-
-
Ben Andoni: Ferri, biznesi dhe Republika e Shqipërisë
I tillë ka ardhur momenti në Shqipëri me atë që duket se po gatuan politika jonë për t’u përjetësuar. Ende shoqëria nuk është e gatitur të reagojë, kurse grupet e interesit dhe sidomos media duket e kapluar nga çështje krejt të tjera.
30 Tetor, 16:28 -
Lulzim Basha pyetet mbi 1 orë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit! Ish-ministri i rezervuar: Ruaj sekretin hetimor (VIDEO)
Pasi Strasburgu e vlerësoi krim të pazbardhur shtetëror, SPAK po kërkon të zbardhë rolin e Berishës dhe personat që urdhëruan gardën të përdorë plumba të vërtetë dhe jo manovër ndaj protestuesve më 21 janar, duke vrarë në bulevard, 4 të pafajshëm.
30 Tetor, 16:05 -
-
-
-
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç
Fatmir Mediu kërkon të gjykohet pa praninë e familjarëve të viktimave. Edhe pse të drejtën e tyre për të qenë pjesë në proces e ka njohur edhe Strasburgu, me pretendime absurde se avokati paguhet nga Soros, ish ministri kërkoi largimin nga gjyqi të familjes Durda dhe mbrojtësit të tyre. Seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor.
30 Tetor, 13:46 -
-
-
-
-
Rama intervistë për ‘Politico’: Më ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë! Diella do të jetë në mbledhjet e qeverisë
Kryeministri ka zbuluar se në momentin që ka dalë Open Ai ka telefonuar Mira Muratin dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë më një program për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
29 Tetor, 22:53 -
Zogu 'rosa mandarine' femër fotografohet në ujrat shqiptare (FOTO)
Një nga zogjtë më mahnitës , me një bukuri të fshehtë dhe elegante, me ngjyra të buta të trupit, gri-kafe me bark të bardhë dhe një brez të hollë të bardhë rreth syve, pasuron speciet e zogjve të fotografuara në Shqipëri nga gazetari Raimond Kola.
29 Tetor, 22:18 -
RAPORTI i ‘Venecias’ që do përdorë Veliaj në Kushtetuese, Daci: Konvergon 100% me mbrojtjen tonë! Vendimi i gjykatës, jetik për autonominë e pushtetit vendor
Për mbrojtjen e Veliajt do të përdoren edhe konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias, mbi ndikimin e ndalimit të zgjatur para gjyqit të kryetarëve të opozitës në ushtrimin e qeverisjes demokratike vendore në Turqi. Ky raport është prodhuar me kërkesë të Marc Cools, President i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
29 Tetor, 22:00 -
Dashnor Sula për Report Tv: PS makineri elektorale, opozita aspak serioze! Veliaj të harrojë bashkinë por të kërkojë pafajësinë
Sula tha se opozita nuk po tregon seriozitet me kërkesën për shkarkim nga detyra të Peleshit, të cilin e cilësoi si një person me integritet dhe një shembull për demokratët. Ish-demokrati tha se kjo kërkesë nga opozita, duhet të vijë në një kohë që ka fuqinë për të vendosur dhe jo sot që nuk plotëson as votat.
29 Tetor, 18:40 -
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki te vendit! Pas qortimit të Ramës, priten hartat dhe nga kryebashkiakët e tjerë
Vendimi i qeverisë vjen rreth 1 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse.
29 Tetor, 17:03 -
-
Namir Lapardhaja: Kur dhuna bëhet model
Si shoqëri përjetojmë një boshllëk të theksuar dramatik, që fatkeqësisht institucionet, qoftë shtetërore, qoftë edhe fetare, nuk kanë aftësinë për ta mbushur dhe të kryejnë rolin e shkarkuesit dhe të qetësuesit mendor të një shoqërie të ngarkuar nga stresi dhe ankthi i pasigurisë.
29 Tetor, 14:46 -
Operacion kundër narkotrafikut në Rio de Zhaneiro! Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe 120 të vdekur (VIDEO)
Ndërhyrja rezultoi më vdekjeprurësja në historinë e shtetit. Mbi 2.500 forca të sigurisë të dislokuara në komplekset Alemão dhe Penha. Në qytet shkollat dhe universitetet janë mbyllur, fluturimet në aeroportin Galeão janë pezulluar, ndërsa transporti publik është në kaos.
29 Tetor, 14:13 -
Drejtësia e 11 maji përplas PD e PS para eurodeputetëve! Bardhi: Korrupsioni në nivele të larta! Manja: Baltosni vendin për integrimin
Takimi i 20 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE u zhvillua nën klimën e përplasjeve mes palëve politike brenda vendit. Eurodeputetët vlerësuan progresin e Shqipërisë.
29 Tetor, 14:05
