NBA/ Fitojnë Boston, Lakers dhe Minesota! Milwaukee e pëson keq

NBA/ Fitojnë Boston, Lakers dhe Minesota! Milwaukee e pëson keq

Lakers – Dallas

Elita e basketbollit në SHBA, NBA vijoi me nëntë ndeshjet e radhës në parket. Dy të parat në Konferencat përkatëse fituan. Minesota triumfoi 124-117 në shtëpi kundër Detroitit, ndërsa Bostoni buzëqeshi 117-98 po në shtëpi kundër Spurs. Lakers mundën Dallasin 127-110, ndërsa humbja e Milwaukee 135-95 në Cleveland bëri zhurmë.

Suksese në shtëpi për New Yorkun, Toronton dhe Atlantën, të cilat mundën përkatësisht Houston (109-94), Miami (121-97) dhe Orlando (106-104), ndërsa Portland dhe Pelicans gjithashtu bënë mirë.

CLEVELAND CAVALIERS-MILWAUKEE BUCKS 135-95 / Lajmi i ditës në NBA, të paktën përsa i përket parketit është humbja 135-95 që Cleveland u jep Bucks. Në Ohio nuk ka kurrë histori. Cavs dominojnë dhe e mbyllin ndeshjen shumë përpara sirenës së fundit, duke qenë se me 12 minuta para përfundimit janë +41 pikë (108-67). Më i miri për vendësit është Donovan Mitchell, autor i 31 pikëve dhe 7 asistimeve. Milwaukee kështu largohet nga maja, por mbetet i dyti në Lindje.

Rezultatet në NBA:

Detroit – Minesota, 117-124

Atlanta – Orlando, 106-104

Boston – San Antonio, 117-98

Cleveland – Milwaukee, 135-95

New York – Houston, 109-94

Toronto – Miami, 121-97

New Orleans – Charlotte, 132-112

Lakers – Dallas, 127-110

Utah Jazz – Golden State, e shtyrë

Portland – Brooklyn, 105-103

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?