-
Beteja për Minneapolisin! 3000 agjentë të ICE zbarkojnë në qytet, Trump kërcënon të mobilizojë ushtrinë kundër kryengritjes qytetare!
Prania e rreth 3 mijë agjentëve federalë nw Minneapolis ka sjellë protesta tw forta dhe përplasje tw dhunshme me autoritetet lokale, ndërsa presidenti Donald Trump kërcënon të aktivizojw ligjin kundwr kryengritjeve qw i lejon dislokimin e ushtrisë.
16 Janar, 12:32 -
‘Do i djeg me benzinë’, nën hetim babai i Martin Çeços! Lirimi i 3 të dyshuarve për vrasje? Avokati: Përfunduan afatet e paraburgimit
Avokati Nevzat Tarelli deklaroi se Apeli ka korrigjuar vendimin që mori Gjykata e Shkallës së Parë dhe se kohëzgjatja e afateve të paraburgimit tërësor është jo më shumë se tre vjet. Sipas avokatit, kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe Gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave. Policia nisi hetimet për Nevzat Çeçon, pas deklaratës së bërë për 3 autorët e dyshuar për vrasjen e djalit të tij.
16 Janar, 12:31 -
-
Rama për zgjerimin e BE-së: Të ‘rriturit e familjes’ marrin vendimet e mëdha, për ne është e rëndësishme të jemi pjesë e Bashkimit Evropian
Edi Rama, i cili tani ka hapur të gjitha të ashtuquajturat grupe negociuese që do të duhet të përpunojë, i tha POLITICO-s se masat janë një “ide e mirë” dhe se vendi i tij madje do të pranonte për një periudhë kohore të mos kishte një komisioner të vetin në Bruksel.
16 Janar, 11:45 -
Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk ka qenë kurrë pengesë për paqen
Volodymyr Zelensky i ka kthyer përgjigje Donald Trump, i cili tha se udhëheqësi ukrainas po bëhet pengesë për një marrëveshje paqeje. Retorika e Trump, bie ndesh me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdimisht kanë argumentuar se Moska ka pak interes për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
16 Janar, 11:43 -
-
-
Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Astrit Kalasë/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet gjykatës, kërkon lirimin nga burgu
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor 2025 nga Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për pronën. Elvis Shkambi hyri brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi.
16 Janar, 11:15 -
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve, SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte ‘mielli’ dhe skema që ndiqej
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj 10 anëtarëve të një grupi kriminal që dyshohet se transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve. Aktiviteti i këtij grupi doli në dritë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.
16 Janar, 11:07 -
-
-
Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës! Mori para, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme në banesa (EMRI+VIDEO)
Domeniko Ceni ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.
16 Janar, 10:56 -
-
Përfitoi 30 mln € përmes mashtrimit, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e spanjollit! Toka në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Pronat e 3 spanjollëve u sekuestruan në Shqipëri , me dyshimet për skemë mashtrimi në vlerën e 30 milionë eurove. Policia sekuestroi 23 ha tokë në Dhërmi, e blerë nga fisi Gjikuria me 7 € për metër katror. Spanjollët kishin krijuar shoqëri me aktivitet në fushën e turizmit në shtete të ndryshme dhe ftonin të huaj të investonin. Bosi i kriptomonedhave Alvaro Castijo është tashmë i arrestuar në Spanjë.
16 Janar, 10:35 -
Machado i dhuroi medaljen e Çmimit Nobel për Paqen që fitoi në vitin 2025, reagon Trump: Gjest i bukur respekti
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka sqaruar se Çmimi Nobel për Paqe nuk mund të dhurohet apo të transferohet, çka krijon një çështje institucionale lidhur me simbolikën e këtij veprimi
16 Janar, 10:35 -
‘Të duket vetja pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, por nuk je’, batutat e Ramës provokojnë mediat greke: Sulmoi gazetarin tonë vetëm se shqiptoi emrat gabim
Pas panelit të zhvilluar dy ditë më parë në Abu Dhabi, Rama është bërë objekt sulmi i mediave greke pas batutave të shkëmbyera me moderatorin me origjinë greke.
16 Janar, 10:29 -
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve! Shkak dyshohet sfida ‘Blackout Challenge’
Prindërit kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër TikTok-ut, duke e fajësuar platformën për ekspozimin e të miturve ndaj përmbajtjes së rrezikshme dhe duke kërkuar të zbardhin rrethanat e orëve të fundit të jetës së fëmijëve të tyre
16 Janar, 10:22 -
Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, 25 pasuritë u mbeten të sekuestruara! 13 prej tyre me vlerë 20 mln euro (LISTA)
Familja Berisha është rrëzuar sërish nga gjykatat për pasuritë e sekuestruara për aferën Partizani. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së dhe pasuritë e vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbeten të sekuestruara.
16 Janar, 10:04 -
-
Dialogu Kosovë-Serbi, gazetari për Report TV: Vështirë të kemi një komunikim mes dy vendeve pa ndërhyrjen e SHBA-së
Gazetari Faton Mehmeti tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju ’se Kosova ndodhet në një fazë të vështirë për dy arsye: nga njëra anë konstituimi i Kuvendit dhe përfundimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente.
16 Janar, 09:49 -