-
Ndotja e mjedisit, ministrja e Turizmit: Task-forcë për pastrimin e plehrave në verë në 4 bashki bregdetare! 199 landfille të paligjshme në Shqipëri
Gjatë verës bashkitë që veç banorëve të tyre presin edhe turistë që zgjedhin bregdetin, kanë ndotjen më të madhe në vend. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të ngrihet një taskë Forcë me fond 205 milionë lekë të rinj, për të pastruar bashkitë më problematike, të Kavajës, Durrësit, Himarës e Sarandës. Ajo zbuloi se në vend janë 199 vende të paligjshme të depozitimit të mbetjeve.
9 Nëntor 2021, 14:21 -
Skemë mashtrimi me TVSH-në, në pranga 5 persona, krijuan 5 subjekte dhe i shkaktuan 6 mln euro dëm shtetit! Sekuestrohen asete me vlerë 2 mln euro, mes tyre firmë minerare
Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'.
9 Nëntor 2021, 10:55 -
-
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
3 Nëntor 2021, 13:31 -
Vendimet e qeverisë, Ministria e Drejtësisë: Vetting edhe për noterët, kush merr cilësinë e të pandehurit apo ka kontakte me kriminelë largohet
Noterët t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Ministria e Drejtësisë njoftoi se janë përcaktuar kritere të reja për ushtrimin e profesionit të noterit. Vendime janë marrë edhe për mbrojtjen e faunës duke shmangur ndotjen, si dhe është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë për spitalin e Fierit.
3 Nëntor 2021, 13:24 -
LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit! Të hetohen abuzimet në prodhimin e energjisë elektrike
Në kërkesën në drejtim të SPAK, prokurorisë së Tiranës dhe KLSH, deputetët e LSI kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit, që sipas LSI ka sjellë pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik për vendin.
2 Nëntor 2021, 16:54 -
COVID-19, vetëm një rast pozitiv mbyll ‘Disneyland’ në Shangai në Kinë
Kina e ka marrë mësimin e asaj që ndodhi me pandeminë në muajt e parë të vitit 2020 atje. Nuk ka më mungesë ‘vigjilence’. Shanghai Disneyland, një park shumë i njohur jo vetëm në Kinë, është mbyllur dy ditë pasi një vizitor i fundjavës rezultoi pozitiv me virusin COVID-19.
1 Nëntor 2021, 16:26 -
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.
26 Tetor 2021, 22:15 -
I dënuar për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë vendos mos pranimin e rekursit për ish-anëtarin e KPA-së
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke lënë në fuqi dënimin ndaj tij. Daci kishte kërkuar prishjen e dënimit të dhënë nga GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, po ashtu ai ka kërkuar edhe rikthimin në detyrë
26 Tetor 2021, 16:28 -
Kapen 45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, e fshehur në kamionin e ngarkuar me krom, destinacioni Bari i Italisë! Droga për 3 marrës të ndryshëm, në pranga pronari dhe drejtuesi i mjetit
45.5 kg e dyshuar heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit, teksa ishte vendosur në një kamion të ngarkuar me krom, me destinacion shtetin fqinj Italinë. Operacioni ‘Portëz’ ka vënë 2 persona në pranga, pronarin e kamionit Arian Çerma 45 vjeç nga Durrësi dhe drejtuesin e mjetit Olgert Duda 36 vjec nga Fieri. Lënda narkotike ishte e ndarë për tre marrës të ndryshëm, ku pakot ishin bërë me shenjë, një pjesë e të cilave kishin mbishkrimin 'banane', të tjerat ishin shënuar me një shirit të zi dhe disa me një kryq të bardhë.
26 Tetor 2021, 08:23 -
Banka Botërore: Rimëkëmbje e fortë, ekonomia e Shqipërisë po rritet më shumë seç pritej! Do të ulet varfëria! Mundësi të ndërtojë model më të qëndrueshëm rritjeje
Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen ekonomike shqiptare. Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.
21 Tetor 2021, 11:02 -
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë! Belgjika e para edhe me humbje
Tre pozicione ka fituar Shqipëria në muajin tetor në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ndërkohë ndryshe paraqitet situata për Kosovën, që është në rënie të lirë, ndërsa pavarësisht dy humbeje Belgjika vijon të mbajë vendin e parë.
21 Tetor 2021, 10:58 -
-
Shqipëria e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, korrupsioni ende problem
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë)
16 Tetor 2021, 10:01 -
Ulen infektimet nga COVID në vend, regjistrohen 195 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë! 1.8 mln vaksinime në gjithë vendin
Gjatë 24 orëve të fundit, infektimet nga koronavirusi kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, e ndërsa 9 të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID.
11 Tetor 2021, 18:03 -
-
Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.
8 Tetor 2021, 14:00 -
14 vjet krime/ Skeda e Erjon Llapushit që vrau kamarierin në Elbasan, nga plagosja, kanosja, zhvatja e pasurisë tek vrasja! U arrestua 4 muaj para krimit për trafik, por e shpëtoi drejtësia
Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish. Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua. Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje
8 Tetor 2021, 12:50 -
Raporti i KLSH: Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, shtetit i është shkaktuar 22.6 milionë euro dëm! Shpenzime jo eficiente dhe shkelje të disiplinës buxhetore
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton për një dëm ekonomik prej 22.6 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në 6-mujorin e parë të vitit. Humbjet më të mëdha janë konstatuar nga shkeljet me tenderat publike
27 Shtator 2021, 14:49 -
Mundësi e re për të rinjtë, hapet për herë të parë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Masteri Profesional 'Gazetari Investigative'
Ky vit akademik do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do hapet për herë të parë Masteri Profesional "Gazetaria Investigative".
24 Shtator 2021, 20:52 -
PD sqaron deklaratën e Bashës: Nuk e kemi etiketuar anëtarësinë 'anti-amerikane'! Berisha e sulmon: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate ditën e sotme, ku në fokus ishte përjashtimi i Sali Berishës. Gjatë debatit me deputetin Flamur Noka, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë kryesi apo kuvend antiamerikan
20 Shtator 2021, 20:12
