realisht ? Dhe gjatë atyre 4 ditëve, në realitet askush nuk më ka ardhur për ta lexuar seriozisht atë vepër.
19 Nëntor 2024, 11:35 -
-
-
-
-
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.
18 Nëntor 2024, 21:30 -
-
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare e futbollit mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës kundër Ukrainës që luhet të martën (nesër) në orën 20:45 në "Air Albania", para medieve dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Ardian Ismajli.
18 Nëntor 2024, 15:47 -
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
Një përgjigje nga Konçesioni i Check-UP-it, për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Mjekësor Bazë, natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën e 8 viteve për këtë projekt.
18 Nëntor 2024, 15:04 -
Tiranë/ Rikualifikohet zona e Thesarit, Veliaj inspekton punimet: Do ndërtojmë rrjet unazor, kemi përfunduar urbanizimin në 75 lagje!
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se bashkë me lehtësinë e aksesit të lagjes, do të mundësohet edhe zgjidhja e problemit me kanalet e ujërave të bardha dhe ndriçimi led. Veliaj shtoi se deri tani Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitimin në 75 lagjeve në kryeqytet. Zona vizitohet edhe nga turistët e shumtë, që vizitojnë “Bunkart”
18 Nëntor 2024, 14:59 -
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
Po kur na thonë “Sudet” dhe “Rrapushët” e asaj kohe, ju erdhi jehona dhe këtu sot: “ç’është ky pension kaq i ulët social”? Pikërisht këta! Tamam këta. Varrmihësit anti shtet të pensioneve ngrenë gishtin e akuzës ndaj nesh kur ata i kishin përjashtuar nga çdo e drejtë për pension të gjithë atë kategori njerëzish që marrin pensionin social.
18 Nëntor 2024, 14:48 -
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2025, u shpreh se buxheti i këtij viti është i lartë se ai i një viti më parë dhe në total është 8.2 miliardë euro. Malaj bëri me dije edhe sektorët ku do të përqëndrohen investimet.
18 Nëntor 2024, 14:33
