-
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia tërheq trupat nga bregu perëndimor! Ukrainasit hyjnë në qytetin Kherson dhe valëvisin flamujt
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë hyrë në qendër të qytetit Kherson pas tërheqjes së rusisë. Flamuri ukrainas u rishfaq pas tetë muajsh luftë në qendër të Khersonit, rreth një monumenti, ndoshta të ngritur nga disa luftëtarë që ndodhen në qytet.
11 Nëntor 2022, 07:53 -
Kultivimi i kanabisit në Berat, grave u kishin thënë se do vilnin ullinj, më pas i kërcënuan që të mos largoheshin! Paguheshin 5 mijë lekë dita
Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Report Tv ka zbardhur emrat e 8 rojeve të arrestuar të cilët ruanin me armë serën me kanabis. 95 gra që punon në sera u shoqëruan nga Policia, të cilat kryesisht vinin nga veri u vendit. Ato paguheshin 5 mijë lekë dita.
11 Nëntor 2022, 07:27 -
Në Shqipëri në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës, zhduket Dritan Rexhepi! Autoritetet e Ekuadorit asnjë gjurmë nga 'mbreti' i trafikut të kokainës
Media argjentinase “Infobae” i ka kushtuar një artikull të gjatë për Dritan Rexhepi, i cilësuar si trafikanti shqiptar i drogës që përmbyti Evropën me drogë dhe i akuzuar në Shqipëri për rrëmbimin e Jan Prengës.
10 Nëntor 2022, 21:37 -
Kean mjafton për Juventusin, ‘Zonja e Vjetër’ ngjitet në vendin e tretë të Serie A por Lazio mund t'u prishë mbrëmjen
Goli i Moise Kean ishte i mjaftueshëm që Juventusi të fitonte 1-0 në klubin e fundit Hellas Verona të enjten për të kaluar në vendin e tretë në renditjen e ligës, megjithëse një fitore për Lazio në shtëpi ndaj Monzas më vonë do t'i zbriste Bianconerët në vendin e katërt
10 Nëntor 2022, 21:02 -
100 vjetori i marrëdhënieve me Britaninë e Madhe, anija e marinës luftarake zbarkon në Portin e Durrësit
Anija e marinës luftarake angleze “Royal Fleet Auxiliary ka zbarkuar në Portin e Durrësit për një vizitë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
10 Nëntor 2022, 19:08 -
-
Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë! Transport falas fëmijëve në fillore! Jo ndërtime 'sot për sot', por me prespektivë
Kandidati për primaret në PD-së, Gert Bogdani premton se nëse do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të zgjidh problemin e trafikut në kryeqytet!
10 Nëntor 2022, 17:41 -
‘Përplasjet’ me Ramën në Kuvend, Alibeaj: Nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë, sa më shumë shthur gjuhën aq më shumë është zhytur në afera
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish sa i takon përplasjeve në kuvend një ditë më parë me kryeministrin, Edi Rama.
10 Nëntor 2022, 17:41 -
Debati për Portin e Durrësit/ Rama ironizon Metën: Përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait! Vetë ka njohuri për fshehjen e emrave dhe lekëve
Akuzave të Ilir Metës për projektin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama i përgjigjet duke ironizuar Partinë e Lirisë që sipas tij ka ardhur për lekë. Në një postim në Twitter shkruan se po përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait ndërsa vetë ka sjellë 2 parti.
10 Nëntor 2022, 17:25 -
VIDEO/ Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? PS: Të përjashtohen! Rama: 2 të pirë shanë me libër shtëpie! Deputeti i PD: Të bëjmë testin bashkë me kryeministrin
Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10-ditor nga Kuvendi për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Sipas Partisë Socialiste kjo masë kërkohet për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.
10 Nëntor 2022, 14:25 -
BE premton 250 milion dollarë për Moldavinë për të trajtuar krizën e energjisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri një vizitë zyrtare në Moldavi të enjten, e cila njoftoi një paketë mbështetjeje prej 250 milionë euro për të ndihmuar vendin të kalojë një krizë akute energjetike dimërore, për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.
10 Nëntor 2022, 13:48 -
VIDEO/ Mourinho s'i mban nervat, trajneri: Roma u tradhtua nga një lojtar, të ikë në janar! Mediat i nxjerrin emrin
Roma barazoi dje 1-1 në transfertë me Sassuolon për javën e 14-të në Serie A. Pas ndeshjes "Special One" ka vendosur theksin te loja joprofesionale e një prej lojtarëve të tij në këtë duel, me futbollistin që "tradhtoi" shokët në fushë.
10 Nëntor 2022, 13:34 -
-
Ilir Meta për Portin e Durrësit: Rama po kërkon të amnistojë paratë e pista! Po godet interesin kombëtar
Ilir Meta ka dalë sërish sot në një konferencë nga selia e Partisë së Lirisë dhe ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për projektin e Portit të Durrësit. Meta tha se dëmi që i bëhet interesave kombëtare është shumë i madh.
10 Nëntor 2022, 12:26 -
-
25-vite bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza në Durrës
Komandanti i Guardia di Finanza, Giusepe Zafarana i pranishëm në 25 vjetorin e Njësisë Kufitare Detare në Durrës tha se një njësi e ngjashme me efektivë italianë do të hapet së shpejti në Ishullin e Sazanit në Vlorë
10 Nëntor 2022, 12:04 -
-
-
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim
Të mërkurën, Rusia lajmëroi se do të largonte përfundimisht trupat nga rajoni jugor i Khersonit. Shumë e kanë konsideruar këtë një fitore për Ukrainën, njëri prej të cilëve ka qenë edhe presidenti Biden, por zyrtarët në Kiev nuk janë po aq të bindur, duke sugjeruar se ky mund të jetë një komplot strategjik i ushtrisë ruse për të rimarrë Khersonin atëherë kur askush s’e pret.
10 Nëntor 2022, 08:04
