-
-
Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Ballukut: Po bëhet palë me aksionerin që ka 2%, po na përjashtojnë
Behgjet Pacolli pronar i ‘Mabco Construction’, që ka marrë koncesionin e ndërtimit të Aeroportit denoncon Ministrinë e Infrastrukturës se ka zhvilluar takime të “njëanshme” me përfaqësuesit e 2A Group të Valon Ademit. Në një letër Ballukut dhe Kryeministrit Rama, ai thotë se njerëzit e tij u lanë jashtë si të padëshiruar.
16 Janar, 19:39 -
Reformat në arsim, Lama për Report TV: Politikat e reja të mbështeten në zërin e ekspertëve!
Presidentja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, kritikoi qasjet eksperimentale në arsim dhe bëri thirrje që politikat e reja të mbështeten në zërin e ekspertëve. Ajo gjithashtu kritikoi faktin që mësuesit janë të demotivuar dhe me diploma të tjetërsuara që në vitin 2015.
16 Janar, 19:32 -
Ylli Pata: Sinjalet e vetos greke për në BE, a do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?
Gjasat janë që kreut të qeverisë malazeze i ka shjuar ky protagonizëm, por Edi Rama po i bie një pragu që nuk ka aspak lidhje me Podgoricën, po sipas të gjitha gjasave me Parisin, Berlinin apo vetë Brukselit.
16 Janar, 19:19 -
-
-
-
Nga përplasjet në Minneapolis te pezullimi i shqyrtimit të vizave për 75 vende, zanafilla e fushatës kundër emigrantëve në SHBA
Vendimi i administratës Trump për pezullimin e shqyrtimit të vizave amerikane për 75 vende të ndryshme të botës, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor, nuk është një rrufe në qiell të hapur. Ai është pjesë e një fushate të gjerë anti-imigracion, të mbarsur me akuza ndaj komuniteteve të shumta që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara prej vitesh.
16 Janar, 17:16 -
Dy punonjëset vodhën 22 milionë lekë në Zyrën Postare Bilisht, reagon Posta Shqiptare: Nuk janë prekur pensionet
Posta Shqiptare thekson se fondet e pensioneve nuk janë cenuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë përfituesit.
16 Janar, 17:15 -
Banorët e Katundishtit të lënë në harresë, ngrihen në protestë për ujë, drita e rrugë! Bashkia e Këlcyrës: Kanë të drejtë por s’është kompetencë e jona
Banorët e Katundishtit protestuan para Bashkisë së Këlcyrës për mungesën e ujit dhe dritave. Sipas tyre dhe rrugët u shkatërruan nga moti I keq. Zyrtarët lokalë i pritën por pa u dhënë zgjidhje. Nënkryetarja e Bashkisë thote se do adresohen problematikat në instituconet qendrore
16 Janar, 16:43 -
Zjarri në Crans-Montana, prokuroria kërkon 400 mijë franga si garanci për çiftin Moretti!
Gjykatësit e kantonit të Valaisit kanë kërkuar 200 mijë franga për secilin nga çifti Moretti që t'i shmangen paraburgimit. Megjithatë, mbetet të shihet nëse gjykata do të pranojë propozimin e prokurorisë. Jessica Moretti është e lirë, por nën vëzhgim të rreptë. Jaques Moretti ndodhet në paraburgim deri në caktimin e garancisë.
16 Janar, 16:32 -
Dy zonja konservatore në majë të politikës globale! Meloni dhe Takaichi formojnë miqësi të re në Tokio
Kimia mes kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe homologes së saj japoneze Sanae Takaichi nuk mund të mos vihej re gjatë takimit të dy zonjave konservatore në Tokio, që shërbeu edhe për forcimin e një aksi të ri bashkëpunimi mes dy vendeve
16 Janar, 16:24 -
I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO dënon me 2 vite burg avokatin Logu, konvertohet shërbim prove! 9 muaj s'mund të ushtrojë detyrën
Sipas hetimeve të SPAK, Logu i ka marrë 8 mijë euro më datë 13 dhjetor klientit të tij, Salvatore Castorina, duke i premtuar se do të ndikonte tek prokurori dhe do ta lironte nga burgu. Paratë i janë dorëzuar avokatit nëpërmjet një agjenti të infiltruar.
16 Janar, 16:21 -
-
-
SHBA e Shqipëria zhvillojnë stërvitje ajrore të përbashkët: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime
106th Rescue Wing është trajnuar me helikopterë të Forcave Ajrore Shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.Trajnimi forcon ndërveprimin dhe përmirëson reagimin e shpejtë në kohë krize, teksa dëshmon partneritetin mes dy vendeve.
16 Janar, 16:16 -
Specialja vendos vazhdimin e paraburgimit për ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqin
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e masës për tre të akuzuarit, duke theksuar nevojën për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor.
16 Janar, 16:13 -
-
Kurti bisedon me ndërkombëtarët për zbatimin e ligjeve për automjetet dhe të huajt
Zbatimi i plotë i këtyre dy ligjeve do të prekë komunitetin serb që jeton në Kosovë, i cili deri më tani ka drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi, me autorizim, ose persona që nuk kanë dokumente kosovare.
16 Janar, 16:08 -
-
Sistemi bonus-malus/ Shtrenjtohet sigurimi i mjeteve për shoferët me aksidente, ekspertët: Deri 40% më shumë! Shpërblim minimal për të rregulltit! Skema të rishikohet
Shoferët e rinj, ata që kanë makina të vjetra apo me fuqi motorike të lartë, si dhe drejtuesit që kanë shkaktuar aksidente vjet, po paguajnë më shumë siguracion për makinën e tyre këtë vit. Siguracioni për ata që kanë shtuar dëme në vitin 2025, rritet nga 20-40% gjatë këtij viti.
16 Janar, 15:56