-
-
-
-
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
29 Tetor 2024, 17:50 -
Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
Vetë nga ‘arresti shtëpiak’ ku po pret të gjykohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, dhe me aleatin e tij në ‘arrest me burg’ për lobimin amerikan dhe aferën Cez-Dia, kryetari i PD, Sali Berisha bëri publik nismën e re: Të zhbëjë këtë sistem drejtësie të cilin e akuzon si të dhe Metën për ‘korrupsion’ gjatë kohës që kanë qenë në qeverisje. Sulmon dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, e kreun e SPAK, Altin Dumani
28 Tetor 2024, 13:04 -
Pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive në Durrës, Rama: Një tjetër projekt madhor, kushte dhe standarde evropiane për 250 nxënës e 150 konviktorë
Qëllimi është ofrimi i kushteve me standarde evropiane të mësimdhënies. Shkolla do të ketë kapacitetet për 250 nxënës, ku 150 prej tyre vijnë nga rrethet dhe do të qëndrojnë në konvikt
28 Tetor 2024, 08:22 -
Prodhim i mbarë, më shumë vaj ulliri këtë vit në Fier! Rritet eksporti, Përpunuesit: E shesim në Itali
Në nisje të sezonit të vjeljes dhe përpunimit të ullinjve, fermerët dhe përpunuesit në Cakran të Fierit janë të kënaqur pasi prodhimi është i cilësisë së lartë. Ndryshe nga vitet e tjera nuk kanë probleme me tregun, pasi pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali.
27 Tetor 2024, 15:07 -
Zgjedhjet në Gjeorgji i fiton njeriu më i fuqishëm i vendit! Rezultatet nxjerrin të parën partinë qeverisëse pro ruse
Themeluesi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, miliarderi Bidzina Ivanishvili, opozita dhe diplomatët e huaj, i kishin cilësuar zgjedhjet si një moment vendimtar që do të vendoste nëse Gjeorgjia do t'i afrohej Perëndimit ose do të anonte përsëri drejt Rusisë, në mes të luftës në Ukrainë.
27 Tetor 2024, 08:11 -
-
-
'Goditjet i bëri Amerika?', Rama nga New York: Pse nuk e bëri me parë SHBA reformën në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë (Fjalimi i plotë)
Që nga fillimi i punës për reformën, te miratimi i saj në Kuvend, ku të detyruar nga presioni ekstrem i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian kundërshtarët e reformës në drejtësi, ata që sot e gjithë ditën ulërinin tanimë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën dhe ngritën dorën për ta miratuar reformën, por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj në ditët tona është përpjekja historike që po jep frytet e veta konkrete dhe që nuk do të ndodhte pa vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
26 Tetor 2024, 20:05 -
SPECIALE/ Sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve! Mungesa e punëtorëve dhe tregu informal vendas, zhgënjimi i përvitshëm i fermerëve
Është koha e vjeljes dhe përpunimit të ullinjve për vaj. Në zona të ndryshme të Shqipërisë fermerët kanë nisur punën. Por sa i mbarë është ky sezon për ta?
26 Tetor 2024, 16:15 -
-
Sipërmarrësit bashkohen në 'Tirana Slush’D' për të transformuar ekosistemin e startup-eve, Veliaj: Liria për të krijuar dhe guxuar, themeli i suksesit
Tirana Slush'D është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, një aktivitet që synon të mbështesë themeluesit dhe të transformojë ekosistemin e startup-eve. I frymëzuar nga formati i njohur “Slush”, ky aktivitet sjell në qendër inovacionin dhe ndërlidh sipërmarrësit shqiptarë me Ballkanin, Diasporën, Europën dhe vendet nordike.
26 Tetor 2024, 10:27 -
-
-
Lufta/ Mbrojtja Civile e Gazës: Masakër në kampin e refugjatëve në Jabalia, 150 të vdekur dhe të plagosur! 3 gazetarë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se ushtria izraelite ka kryer një ‘masakër masive’ duke sulmuar të paktën 10 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia dhe duke shkaktuar 150 viktima dhe të plagosur. 3 gazetarë janë vrarë nga një sulm izraelit në Libanin Jugor.
25 Tetor 2024, 07:30 -
-
Një ditë në fshatin e shtangistëve! Leonard Toska: Numërojmë 83 medalje, kohën e lirë merrem me ullinjtë dhe bletari
Një fshat i vogël, por që po bën histori. Ky është Shtërmeni, fshati i shtangistëve. Leonard Toska, trajneri i ekipit shtërmenas pohon me krenari se kanë marrë 83 medalje ndërkombëtare.
24 Tetor 2024, 08:10 -
