-
Sherr me thika në Bulqizë, plagosen 3 të rinjtë! Transportohen te Trauma, kanë plagë në kraharor e pjesën e barkut! Në kërkim dy autorët (EMRAT)
Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore tek spitali i Traumës ndërsa Tolle ndodhet në gjendje të rëndë. Autorë të plagosjes së 3 të rinjve janë Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, të cilët pas ngjarjes janë larguar nga zona dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
10 Mars, 23:08 -
Mira Murati firmos marrëveshjen me Nvidia, një nga kompanitë më të mëdha në botë!
Thinking Machines Lab, e Mira Muratit, ka nënshkruar një marrëveshje furnizimi me çipe me një prej kompanive më të mëdha në botë, e cila quhet Nvidia, me vlerë disa miliarda dollarë, ndërsa ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI përshpejton zhvillimin e veglave të AI-së për bizneset.
10 Mars, 23:00 -
-
Rikthehet liceu francez i Korçës, projektligji në konsultim! Shkolla në 3 gjuhë, pritet të studiojnë deri në 360 nxënës
Liceu francez i Korcës pritet t’i rikthehet funksionimit publik. Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për ringritjen e shkollës sipas standardeve bashkëkohore, që synon të ofrojë arsim në tre gjuhë dhe diplomë të dyfishtë për nxënësit. Nisma parashikon një model bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës, me fokus në shkencë, teknologji dhe inovacion.
10 Mars, 22:48 -
Klod Allajbeu pagesa për Shkëlzen Berishën, ja pse Syri Tv ka mbyllur gojën për oligarkun e shëndetësisë. A është Familja Berisha pronare fundore e koncensioneve të hemodializës dhe laboratorëve?!
Ashtu si Partia Demokratike, e cila denoncon vetëm koncensionet e sterilizimit dhe të check up-it, por jo dy koncensionet e Allajbeut, hemodializën dhe laboratorët, edhe Syri Tv ruan të njëjtën linjë, duke evituar çdo raportim rreth Allajbeut, i cili shërben si bankomat i Shkëlzen Berishës.
10 Mars, 22:17 -
Vendimi i kreut të Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e ‘arrestit me burg’, Ndreca: Veliaj s’do ishte në paraburgim nëse kjo procedurë do zbatohej më herët
Ndreca tha se nëse kjo praktikë për të cilën Gjykata e Lartë ka nisur procedurat do të aplikohej edhe më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sipas tij nuk do të ishte në paraburgim.
10 Mars, 22:03 -
-
Enver Robelli: Me dinamit kundër demokracisë
"Mund të kesh shumicën në Parlament, mund të kesh më shumë se gjysmën e zgjedhësve pas vetes, por prapë mbesin diku 40 deri 50 për qind e qytetarëve që përkrahin opozitën, andaj kur vjen puna e propozimit të një kandidati për president duhet pasur parasysh edhe këtë 'gjysmën tjetër'".
10 Mars, 20:39 -
Nga trafiku i drogës te armët, Raporti i SPAK për 2025 zbardh hartën e krimit shqiptar në botë
Grupet kriminale shqiptare shfaqën nivel të lartë organizimi dhe shtrirje ndërkombëtare, veçanërisht në trafikun e kokainës drejt tregjeve të BE. Raporti i SPAK-ut për vitin 2025 tregon se shumica e tyre veprojnë në vende të huaja, ndërsa Shqipëria përdoret kryesisht si qendër koordinimi apo e pastrimit të parave.
10 Mars, 20:16 -
Protesta kundër resortit të Ulajt zhvendoset para SPAK/ Molla: Do na bashkohen njerëz nga gjithë Shqipëria! Avokatët: Banorëve të Rrjollit po u grabiten pronat me dokumenta false
Pretendimet e Reçit për grupe kriminale që po grabisin pronat e qytetarëve i mbështeti edhe avokati Ndue Pjetra. Ai tha se resortet luksoze të ndërtuara me paratë e krimit të organizuar në rrugën nga Shëngjini deri në Velipojë po lulëzojnë përditë.
