NBA/ Oklahoma dhe Minnesota rrëzohen, Milwaukee humbet sërish ndaj Indianës! Lakers zyrtarisht në krizë

NBA/ Oklahoma dhe Minnesota rrëzohen, Milwaukee humbet sërish ndaj Indianës! Lakers zyrtarisht në krizë

Utah Jazz-Detroit Pistons

Mbrëmja e djeshme në NBA amerikan përfshiu 12 takime në parket dhe shumë emocione. Në Konferencën e Perëndimit, dy vendet e para të renditjes u mposhtën. New Orleans 'pushtoi' Minnesotan dhe mundi 117-106 Timberwolves, teksa Oklahoma City Thunders u mundën në Atlanta 141-138.

Suksesi i dytë radhazi për Indiana Pacers ndaj Milwaukee Bucks të Antetokounmpo, Lakers shembet kundër Miami dhe është në krizë. Dallas, Sacramento dhe Clippers fitojnë. Buzëqesh edhe Utah 154-148 kundër Detroit.

MINESOTA TIMBERWOLVES-NEW ORLEANS PELICANS 106-117
Minesota Timberwolves bien sërish, duke pësuar humbjen e dytë radhazi dhe një ndalesë të papritur në shtëpi. Kryesuesit e Konferencës Perëndimore (24-9) janë të tronditur nga New Orleans Pelicans, të cilët kalojnë me rezultatin 117-106 dhe një dominim të vërtetë në dy periodat e para. Nga +3 në pjesën e parë arrijnë në +21 pikë më pas, që drejton përfundimisht ndeshjen. I vetmi që tregoi energjinë e duhur në sfidën ndaj Zion Williamson dhe shokëve të tij, është Anthony Edwards me 35 pikë. Pikashënuesi më i mirë është Zion Williamson me 27 pikë, përpara McCollum (24 pikë) dhe Ingram (19 pikë). Tre më të mirët kthehen dhe bashkë me ta i gjithë ekipi, i cili merr një fitore shumë të çmuar jashtë fushe. Tashmë Pelikanët, pasi dominuan në kërcime dhe ndaluan gjuajtjet me tre pikë të rivalëve të tyre (10/31), janë të gjashtët në Perëndim (21 fitore - 14 humbje) dhe janë ngjitur në tabelë me katër fitore radhazi. 

LOS ANGELES LAKERS-MIAMI HEAT 96-110
Miami përkeqëson krizën e Los Angeles Lakers, të cilët pësojnë një humbje të rëndë në shtëpi dhe rrëshqasin në vendin e 10-të në Konferencën Perëndimore (17 fitore - 18 humbje), me humbjen e tretë radhazi. Heat ia lënë zonën Lakers-it, por dominojnë në të gjitha aspektet e tjera të lojës dhe mbyllin fitoren në çerekun e fundit, të dominuar me 38 pikë në tabelë. Janë tetë lojtarë dyshifrorë për miqtë, të kryesuar nga performanca e shkëlqyer e Tyler Herro: 21 pikë dhe 6 kërcime. Pas tij janë Jaquez (16), Jovic dhe Adebayo (15), por ka ndikim edhe Kevin Love me 10 pikë dhe 14 kërcime. Kështu Miami ngjitet në vendin e katërt në Lindje (20 fitore - 14 humbje), ndërsa Lakers hedhin poshtë paraqitjet e shkëlqyera të Davis (29 pikë dhe 17 kërcime) dhe Reaves (24 pikë). Veçanërisht zhgënjyese paraqitja e LeBron James, duke përfunduar me 12 pikë dhe nëntë asistime. 

Rezultatet në NBA:

Cleveland – Washington 140-101

Indiana – Milwaukee 142-130

Atlanta – Oklahoma 141-138

Houston – Brooklyn 112-101

Memphis – Toronto 111-116

Minnesota – New Orleans 106-117

Dallas – Portland 126-97

New York – Chicago 116-100

Phoenix – Clippers 122-131

Utah Jazz – Detroit 154-148

Lakers – Miami 96-110

Sacramento – Orlando 138-135

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari