-
-
‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Report Tv mëson se bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet.
26 Janar, 12:48 -
-
Strategji e re për mbrojtjen, Vengu: Rritje pagash dhe personeli ushtarak, këtë vit nis prodhimi i municioneve
Brenda muajit shkurt, në Shqipëri do të nisë prodhimi i dronëve. Kontrata e bashkëpunimit me një kompani izraelite është një nga 6 të tilla të firmosura nga ndërmarrja ushtarake Kayo, me partnerë privat, vendas e të huaj. Bëhet fjalë për prodhime që shkojnë nga armatimt te uniformat apo mjetet e blinduara.
26 Janar, 12:21 -
Izraeli do të hapë kufirin me Gazën, përfundojnë kërkimet për trupin e fundit të pengut izraelit
Kalimi i Rafahut ka qenë i mbyllur që nga maji i vitit 2024. Ai ishte parashikuar të rihapej gjatë fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili nisi në tetor. SHBA dhe ndërmjetës të tjerë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi të dyja palët për avancimin e planit të paqes të presidentit Trump.
26 Janar, 12:18 -
Nga uniforma te mandati: brenda botës sekrete të agjentëve federalë që ndezën protestat në SHBA
Incidentet e fundit në Minneapolis, ku protestat kundër agjentëve federalë të imigracionit u përshkallëzuan pas vdekjes së Alex Prettit, kanë rikthyer sërish vëmendjen ndaj ICE agjencisë kryesore amerikane që zbaton ligjet e emigracionit në territorin e SHBA-së.
26 Janar, 12:11 -
Tetë kompani shqiptare marrin pjesë në panairin Gulfood 2026 në Dubai
Pjesëmarrja e kompanive shqiptare bëhet e mundur falë mbështetjes së International Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), në kuadër të përpjekjeve për të nxitur eksportet, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbështetur ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.
26 Janar, 12:06 -
-
Zelensky: Marrëveshja për garancitë e sigurisë me SHBA-në është gati për t'u nënshkruar
Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte gati ta dërgonte marrëveshjen në Kongresin e SHBA-së dhe parlamentin ukrainas për ratifikim. Udhëheqësi ukrainas theksoi gjithashtu përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, duke e quajtur atë një “garanci sigurie ekonomike”.
26 Janar, 11:48 -
-
Nëndeklarimi/ Rreth 118 mijë punonjësve në ndërtim iu rritën pagat pas aksionit antiinformalitet! Malaj: Rivlerësimi i pronave nis në shkurt
Sektori i ndërtimit dhe agjencitë imobiliare do të jenë në fokus të administratës tatimore deri më 23 maj të këtij viti. kontrollet do të fokusohen kryesisht tek nëndeklarimi i pagave, burimi i të ardhurave në ndërtim si dhe tek çmimet e deklaruara të shitjes së pronave.
26 Janar, 10:54 -
-
-
Vrau dhe dogji të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Ilirjan Selmanin
Sipas hetimeve, Kozeta Teço u vra me thikat që u gjendën në një qese në tualetin e banesës së saj. Në xhepin e pasëm të pantallonave të Ilirjan Selmanit, është konstatuar gjaku i viktimës. Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, u arrit në konkluzionin se shkaku i vdekjes së 52-vjeçares ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.
26 Janar, 09:59 -
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, arrestohet në Dubai aleati i grupit të Rrajave! Ishte në kërkim nga SPAK (EMRI)
Bujar Sefa ishte në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Rrajave që u godit në dhjetor 2020 pasi dyshohet se kishin trafikuar të paktën 2.4 tonë marjuanë e kokainë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian.
26 Janar, 09:48 -
“Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë”, ministri Lamallari ndan mesazhin e veçantë të pikturës së të dënuarit
Ministri ka ndarë historinë e Florianit, piktorit që vuan dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë, duke shkruar se në çdo penelatë ka reflektim dhe thirrje për t’u parë si njeri.
26 Janar, 09:45 -
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos! Marrin 'kthesë' hetimet, autor dyshohet një 44-vjeçar shqiptar
Sipas mediave greke, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që vrasësi të jetë dikush tjetër. Tashmë dyshohet se autori i vrasjes është një tjetër i dënuar 44-vjeçar shqiptar, i cili sapo ishte transferuar në burgun e Koridallos dhe ndodhej në qelinë ngjitur me atë të Aliajt.
26 Janar, 09:40 -
Kreu 11 grabitje, 7 prej tyre duke përdorur pistoletë lodër, pranga 30-vjeçarit në Tiranë! Dogji dhe një automjet e kanosi ish-vjehrrën (EMRI)
Emiljan Nikolli ka kryer vjedhje në një karburant, në një market, si dha ka grabitur 4 taksistë, ku ka përdorur një pistoletë lodër. Ai ka vjedhur edhe në katër raste, në markete e banesa.
26 Janar, 09:12 -
Zbulohet 'shtëpia e barit' në Malësi të Madhe, një në pranga dhe një në kërkim! Sekuestrohen 771 bimë kanabisi, nën arrest edhe 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së: Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G.
26 Janar, 08:52 -
1.4 mld euro në vit, shtetet prej nga emigrantët dërgojnë më shumë para, surprizë Anglia, Gjermania, SHBA
Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n. Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Në vend të tretë renditet Gjermania dhe në të katërtin, Greqia.
26 Janar, 08:03 -
Sulm me armë në një fushë futbolli në Meksikë, 11 të vdekur! Mes 12 të plagosurve edhe një fëmijë
Persona të armatosur hapën zjarr në një fushë futbolli në Salamanca të dielën duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë. Dhjetë persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital.
26 Janar, 07:55