-
Vërtetë do t’ja dorëzoni Berishës “kokën” e Irena Gjokës?
A mund të barazohet shkelja e një vize greke për Krishtlindjet e 2002 nga ana e gjykatëses Irena Gjoka me peshën e linçimeve monstruoze që kanë nisur prej vitesh ndaj saj Sali Berisha, ish-kryeministri shqiptar që ende nuk po hetohet për vrasjet e 21 janarit dhe sidomos për zhdukjen e provave, fshirjen e serverave, urdhërimin e mjekëve... Drejtësia e Re gjykon dhe dënon shkelësit e vizave, por jo vrasësit e shqiptarëve? Kjo është e pabesueshme dhe shpresojmë e rekuperueshme
22 Janar, 14:57 -
-
Reanimacioni mbeti pa drita! Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në QSUT: Pati avari pas ndezjes së gjeneratorit, linja kryesore u rregullua në pak minuta (VIDEO)
Erjon Ngjelo sqaroi se mbrëmjen e ditës së hënë u evidentuan problematika në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e një avarie teknike të shkaktuar nga një defekt madhor në linjën e tensionit të lartë, jashtë territorit të QSUT. Ngjelo deklaroi se situata u monitorua në bashkëpunim me OSHEE dhe furnizimi me energji elektrike u rikthye gradualisht.
22 Janar, 14:42 -
GJKKO dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave, Apeli prish vendimin
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar poshtë vendimin e GJKKO për Jusel Micin e Mendim Domin, dy organizatorë të një skeme kriminale mashtrimi me Call Center, që u shkaktuan qytetarëve europianë një dëm prej mbi 15 milionë eurosh
22 Janar, 14:26 -
‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli distancohet nga i vëllai: Unë jam marrë me peshkim dhe ndërtimtari, Festimi ishte mjeshtër për makinat e vjedhura
Petrit Qoli tha në se fillimisht është marrë me peshkim dhe më pas në ndërtimtari. Ai u distancua nga aktivitetet e vëllait të tij, Festim Qoli.
22 Janar, 14:23 -
Fjala e plotë e Ramës në Kuvend për Bordin e Paqes dhe tallja me opozitën: Nuk do fitoni kurrë po nuk dolët nga poshtë karriges së stërgjyshit! Unë përfaqësues i paqes në SHBA
Një dekadë më parë ky vend ishte një ishull që dilte në radarin e botës vetëm për lajme të këqija dhe shqiptarët në botë shiheshin si përfaqësuesit e atij ishulli të mveshur me tërë të zezat nga mediat e botes, një pjesë të vërteta dhe një pjesë gënjeshtra me bisht.
22 Janar, 14:17 -
Regjisori Mario Banushi merr “Luanin e Argjendtë” në Venecia
Mario Banushi, një regjisor shqiptar 27 vjeçar me banim në Greqi është vlerësuar me Luanin e Argjendtë në Festivalin e 54-t Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias. Ai është regjisori më i ri në historinë e Biennales që merr këtë çmim.
22 Janar, 14:09 -
Ministri Vengu inspekton kompleksin stërvitor në Bizë/Pajet: Investim strategjik për gatishmëri më të lartë të FA
Gjatë inspektimit, ministri Pirro Vengu u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet funksionale të kompleksit, i cili përfaqëson një pol të ri modernizimi për përgatitjen operacionale të trupave dhe rritjen e ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë. Vengu theksoi se ky investim është një element kyç për rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura.
22 Janar, 14:08 -
-
-
-
-
GJKKO e dënoi me 10 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal, Apeli lë në fuqi vendimin për Robert Myftarin
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që lë në burg Robert Myftarin, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
22 Janar, 12:42 -
-
Qumësht formule bebesh me baktere, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tërheq nga tregu produktin ‘NAN 1 OPTIPRO'
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.
22 Janar, 12:17 -
Të ardhurat e Real Madridit kalojnë një miliard euro! Suksesi i Interit në Champions League nuk është i mjaftueshëm, asnjë ekip italian nuk hyn në 'top 10'
Analiza e 'Football Money League' për sezonin 2024-2025, 'Galaktikët' dominojnë, me Bayernin dhe Barcelonën gjithashtu në podium.
22 Janar, 12:07 -
-
U ofruan 1.7 mln £ për të vrarë vëllain e Ardianit, familja e biznesmenit Nikulaj frikë se humb një tjetër burrë
Tabloidi britanik “The Sun” udhëtoi në Shqipëri dhe takoi nga afër familjarët e Ardjan Nikulajt, biznesmenit të vrarë 3 vite më parë në hotelin e tij në Shëngjin. Gazeta zbuloi se vrasja e tij u realizua për 1.7 milionë paund nga të huajt, pasi shqiptarët nuk e morën përsipër.
22 Janar, 11:42 -
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK
SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur.
22 Janar, 11:07 -
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t'i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës - term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë - konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
22 Janar, 10:53