-
Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe manovra të rrezikshme, policia rrugore ‘në aksion’! Në pranga 14 shoferë, ndëshkohen me gjobë 1.311 të tjerë në 24 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobilistike, policia rrugore me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues ka dal për të ndëshkuar shoferët e “pabindur” në të gjithë vendin.
21 Shtator 2021, 14:21 -
COVID/ 982 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vend! Shkon në mbi 10 mijë numri i pacientëve aktivë
Vendi ynë ka regjistruar një tjetër shifër të lartë infeksionesh me COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5724 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID1, 982 qytetarë, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e sëmundjes.
1 Shtator 2021, 17:49 -
Zbardhet akti/ Tre ditë pasi iu vu zjarri, shpronësohen Sarajet e Toptanëve, sa lekë do të marrin pronarët
Është miratuar kërkesa për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit. Subjekti kërkues i projektit për “Restaurimi dhe rijetësimin e ‘Banesa e Toptanasve’ është Bashkia Tiranë.
20 Gusht 2021, 12:11 -
Kultivuan 18 mijë rrënjë kanabis në pyjet e Spanjës, Policia godet grupin e shqiptarëve! 7 të arrestuar mes tyre edhe drejtuesi
Një grup shqiptar që kishte kultivuar rreth 18 mijë rrënjë kanabisi ëshët goditur nga policia e Spanjës dhe si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 persona mes tyre edhe drejtuesi. Lajmi është bërë me dije nga mediat spalloje të cilat shkruajnë se grupi drejtohej nga një shqiptar 50-vjeçar, bashkëshortja e tij 47 vjeçe dhe vëllai i tij 37-vjeçar.
9 Gusht 2021, 11:28 -
Heroi i tërmetit, zjarrfikësi Luan Kapaj për Report Tv: Na kanë lënë në mëshirë të fatit, s'kemi veshje mbrojtëse! Na premtuan që pagat për orët shtesë do i marrim në muajt në vijim
Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po 'lufton' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira. Në një intervistë për Report Tv, zjarrfikësi Kapaj shprehet se atij dhe kolegëve të tij nuk u mungon as guximi dhe as përvoja për të luftuar me flakët, por mjetet mbrojtëse duke vijuar që nga veshja, kokorja, maska që të mund të sigurojnë jetën e tyre fillimisht dhe më pas të ndërhyjnë sa më shumë në zonën e rrezikut.
7 Gusht 2021, 13:51 -
Denoncimi i Report Tv për orët shtesë të zjarrfikësve të Vlorës/ Dje e mohoi, Leli e pranon sot: Paratë nuk i kanë marrë për arsye të kufizimeve ligjore, do paguhen për të gjitha
Një ditë më parë e mohoi, ndërsa sot, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka konfirmuar lajmi e 'Report Tv, duke pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës. Sipas Lelit, kufizimet ligjore janë bërë pengesë që zjarrfikësit, të cilët janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira ku ndodhet vendi me flakët, të bëhen pengesë që ata të mos shpërblehen për mundin dhe sakrificën e tyre.
7 Gusht 2021, 11:39 -
Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga, 2 muaj që s'marrin paratë për orët shtesë! Leli pretendon se kaluan në datë 4, rrëzohet nga zjarrfikësit
‘Heronjtë’ e ditëve të fundit në Vlorë që po luftojnë në çdo moment me flakët e zjarrit nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Bashkia e Vlorës prej dy muajsh nuk i ka paguar 35 zjarrfikësit e qytetit për 178 orët e gatishmërisë, teksa disponon për këto pagesa fondi prej 55 mln lekë të vjetra për vitin 2021.
6 Gusht 2021, 08:54 -
VIDEO/ 'Skëterrë' deri në 180 km/orë dhe të dehur në timon, arrestohen 8 shoferë! Hiqen 57 patenta në një ditë
Çmenduri në rrugët e vendit. Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim në gjendje të dehur dhe shkelje të tjera. Policia ka njoftuar se në të gjithë vendin sot janë marrë masa drastike, ndërkohë që 57 patenta janë hequr për drejtuesit e mjeteve.
4 Korrik 2021, 17:13 -
Shkëlzen Berisha ‘magjistar’ parash, fitoi 432 mijë euro nga një apartament gjatë 2013-2016! Historia e dyshimtë që sfidon drejtësinë e re (Dokumentet)
Shkëlzen Berisha bleu apartament në Tiranë në 2013 për 346 mijë euro dhe e shiti në 2016 për 600 mijë euro. Fitoi nga dhënia me qira edhe 178 mijë euro. Edhe Adriatik Llalla bleu pronë 160 mijë USD dhe e rivlerësoi 1 milionë euro, por prona e ish-kryeprokurorit u sekuestrua.
21 Qershor 2021, 17:06 -
Bie numri i infektimeve/ 17 raste të reja me COVID, ndërrojnë jetë 3 qytetar
Në vendin tonë është shënuar një shifër e ulët e rasteve me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 17 qytetarë, nga 2639 testime të kryera. Betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 3 qytetarë, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.
17 Maj 2021, 16:53 -
Karçanaj: e-Albania aleati më i madh i biznesit! Tatimorët dhe inspektorët, pjesë e së shkuarës
“Aleati më i madh i biznesit në Shqipëri është e-Albania. Portali unik qeveritar ka siguruar që biznesi të mos ketë asnjë kontakt me zyrat e shtetit duke i mbrojtur nga rryshfeti”. Kështu shkruan drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqerisë së Informacionit, Linda Karçanaj teksa sqaron ciliklin që kryen një biznes sot, në e-Albania.
22 Prill 2021, 15:56 -
Raporti i Këshillit të Evropës: Turqia dhe Rusia me shkallën më të lartë të të burgosurve për 100 000 banorë
Turqia dhe Rusia, kanë shkallën më të lartë të të burgosurve theksohet në një raport të Këshillit të Evropës. Ato kanë përkatësisht 357 dhe 356 të burgosur për 100,000 banorë. Gjeorgjia renditet e treta me 264 të burgosur për 100 000 banorë , ndërsa Lituania është shteti anëtar i BE me përqindjen më të lartë të njerëzve të burgosur me 220.
9 Prill 2021, 10:26 -
Shtyhet edhe 1 muaj afati i vlefshmërisë të kolaudimit, kreu i DPSHTRR: Drejtuesit e mjeteve do pajisen me vulë të posaçme
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
2 Prill 2021, 08:26 -
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, arrestime dhe gjoba për shoferët e ‘pabindur’
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 shoferë, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit. 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
21 Mars 2021, 16:14