-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
Pas më shumë se dy dekada në sistemin e drejtësisë, magjistrati Arben Dyla përjashtohet për 15 vitet e ardhshme. KPK e shkarkoi në muajin Shtator 2021 pasi nuk justifikoi dot pasurinë, e ankimoi në muajin Nëntor të atij viti. Vendimi u la sot në fuqi nga KPA-ja me formë të prerë
28 Janar, 15:31 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondin 150 mln lekë për partitë, rritet me 20 mln lekë më shumë se në 2021
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit partive politike do t’u shpërndahen 150 mln lekë. Fondi u miratua në komisionin e Ekonomisë, ku u ra dakort për një rritje më 20 mln lekë krahasuar me zgjedhjet e 2021-shit.
28 Janar, 13:24 -
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
Situata epidemiologjike në Qarkun e Beratit paraqitet kritike me 150 vizita çdo ditë në Pediatri dhe 100 vizita në Urgjencë dhe Infektiv. Shefja e Infektivit në Spitalin Rajonal të Beratit, Valbona Papa, u shpreh për Report TV se Gripi i tipit A shkakton komplikacione, ndaj është rritur dhe numri i shtrimeve në spital.
27 Janar, 11:44 -
Sindikata e Policisë së Burgjeve ankohet për paga diskriminuese dhe orë shtesë të papaguara! Drejtori Qose: Digjitalizojmë sistemin penitenciar
Mos trajtimi me paga siç duhet sipas gradave, mospagesa e oreve shtesë si dhe vështiresitë në punë, janë disa prej problematikave që po hasin punonjësit e Insitucioneve të Vuajtjes së Dënimit të Veprave Panale në Shqipëri.
26 Janar, 20:13 -
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.
25 Janar, 09:28 -
Jeta dhe vepra e Kryepeshkopit Anastas, iu kushtua ordotoksisë shqiptare! Fliste 10 gjuhë, u nderua me 30 medalje e çmime! Në 2000 kandidat për 'Nobel'
Fortlumturia e tij Anastas Janullatos iu kushtoi jetën perëndisë që në moshë të re. Kryepeshkopi ishte njohës i 10 gjuhëve dhe me aftësitë e përgatitjen e tij mbajti të bashkuar komunitetin ortodoks. Në vitin 2000 ai ishte kandidat për ‘Nobel’.
25 Janar, 08:07 -
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
Punonjësit u grumbulluan sot para ambienteve të kompanisë me pronarë italianë dhe shqiptarë. Deri tani, kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur askush, përveçse me premtime. As ankesa në strukturat shtetërore nuk e zgjidh problemin
23 Janar, 16:51 -
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume foli në Report Tv, lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës në platformën e ngritur nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Kume e vlerëson ecurinë si pozitive, duke patur parasysh sipas tij numrin e lartë të regjistrimeve, që shton Kume, do kalojnë edhe Kosovën.
22 Janar, 13:03 -
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
Komisioni i Ekonomisë votoi pro zgjatjes së afatit për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për hotelet me 4-5 yje që kanë kontratë me Brand Name ndërkombëtar. Deputetët e opozitës e konsideruan nismën qokën e radhës oligarkëve, ndërsa socialistët e mbrojtën duke thënë se zhvillon turizmin e luksit, rrit standardet turistike dhe shton vende të reja pune.
22 Janar, 12:56 -
-
-
-
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
20 Janar, 16:20 -
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Armejsa Kullolli, fotografe e profilizuar për fotot e bebeve që kur lindin.Ajo ka rreth 5 vite që fotografon momentet e para të foshnjeve kur vijnë në jetë dhe është specializuar për këtë gjë.
18 Janar, 21:43 -
Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Itali! Doli nga shtëpia natën, fshehurazi prindërve! Publikohet videoja para përplasjes
Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald's. Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana. Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen.
17 Janar, 18:05 -
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
Dhjetëra qytetarë u mblodhën para Kadastrës Fier për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjeçare, për tu pajisur me certifikatë pronësie. Ata pohojnë njëzëri se është e papranueshme që të mos marrin përgjigje. Kadastra nga ana e saj tha se lëshohen çdo ditë 150 tituj pronësie.
17 Janar, 10:22 -