10 Mars, 20:07 -
Strategjia e Putinit, si i i dha Trump mundësinë për t’u rikthyer në lojë! Sanksionet dhe nafta: Por do të mjaftonin vetëm dy fjalë për t’u tërhequr
Janë vetë Shtetet e Bashkuara që po e rikthejnë Putinin në lojë, me njoftimin se po shqyrtojnë një “lehtësim të gjerë të sanksioneve ndaj naftës ruse”, me vendime të posaçme sipas modelit të asaj që kanë bërë tashmë për Indinë, e cila është autorizuar të blejë naftë ruse për një muaj pa iu nënshtruar tarifave.
10 Mars, 19:47 -
Eduard Zaloshnja: Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?
Treçereku i të zhgënjyerve votuan më 11 maj për partitë e ndryshme opozitare dhe çereku për PS-në. Gjysma e treçerekut të zhgënjyer opozitar votoi për PD-ASHM dhe gjysma tjetër për partitë e vogla opozitare (partitë e Lapajt, Shabanit, Shehajt, Qorit, Bashës, etj. etj.).
10 Mars, 19:30 -
Tentativa për të vrarë pronarin e MCNTV Endri Meksi, heshtja e Policisë dhe çunat me maska
Sapo Meksi zbret nga automjeti i tij në oborrin e televizionit, ata e ndjekin nga pas. Sa bëhen gati të veprojnë për të dhunuar apo shkrepur armët, prania e rojes në perimetrin e jashtëm të godinës dhe telefoni që ai nxori për të njoftuar policinë bëri që ata të largoheshin.
10 Mars, 19:19 -
-
SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare
Heqja e imunitetit të Ballukut kërkon një shumicë të thjeshtë votash (71 vota) në Kuvend. Pas fjalës që pritet të mbajë Balluku në Kuvend, do të paraqiten raportet nga opozita dhe mazhoranca dhe më pas do të votohet.
10 Mars, 19:08 -
-
‘Barazia gjinore’ prezantohet në OKB, ministrja Sala: Shqipëria drejt përfaqësimit me 50% për secilën gjini në vendimmarrje
Ministrja Sala bëri të ditur se ligji i ri ruan pragun minimal prej 30 % përfaqësim të balancuar gjinor në organet e zgjedhura dhe të emëruara, si një detyrim ligjor, ndërkohë që synon arritjen progresive të barazisë së plotë gjinore si objektiv strategjik afatgjatë.
10 Mars, 18:09 -
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës
Në krye të listës qëndron sërish Elon Musk. Ai mban vendin e parë për të dytin vit radhazi dhe konsiderohet personi më i pasur i regjistruar ndonjëherë, me një pasuri të vlerësuar rreth 839 miliardë dollarë.
10 Mars, 17:57 -
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik
Ekspertja e sigurisë kibernetike thotë se ndërhyrja ka ndodhur me emaile ose bashkëlidhje që shërbejnë për vjedhjen e fjalëkalimeve. Hakerët ia kanë dalë të qëndrojnë brenda rrjetit pa u pikasur. Ajo thekson se këto sulme ndërthurin presionin politik e psikologjik, por s'ka vend për panik.
10 Mars, 17:42 -
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian reagon për Report Tv: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim
Deputetët do të votojnë pro ose kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Vota e tyre në Kuvend është vendimtare për 'fatin' e saj, pasi ose do i hapet rruga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, ose ajo do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë.
10 Mars, 17:37 -
Strategjia për sanksionet dhe naftën, si e riktheu presidenti Donald Trump sërish në lojë Vladimir Putinin dhe pse mjaftojnë dy fjalë për të ndryshuar gjithçka
Telefonata mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin e ka rikthyer “carin” rus në qendër të skenës: ai është ofruar të ndihmojë Europën dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve të luftës në Iran. Nga Shtetet e Bashkuara, Putin ka marrë një dhuratë të madhe: çmimin e naftës, i cili është pothuajse dyfishuar krahasuar me parashikimet e tij.
10 Mars, 17:27