-
Champions League/ Barcelona turpërohet, Monaco e mposht 2-1! Raya bën heroin, Atalanta 0-0 Arsenal! Tri pikë për Leverkusen e Atl. Madrid
Champions League ka mbyllur ditën e tretë dhe të fundit për raundin e parë. Surpriza këtë të enjte, me Barcelonën që u mposht 2-1 në Monaco. Tri pikë për Leverkusen, Benficën, Atl. Madridin dhe Brestin. Ndërkohë Atalanta dhe Arsenal barazuan 0-0.
19 Shtator 2024, 22:57 -
-
Indeksimi 4.1% i pensioneve/ Drejtori i ISSH: Detyrim ligjor, përfitojnë të gjithë! Por për të kompensuar nivelin e ulët përdoren bonuse
I ftuar në ‘Studio Live’, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado theksoi se nga ky indeksim përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa shtoi se pensionet rurale dhe sociale janë ndër më të ulëtat në vend.
19 Shtator 2024, 17:38 -
-
-
Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!
Kërkesa e palës mbrojtëse që SPAK të lexojë të gjitha aktet e dosjes voluminoze për koncesionet në shëndetësi, ka çuar përsëri në shtyrjen e seancës. I arrestuar për çështjen e fondeve të SASPAC dhe i pandehur për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj pyet GJKKO-në nëse i lejohet të flasë kur të dalë në Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi, në Kuvend, muajin e ardhshëm: Shumica e argumenteve, sekret hetimor!
19 Shtator 2024, 13:57 -
SPAK jep lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon nesër për sterilizimin në Komisionin Hetimor! Për herë të parë, një i paraburgosur pyetet nga deputetët
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.
19 Shtator 2024, 12:57 -
-
I jepet lamtumira ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, homazhe në Kuvend! U nda nga jeta pas një arresti kardiak
Ish deputetit demokrat Gert Bogdani iu dha sot lamtumira e fundit. Familjarët, të afërmit, krerët e shtetit, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe ata që ndanë vitet në politikë me të, zhvilluan homazhe në Kuvendin e Shqipërisë. PD e shpalli ditë zie dhe uli flamujt në gjysmë-shtizë në selitë e saj.
19 Shtator 2024, 07:52 -
CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite
Champions League vijoi këtë të mërkurë me ditën e dytë në raundin e parë me formatin e ri. Bologna dhe Shakhtar barazuan 0-0, ndërsa Sparta e Pragës mposhti 3-0 Salzburgun dhe një nga golat u shënua nga Qazim Laçi. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u luajt në "Etihad", aty ku Manchester City dhe Inter barazuan 0-0.
18 Shtator 2024, 22:55 -
-
Shpërthime të reja në gjithë Libanin në radiomarrëset e përdorura nga grupi Hezbollah! 14 të vdekur dhe 450 të plagosur
Sulme të reja me pasoja tragjike u regjistruan përmes pajisjeve të komunikimit në Liban, ku gjatë funeraleve të viktimave të djeshme, mbetën të vrarë 14 persona dhe mbi 450 të plagosur. Hezbollah paralajmëron hakmarrje të përgjakshme, ndërsa kryeministri libanez tha se vendi është në luftë. Paralajmërime pati edhe nga Izraeli
18 Shtator 2024, 18:09 -
Goditja e zyrtarit të Partizanit, Disiplina pezullon me 4 ndeshje presidentin e Laçit! Klubi katër ndeshje pa tifozë, e pëson Tirana dhe AF Elbasani
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin vendas. Për shkak të goditjes së zyrtarit të Partizanit me një send nga tribuna, Laçi është ekipi më i penalizuar.
18 Shtator 2024, 16:54 -
-
Opozita kërkon t’i hiqet mandati, Sinaj te Këshilli i Mandateve: Asnjë lekë nga buxheti, kam ndihmuar familjet në nevojë! Bardhi: Ke shpërndarë para për të blerë votat
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mbledh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, të cilët kërkojnë heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.
18 Shtator 2024, 13:22 -
Rusët e ukrainasit ‘përmbysin’ tregun imobilar në Durrës, 2 mijë euro metri/katror te ‘Vollga’! Vendasit drejt periferisë
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Durrës ka bërë që vendasit, sidomos çiftet e reja të spostohen në periferi, pasi nuk e përballojnë koston e lartë. Ndërsa në qendër dhe zonën e plazhit, ku shkon 2 mije euro metri/katror blejnë kryesisht të huajt, rusë, ukrainas dhe çek që investojnë në ‘AIRBNB’.
18 Shtator 2024, 12:41 -
-
-
Champions League/ Liverpool përmbys 1-3 Milanin, Juventus e nis me tri pikë! Bayern Munich ia bën 9-2 D. Zagrebit, Real sukses me vuajtje në Madrid
Champions League nisi këtë të martë me formatin e ri që përfshin 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme në bazë të pikëve të grumbulluara. Në Torino, Juventus mposhti 3-1 PSV-në, ndërsa Aston Villa fitoi 0-3 kundër Young Boys. Tri pikë me përmbysje për Liverpool në Milano, teksa Bayern Munich fitoi 9-2 kundër Dinamo Zagreb. Edhe Real Madrid dhe Sporting shijuan suksesin në shtëpi
17 Shtator 2024, 22:59 -
FOTO/ Shpallen fituesit për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve! Godinat për institucionet publike në disa zona të Tiranës
Qeveria po i hap rrugë një tjetër mënyre zhvillimi të pronës publike e cila do të vihet në dispozicion të funksionimit të shtetit dhe administratës. Një juri ndërkombëtare shpalli fituesit e parë për ndërtimin e godinave të reja që do të ndërtohen në disa zona të Tiranës dhe do të shërbejnë për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve.
17 Shtator 2024, 20:14 -
Opozita dhe ministri Gonxhe replika për varrin e Kadaresë! Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishte në Tufine sot, si në Kandahar
Opozita dhe ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja kanë shkëmbyer replika në komisionin e Medias, lidhur me përkujtimet e dy figurave të shquara, Ismail Kadare dhe At Zef Pëllumbi. Agron Gjekmarkaj kërkoi që të gjendet një vend dinjitoz përprehjen e Kadaresë, ndërsa ministri tha se gjithçka është koordinuar me familjen e tij.
17 Shtator 2024, 18:54
