-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Vlorë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë anulon mbërritjen
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen të caktuar për ditën e nesërme, ndërsa lundrimi vijon vetëm për anijet e transportit ndërkombëtar detar.
24 Janar, 12:27 -
Report Tv në Qukës-Qafë Plloçë, aksi pëson sërish çarje! Qarkullimi me një korsi, shoferët: E rrezikshme (VIDEO)
Traseja ka pësuar dëmtime në pjesën qendrore çka ka sjellë dhe nevojën e orientimit të qarkullimit në një korsi. E inauguruar në fillim të shtatorit 2025, rruga Qukës–Qafë Plloçë kushtoi 260 milionë euro dhe janë dashur 16 vite për ta ndërtuar.
24 Janar, 12:17 -
-
Dhimitër Anagnosti përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes, bashkëshortja Roza: Privilegj për mua që kam rrugëtuar me të 61 vjet, krijuam artin tonë
I cilësuar shpesh si “poeti i filmit shqiptar”, Dhimitër Anagnosti është përkujtuar në një mbrëmje të veçantë me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Një homazh si një akt mirënjohjeje për trashëgiminë artistike të Anagnostit, që formësoi breza krijuesish dhe ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të kujtesës sonë kulturore përmes filmit.
24 Janar, 11:29 -
Burgu i Fushë Krujës në rikonstruksion, 142 të dënuar transferohen në Peqin dhe Durrës
142 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, janë transferuar në burgun e Durrësit dhe të Peqinit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi transferimet u bënë për shkak të rikunstruksionit që do të kryhet në burgun e Fushë Krujës.
24 Janar, 11:21 -
SHBA/Protesta masive kundër shtrëngimeve të emigracionit! 100 anëtarë të klerit në pranga/Në Mineapolis rritet zemërata pas arrestimit të një 5 vjeçari
OKB ka bërë apel që SHBA të ndalin shpërbërjen e familjeve refugjate. Mesazhin e ka përcjellë Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
24 Janar, 11:10 -
-
Brindisi/ Devijimi i dy fluturimeve drejt Tiranës shkaktoi zemërim tek pasagjerët, 3 shqiptarë nxitën trazirat në pistë! Vihen nën hetim nga prokuroria
Tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes imazheve nga sistemi i mbikëqyrjes me video i aeroportit, duket se kanë qenë pika kyçe e trazirave, me sjelljen e tyre agresive dhe aftësinë për të nxitur të tjerët të bashkohen me protestën, e cila u përshkallëzua shpejt.
24 Janar, 10:52 -
-
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, Apeli i Posaçëm lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS
Sipas SPAK, grupet kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së.
24 Janar, 10:17 -
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit/ Polici edhe shitës, merrte 100-200 euro në varësi të drogës! E dashura e të paraburgosurit merrej me pazaret jashtë (DOSJA)
Përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentime filmike, agjentë në terren dhe akte ekspertimi çuan në zbulimin e një grupi që mbushte me drogën paraburgimin e Elbasanit. I paraburgosuri Gerald Stamolla porosite nga qelia të dashurën e tij Esmeralda Komici ku të siguronte drogën, e cila e fuste në burg përmes polici Ndriçim Kroji.
24 Janar, 10:07 -
SHBA vijon operacionet kundër drogës/ Goditet anija në Paqësorin Lindor, dy viktima! Sulmi i parë që pas arrestimit të Maduros
SHBA-të kanë goditur më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe pranë Venezuelës, si pjesë e fushatës së përshkallëzuar të presidentit Donald Trump kundër trafikimit të drogës në rajon. Të paktën 90 të dyshuar si kontrabandistë droge janë vrarë.
24 Janar, 09:48 -
Plani i armëpushimit në fazën e dytë/ Hapja e pikës së kalimit në Rafah, Izraeli kërkon të kontrollojë dhe kufizojë hyrjen e palestinezëve në Gaza
Kreu i një komiteti tranzitor palestinez të mbështetur nga SHBA-të për të administruar përkohësisht Gazën, Ali Shaath, njoftoi të enjten se Kalimi Kufitar i Rafah, në fakt rruga e vetme për në ose jashtë Gazës për pothuajse të gjithë më shumë se 2 milionë njerëzit që jetojnë atje, do të hapet javën e ardhshme.
24 Janar, 09:07 -
I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi! Arrest shtëpiak për 3 punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
24 Janar, 09:01 -
-
-
Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! Të paktën 12 shtete në gjendje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.
24 Janar, 07:55 -
Samiti trepalësh në Abu Dhabi mbyll ditën e parë pa përparim konkret/ Rusia këmbëngul në kontrollin e plotë të Donbasit, Ukraina e quan çështjen territoriale thelbësore për paqen
Duhet thënë se kushti i Putin për kontroll të plotë të Donbasit, me tërheqjen e Ukrainës nga afërsisht 15-20 përqind e rajonit që ende kontrollon, është shumë i rëndësishëm.
24 Janar, 07:27 -
Arben Qirez: Kulti i liderit dhe kriza e pluralizmit politik në Kosovë
Nga kjo filloi një vërshimë e fyerjeve, sharjeve e shprehjeve dehumanizuese nga persona anonimë e joanonimë, në mënyrë individuale e të organizuar, e cila zgjati për tri ditë rresht. Për fat të mirë nuk pati kërcënime e sharje të atij niveli, siç i kishte përjetuar gazetari Lirim Mehmeti këto ditë nga një person, po ashtu simpatizant i LVV-së.
23 Janar, 22:55 -
'Shërbeva atje dhe humba miq'! Princi Harry: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan meritojnë respekt
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi se ustarët britanikë dhe të NATO-s kishin qëndruar larg vijave të frontit në Afganistan, duke minimizuar rolin e tyre. Princi Harry, i cili shërbeu gjithashtu në Afganistan, tha se sakrificat e ushtarëve të NATO-s meriton respekt.
23 Janar, 22:34 -
Ishte mes 10 më të kërkuarve nga FBI, arrestohet bosi i narkotrafikut Wedding! Nga olimpiadat dimërore te bashkëdrejtimi i kartelit Sinaloa
I transferuar në Shtetet e Bashkuara, ish-atleti pritet të akuzohet për një sërë veprash penale, mes tyre pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge, trafik kokaine, vrasje dhe tentativë vrasjeje. Organizata e tij dyshohet se ka eksportuar deri në 60 tonë lëndë narkotike.
23 Janar, 22:26