-
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna
22 Shkurt 2024, 15:35 -
Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera
Për më shumë se 30 vjet ish minatorët janë në kërkim të statusit. Këtë kërkuan edhe në protestën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjetikës, ku pritën një orë, dhe nuk morën asnjë përgjigje.
22 Shkurt 2024, 13:32 -
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
21 Shkurt 2024, 16:31 -
Diaspora letër Gjiknurit e Alibeajt: Të pakënaqur me Komisionin e Reformës Zgjedhoren, po injorohet vendimi i Kushtetueses për votën e emigrantëve
Diaspora shprehet e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve. Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” thotë se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve i kërkon përfshirje në konsultimet e Komisionit.
13 Shkurt 2024, 14:45 -
Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë
Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur Edvin Prifti, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndaj tij rëndojnë 4 akuza: nga korrupsion në 7 raste, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.
13 Shkurt 2024, 10:15 -
Komisioni i ‘Zgjedhores’ mblidhet online, Gjiknuri: PS s’ka draft, presim opozitën! Shoqëria civile: Duhen lista të hapura, reforma të jetë më e gjerë se PS e PD
Pasi nuk u lejuan nga deputetët e Rithemelimit për të mbajtur fizikisht mbledhjen, PD e PS mblodhën online Komisionin e Reformës Zgjedhore për të dëgjuar propozimet e shoqërisë civile për ndryshimet në Kod. Këta të fundit sugjeruan lista të hapura, votë të diasporës e reformim të KQZ me konsensusin e të gjitha palëve.
9 Shkurt 2024, 10:35 -
Eduard Zaloshnja: Më pak se 1.4 milionë banorë?!
Hipoteza e Rithemelimit e vë në dyshim pjesëmarrjen në zgjedhje të certifikuar nga Celibashi, sepse sipas hipotëzës, i bie që të jenë raportuar si pjesëmarrës shtetas që nuk banojnë në Shqipëri. Por në fakt, qysh kur u fut certifikimi elektronik i kartës së identitetit në zgjedhjet shqiptare, asnjëherë nuk ka patur ndonjë ankesë në lidhje me numrin e pjesëmarrësve
3 Shkurt 2024, 14:17 -
Fatos Çoçoli: Progresi spektakolar i aviacionit civil të Shqipërisë
Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë, udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta, sot Rinasin e përdorin tre në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 35 përqind e tyre, ose pesë herë më shumë qytetarë shqiptarë
25 Janar 2024, 18:27 -
VIDEO/ Një ton kokainë e fshehur në thasët me kafe! Ngarkesa me vlerë 135 milionë euro e nisur nga Belgjika! U kap në portin e Shën Petersburg
Më shumë se 1 ton kokainë, me një vlerë rreth 135 milionë euro, është sekuestruar në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika
24 Janar 2024, 11:37 -
Avionët amerikanë fluturuan mbi Bosnje, në mbështetje të integritetit të saj territorial
Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHB) do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës pasditen e së hënës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë
8 Janar 2024, 12:55 -
Abuzimi me tenderin e naftës, apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Granit Gjana është në masën 'detyrim paraqitje' për hetimet që po kryhen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera
5 Janar 2024, 12:23 -
U emërua nga Biden, Senati amerikan nuk miraton David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri! Tejkalon afatet e votimit për rreth 40 diplomatë
Emri i diplomatit David Kostelancik që ishte përzgjedhur nga presidenti amerikan për tu emëruar si ambasador në Shqipëri është kthyer nga Senati. Burime nga ambasada amerikane në Tiranë, bënë të ditur se akti është procedural pasi kishte mbetur pa u shqyrtuar para pushimeve dhe parashikon se emri mund të paraqitet sërish për miratim.
4 Janar 2024, 15:19 -
Fatos Çoçoli: 2023-i: viti më i mirë energjitik?
Gjatë vitit 2023, nuk folëm qoftë një ditë të vetme për vendosjen e fashës 800 kilovatorë për qytetarin dhe biznesin e vogël. Korporata Energjitike Shqiptare(KESH) diti të drejtojë mirë kaskadën e Drinit, me tre hidrocentralet shtetërore të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, që na japin mbi 65 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend.
3 Janar 2024, 22:05